Mourinho drejt largimit nga United, e pason “mjeshtri” i Champions League

August 1, 2018 10:56

Mourinho drejt largimit nga United, e pason “mjeshtri” i Champions League

Hoze Murinjo mund të jetë shumë pranë largimit nga posti i trajnerit të Manchester United, me Daily Star që raporton se zëvendësuesi i tij do të jetë ish-galaktiku Zinedine Zidane.

Edhe pse duke e çuditshme, largimi i Murinjos po projektohet para nisjes së sezonit, pasi ekipi që ai ka formuar po zhgënjen drejtuesit me performancën në ndeshjet miqësore në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu 55-vjeçari ka një histori shthurjeje dhe tensioni gjatë sezonit të tretë me klubet që ka drejtuar më parë pasi e njëjta gjë ndodhi tek Real Madrid dhe Chelsea. Ky detaj i shqetëson së tepërmi zyrtarët e United.

Aq shumë, saqë shefat kanë një plan emergjence nëse ai nuk do të vijojë të qëndrojë në Old Traford edhe për dy vitet e mbetura në kontratën e tij.

Sipas The Sun, Zidane do ta pasojë atë pasi marrëdhëniet mes Murinjos dhe Ed Woodward janë përkeqësuar.

l.h/ dita

August 1, 2018 10:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*