Motra që u bë “mollë sherri”: Thirra vëllain se më kërkuan adresën e Facebook

Redaksia Online July 31, 2013 12:52

Motra që u bë “mollë sherri”: Thirra vëllain se më kërkuan adresën e Facebook

Zbardhet mekanizmi i plotë i ngjarjes kriminale që u mori jetën tre plazhistëve në zonën e Kalasë në Vlorë, ndërkohë që krimi është pranuar edhe nga i arrestuari 18-vjeçar Leo Osmeni.

Bazuar në dëshminë e të arrestuarit, motrës së tij dhe pesë të rinjve nga Fieri, të cilët ishin përfshirë në konflikt, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të rindërtojë krimin e rëndë, ku fillimisht Osmeni ka goditur me thikë në kokë një nga fierakët dhe kur ata e kanë rrahur, i ka kërkuar shokut të qëllojë me automatik, të cilin e mbanin në një çantë, pasi e kishin marrë nga bagazhi i makinës.

Ekzekutori Delin Hajdaraj ka shtënë tri herë me breshëri, por ai ka humbur kontrollin e armës, duke vrarë tre plazhistët, që nuk ishin të përfshirë në konflikt.

Rindërtimi i ngjarjes

Sipas grupit hetimor, motra e Leo Osmenit ishte në plazh, bashkë me disa vajza të tjera, ndërkohë që ai kishte shkuar në lokal me shokun e tij të fëmijërisë, pasi janë rritur të dy në lagjen Nr.1 të Vlorës. Pesë të rinj nga Fieri, të cilët ishin pranë motrës së Osmenit, kanë parë që vajzat po flisnin për rrjetin social “Facebook”, kështu që njëri prej tyre i ka kërkuar adresën, me qëllim që të miqësoheshin virtualisht.

Menjëherë e reja ka njoftuar vëllain në telefon, të cilit i ka thënë se disa djem po e ngacmojnë. Në këto kushte, Leo Osmeni dhe Delin Hajdaraj kanë shkuar në makinë, pasi në bagazh kishin një automatik, të cilin e kanë futur në një çantë të zezë.

Fillimisht te çadra ku rrinte e motra, është afruar Leo Osmeni, ndërkohë që shoku i tij 22-vjeçar ka qëndruar pak më larg. Ai e ka pyetur motrën se cilët ishin personat që e kanë ngacmuar dhe pasi ajo i ka treguar, ai ka filluar të debatojë me ta.

Djemtë nga Fieri i kanë treguar si ishte puna dhe i kanë kërkuar falje, por ai ka filluar t’i fyejë. Në këto kushte, ata e kanë shtyrë, me qëllim që të largohet dhe të shuajnë konfliktin. Por ky veprim e ka irrituar më shumë Osmenin, i cili ka nxjerrë një thikë, të cilën e mbante me vete dhe ka goditur një nga të rinjtë në kokë, duke i shkaktuar një plagë, por pa rrezik për jetën. Nga kjo, fierakët, të cilët ishin më të mëdhenj me trup dhe më të fuqishëm, e kanë goditur me grushte 18-vjeçarin, duke e shtrirë në rërë. Duke u ndier i pafuqishëm, ai ka thirrur shokun e tij, i cili ndodhej pak më larg dhe i ka thënë të qëllojë ndaj tyre.

Delin Hajdaraj ka nxjerrë automatikun nga çanta dhe ka qëlluar herën e parë me breshëri në ajër, por nuk ka mundur të kontrollojë armën dhe tyta ka marrë drejtimin nga plazhistët. Ai ka qëlluar edhe dy herë të tjera me breshëri të shkurtra, ndërkohë që njerëzit e tmerruar kanë filluar të ulërijnë dhe të vrapojnë për t’u shpëtuar plumbave. Po të njëjtin veprim kanë bërë edhe fierakët, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar nga policia, duke u larguar me vrap. Dy të rinjtë, Osmeni dhe Hajdaraj, nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe të dy bashkë janë larguar me vrap. Por, sapo kanë dalë në rrugë, ata janë ndarë, duke marrë drejtime të ndryshme.

Dëshmitë në polici

Sipas policisë, e gjithë ngjarja është zbardhur, duke u bazuar në dëshmitë e të shoqëruarve, por duke u mbështetur edhe në prova të tjera në vendin e ngjarjes. Motra e Osmenit ka rrëfyer sesi ka filluar gjithçka, ndërkohë që varianti i saj është vërtetuar edhe nga dëshmitë e pesë të rinjve nga qyteti i Fierit. Gjithashtu, sipas policisë, krimin e ka pranuar edhe Leo Osmeni, i cili ka deklaruar se arma e vrasjes ishte e tij, pavarësisht se ia kishte lënë shokut, me qëllim që të frikësonte kundërshtarët, nëse ata do të reagonin pas debatit. Ndërkohë, policia tha se nga ekspertiza mjekoligjore ka rezultuar se plumbat për dy nga tre viktimat, pikërisht Serdi Bajlozi, 17 vjeç dhe Sokol Isufaj, 34 vjeç, kanë qenë rikoshetë. Megjithatë, nga të gjitha dëshmitë vërtetohet se as dy të parët, as viktima e tretë, Diana Ademi, 53 vjeçe, nuk ishin të përshirë në konflikt dhe ndodheshin në pozicione të ndryshme, larg vendit ku zhvillohej sherri./tch

Redaksia Online July 31, 2013 12:52
Komento

11 Komente

  1. filan fisteku July 31, 12:59

    dihet qe meshkujt ne shqiperi nuk dine te gjuajne….dhe behen te bezdisshem…… poooor edhe femrat shqiptare nuk dine te gjuhen dhe reagojne keshtu…… Shqiperi te kam dhjere, ste kuptova asnjehere

    Reply to this comment
    • Mul Noka July 31, 17:28

      Muhabet korrakesh, trashanike. te dyja palet kane fajin e tyre, si femrat qe nuk dine te sillen me takt, si meshkujt qe nuk kuptojne kur mjaft eshte mjaft.

      Reply to this comment
  2. Alda July 31, 13:24

    Mire meshkujt se jane budallenj dhe pa kulture ne kete vend Po edhe femrat jane ne nje nivel shume te ulet dhe e tregojne veten si putana Nuk ishte nevoja te merte ne telefon vellain por me xhentilese mund ta kishte mbyllur kete sherr qe nuk ka qene i tille.

    Reply to this comment
  3. taku July 31, 13:32

    mos e banalizoni kaq shum

    Reply to this comment
  4. beni July 31, 13:40

    Dava kulture Osmane e sjelle nga Turqia te vras,te bej keshtu apo ashtu,Europianit i behet qefi kur e motra i dashuron dike,dhe e quan gezim per motren qe ka nje te dashur apo mundet te ket nje shok!
    Dikur ja kenaqja mamin e dikujt,kur isha i ri,dhe sot e kesaj dite ,djali i saj i ritur tashme me respekton aq shum sa ben vaki me paguan edhe kafen!
    Ky esht civilizim vertet Europian,se mamin e tij nuk ja dhunova me force,por kishte qef dhe kur ndodh keshtu duhen respektuar njerzit!
    Ajo tashme esht perseri e martuar dhe ndalon dhe me jep doren,dhe kemi ngelur thjesht miq!

    Reply to this comment
  5. Bujar July 31, 13:43

    Jo vetem Facebook-un, por edhe ate gjene tjeter t’ia kishe dhene, do ishte miliona here me mire, se more me qafe tre te pafajshem… Turp te kesh!

    Reply to this comment
  6. Milena July 31, 14:07

    Vajze 19 vjece kaq fshatare dhe e pa gdhendur. Vajzat jane ngacmuar mot e jete nga meshkujt, kjo nuk po ndodh sot. Por vajzat me zgjuarsi dhe lezet kane ditur ti carmatosin djemte nga ngacmimet e moshes. E meriton ti ndeshkimin , shkoi vellait tani ne burg, por per shokun e vllait cfar ke menduar. Koke trashe..

    Reply to this comment
  7. Preza July 31, 16:57

    Po ti Beni, nga ata qe i kane bere qefin mamase tende, ke respekton me shume? Besoj ate qe ha dhe pi edhe babi, apo jo?

    Reply to this comment
  8. Mark.uk July 31, 18:19

    No koment

    Reply to this comment
  9. Navaku July 31, 22:54

    Krimi nuk ka frike nga ligji kur shteti nuk ka frike nga populli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim