Motra e një të arrestuari i shkruan Berishës: Po ngatërron person, merru me fëmijët e tu

January 25, 2016 10:13

Motra e një të arrestuari i shkruan Berishës: Po ngatërron person, merru me fëmijët e tu

Dy ngjarje të ndodhura në Tiranë më 5 janar të vitit të shkuar dhe ajo dy netëve më parë në Kombinat, kanë të përbashkët një emër të njëjtë, por që rezultojnë persona të ndryshëm.

Bëhet fjalë për Altin Danin, i cili u vetëdorëzua në polici, pasi tentoi të vriste një shtetas në Kombinat. 45-vjeçari sipas policisë qëlloi me breshëri Kallashnikovi drejt një pike bastesh.

Emri i tij u përfol në rrjetet sociale nga Sali Berisha. Ish-kryeministri e lidhte këtë emër me bandat që veprojnë në Tiranë. Por, motra e Danit, Anila Dani i sqaron ish-kryeministrit rastin.

“I dashur Zoti Sali Berisha ai Altin Dani që shkruan ti nuk ka lidhje me ngjarjen e mbremshme te ndodhur ne kombinat me qe e ke implikuar ti ne lidhje me ngjarjen e 5 janarit 2015 vellai nuk ka lidhje me to prandaj te lutem mos na shqetëso me shkrimet e tuaja politike në FB shiko fëmijët e tu të lutem kam dy prindër të sëmurë me zemër prandaj të lutem mos mi shqetëso me shkrimet e FB” shkruan motra e Altin Danit.

I njëjti emër, pra Altin Dani, por person tjetër u plagos në atentatin e datës 5 janar të vitit 2015 në Rrugën e Kavajës ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një shtetas tjetër. /Dita/

4

altin dani

January 25, 2016 10:13
Komento

2 Komente

  1. TJ January 25, 13:25

    A duhet paditur kjo qenie prehistorike per gjithe keto shpifje?! Eshte e gjithe PD e perfshire ne kete skene poshtersie!

    Reply to this comment
  2. v.duka January 25, 14:23

    I shkreti njeri, ka marre persiper te zgjidhe problemet e te gjithe shqiptareve vec e vec meqenese per shume vjeteme rradhe i krijoje te gjitha se bashku. Duhet T’i mbushe ndonje mendjen se KETO MEDTODA REVOLUCIONARE ALLA BERISHJANE, SIC E VERTETON PRAKTIKA, E KANE ME TE MADH “ZARARIN SE SA QARIN”.

    Me respekt per lexuesin, V.Duka

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim