Motra e Laura Vorpsit vlerëson Ramën: Ka bërë mrekulli. E vlerësoj si njeri

August 7, 2015 10:54

Motra e Laura Vorpsit vlerëson Ramën: Ka bërë mrekulli. E vlerësoj si njeri

Ornela Vorpsi, piktore e shkrimtare, (motra e drejtueses se departamentit të Integrimit europian ne PD, Laura Vorpsi) vlerëson punën që po bën kryeministri Rama, duke i cilësuar shumë prej ndryshimeve një mrekulli.

E ndodhur për herë të parë në Kosovë, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ajo ka shpresë se miku i saj Edi Rama, njëherësh kolegu, do ta transformojë Shqipërinë. Shkëputjen me qenien shqiptare e sheh krejt të natyrshme. Por, me bindje pohon shqiptarësinë e saj dhe thotë se gjithandej botës prezantohet si e tillë.

“Me sa pashë çfarë ka ndërtuar Edi në këtë vend, binomi art-politik funksionon. Punët konkrete që ka bërë me rrugët jashtë Tiranës, në kryeministri…

I pashë fotot, kryeministria më parë kishte qenë si një stallë dhe ai tani kishte bërë një kryeministri ku mund të pritet çdo shef shteti dhe të jesh krenar me nivelin evropian. Kishte bërë një mrekulli. Këto janë dhurata për këtë komb. Edi ka ambicie, ka nevoja që Shqipërinë ta ngre lartë. Ai ka dëshirë…

E vlerësoj si njeri, duke e ditur dëshirën e tij të madhe që ka që Shqipëria të ecë. Ta çojë më lart. Pra, dallon nga politikanët e tjerë që s`kishin kulturën e duhur. Nuk ka politikë pa një zhvillim kulturor, pa një edukatë. Kultura dhe arti janë me rëndësi për një komb. Nuk është vetëm politika. Ndërtimi i rrugëve është aspekt ekonomik”, tha ajo.

 

August 7, 2015 10:54
Komento

14 Komente

  1. i ri August 7, 11:00

    Bo bo cbere keshtu moj cupe ,,,,! Ose ty te perzune nga puna ose motren do ta perjashtojne nga partia,,,,,!

    Reply to this comment
  2. faro August 7, 11:21

    Ornela, vajza piktore kampione si ne bukuri ashtu edhe me sukseset qe po arrin ne jeten intelektuale ne Paris.
    Si shqiptar ndjehem krenar nga perfaqesuese te tilla!

    Reply to this comment
  3. bobi August 7, 11:46

    kam pas fatin qe e kam cuar me vize per here te pare 1990 ne itali, pastaj nenen qe ruaj respekt per lilianen. suksese………..

    Reply to this comment
  4. Edi K. Rama August 7, 11:53

    Po qene n shpirt burra apo gra qofshin kane gjithashtu vleresimin tim

    Reply to this comment
  5. tomorri August 7, 13:21

    Vleresime me vend. Bravo per integritetin Ornela!

    Reply to this comment
  6. Mark uk August 7, 13:34

    Po kujt i plasi se cfar prrallis Ornela.Jam i sigirt qe as iden ma te vogel nuk e ka se si punon Edver Rama.

    Reply to this comment
    • tarrasi August 7, 18:04

      Mark uku e bere punen tani shko mer leket ke shqupi langaraq (megjithese ti e ke per nder kur te therraasin langaraq)

      Reply to this comment
  7. lato August 7, 13:55

    Kur ne thoshim:-Nuk behet Shqiperia me maloke,,Ju Vorbsat ishit vorbja ku peshtynte qelbin maloku.Tani,qe ne i themi qytetarit Edi Rama,ruhu nga oborrtaret e malokut,pa nder e pa seder,ju na beni cudine me Kryeministrine!!!Na ke habit fare!Si nuk i kemi pare rruget dhe kryeministrine????

    Reply to this comment
  8. ortes August 7, 14:03

    Ke te drejye o Mark Uku prej shpellave te Malesise se Madhe se ti e njeh nga afer Edi Ramen se i…………. FSHIN………. SUMEN PERDITE!!!

    Reply to this comment
  9. Kopaçe August 7, 15:08

    Mark.Uk … nepi uje thijve te çafte uku…

    Reply to this comment
  10. METEH August 7, 15:23

    Bravo Ornela,mos ki gajle per Sali-Lulin,thuaj te verteten.Vetem keshtu duke shkruar te vereten per Ramen,2B pelcasin nga inati.Rama perkrahet nga MERKELI,.e cila Saliun e Lulin nuk i shef dot me sy,se edi qe jan hajdut,kriminel e tradhetar…!

    Reply to this comment
  11. Demokrati August 7, 16:40

    Ka shume te drejte znj. Vorpsi nr 1. Ne fakt, eshte e vertete se “politikanët e tjerë që s`kishin kulturën e duhur” ne vend qe te rregullonin kryeministrine dhe hallet e demokrateve dhe te gjithe shqiptareve, moren motren Vorpsi nr. 2 qe 22 vjec dhe e bene zedhenese se ishte e bukur e me shume hire, me pas e futen ne PD, se u tha shqiptareve te hyne me pasaporte ne Tirane, me pas e trajnuan ne gjermani, se kishte trup te bukur, dhe ne vijim e bene dhe shefe per integrimin se kishte edhe goje te bukur. Ndaj dhe keta “politikanët e tjerë që s`kishin kulturën e duhur” nuk po i fitojne dot zgjedhjet se populli demokrat si me i mencur qe eshte se ata, sheh punen dhe jo shkelqimin e fustaneve te bukura.

    Reply to this comment
  12. spataku August 7, 18:22

    Bravo VORPSI! Je e sakt ne percaktimin ose me mire ne vleresimin tend per Edi Ramen.Shqipetret kane shume shprese te Edi Rama se do e rregulloje shqiperine.Te gjithe e vleresojne perveç Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe u vret syte puna e mire qe po bene Rama.Ata nuk ngopen edhe sikur ta shikojne ne hell te pjekur Ramen.Por ti marrin te keqen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*