Moti i keq, probleme në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë

June 13, 2016 11:08

Moti i keq, probleme në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë

Gjatë orëve të fundit mbi vendin tonë ka patur reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Shtabet e Emergjencave në qarqe janë në gadishmëri dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke ndjekur nga afër të gjithë situatën, ku më problematike paraqitet në qytetin e Tiranës, Lezhës, Vlorë dhe Shkodër.

QARKU TIRANË

Në të gjithë qarkun e Tiranës ka patur reshje intensive shiu të shoqëruara me shtrëngata. Shirat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen normale të qytetarëve në qytetin e Tiranës. Zonat më problematike që kanë prezencë të rritur të ujit janë tek Muzeu Kombëtar, “Misto Mame”, Qafë Kashar dhe në qytetin e Kamzës.

QARKU VLORË

Në qytetin e Vlorës ka patur reshje intensive pas mesnatës dhe deri në orët e para të mëngjesit. Reshjet kanë krijuar probleme në nënstacionin elektrik të Skelës dhe në zonën prapa Universitetit “Ismail Qemali”. Në të gjithë rrugët e qytetit ka patur prezencë të ujit, ku situata më problematike ka qenë në rrugën ‘’Transballkanike’’. Aktualisht, situata është drejt përmirësimit për shkak të uljes së intesitetit të reshjeve.

QARKU SHKODËR

Për shkak të reshjeve intensive që kanë rënë gjatë natës dhe sot në mëngjes, në Qarkun e Shkodrës ka patur disa probleme në infrastrukturë. Më problematike ka qenë situata te ura Tamarrë-Koplik (në ndërtim e sipër) dhe Ura e Buklit. Të dy këto ura janë dëmtuar plotësisht. Një banesë në Vukël, Njësia Administrative Tamarrë, është përmbytur dhe familja është evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytja.

QARKU LEZHË

Në shumë rrugë të qytetit të Lezhës për shkak të reshjeve të dendura të shirave ka patur prezencë të ujit, duke krijuar probleme në katet e para të pallateve, sidomos në disa banesa dhe biznese. Hidrovoret në të gjithë qarkun punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në tokat bujqësore të rrethit të Lezhës dhe Kurbinit nuk ka patur probleme me përmbytjet. Ndërkohë, nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

June 13, 2016 11:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim