Motori përplaset me autokombajnën në Cërrik, ndërron jetë 50-vjeçari

July 17, 2018 16:33

Motori përplaset me autokombajnën në Cërrik, ndërron jetë 50-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Shalës të Cërrikut.

Shtetasi O.M., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Shalës Cerrik, duke drejtuar motoçikletën tip “Pjaxho”, është përplasur me  mjetin bujqësor “Autokombajnë”, me drejtues shtetasin Q. B., 61 vjeç, banues në fshatin Shalës, njoftoi policia.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi O.M., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

Drejtuesi i mjetit bujqësor shtetasi Q.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme, ndërsa grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

o.j/dita

July 17, 2018 16:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*