Moti në fundjavë: Reshje dhe temperatura nën zero

January 13, 2018 10:17

Moti në fundjavë: Reshje dhe temperatura nën zero

Këtë fundjave moti parashikohet të mos jetë shumë i qëndrueshëm.

Të shtunën dhe të dielën në disa zona pritet të ketë reshje shiu dhe bore, ndërsa temperaturat do të bien deri në minus 4 gradë celcius.

“Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat Lindore dhe ekstremet Veri-Jug ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës por rënie me 2°C sjell mesdita. Edhe dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C”, sqaron meteoalb Albania.

January 13, 2018 10:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*