Motra e Ziver Veizit: Ne duam drejtësi, jo lëmoshë

January 21, 2015 13:25

Motra e Ziver Veizit: Ne duam drejtësi, jo lëmoshë

Motra e një prej viktimave të 21 Janarit, Trëndafile Veizi, pret që drejtësia për vrasjen e vëllait të saj, Ziver Veizit të vihet në vend.

Ajo shprehet  se nuk kërkon lëmoshë, por drejtësi nga qeveria shqiptare.

Sipas Trëndafile Veizi drejtësia vijon të mbahet peng nga qeveria e vjetër, vazhdon të jetë në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha “të cilit nuk i intereson të zbardhet ngjarja pasi është vetë vrasësi”.

Në këto katër vite ne nuk kemi marrë ndonjë të drejtë, jemi në pritje të drejtësisë. Gjëja e parë që ne kërkojmë nga kjo qeveri është mbajtja e premtimit, dhënia e drejtësisë së vërtet për 21 janarin. Vëllai im ashtu si edhe shokët e tjerë Hekurani, Aleksi, Faiku ishin vërtet nevojtarë për punë, po më shumë ata ishin nevojtarë dhe të etur për një shoqëri dhe qeveri të drejtë. Dhënia e drejtësisë për vrasësit nuk është dhënë akoma, dua që të na plotësohen amanetet e katër dëshmorëve, të vëllait tim dhe tre viktimave të tjera. Kërkoj nga qeveria drejtësi të vërtetë jo vetëm për në, por për të gjithë shqiptarët. As më parë dhe as tani ne nuk kemi kërkuar ndonjëherë lëmoshë, por respekt shoqëror, politik, ne kërkojmë drejtësi për dëshmorët e 21 janarit – thotë Veizi në një intervistë në A1 Report.

 

January 21, 2015 13:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*