Moti/ Rikthehen shirat në të gjithë vendin

December 13, 2017 12:56

Moti/ Rikthehen shirat në të gjithë vendin

Reshjet e shiut do të kthehen gjatë pasdites së sotme dhe nesër në të gjithë vendin. Siç edhe është parashikuar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet më të shumta do të jenë në zonën veriore të vendit.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë vendin. Në pjesën veriore reshjet do të jenë intensive, në pjesën qendrore mesatare dhe në pjesën jugore të lehta

Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 5 °C / 12 °C

në vendet malore:  0 °C / 9 °C.

Era

Sot pasdite, era do të fryjë mesatare në e fortë në zonën bregdetare dhe e lehtë deri mesatare në pjesën tjetër të territorit. Nesër era pritet të jetë e lehtë deri në mesatare në bregdet, kryesisht ne bregdet.

December 13, 2017 12:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*