Mourinho, me një profesion të ri në përfundim të sezonit

March 5, 2018 16:24

Mourinho, me një profesion të ri në përfundim të sezonit

 

Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, do të jetë komentator i Botërorit të Rusisë në kanalin televiziv RT, lajm që u konfirmua nga vetë kjo media.

“Trajneri i famshëm portugez, Jose Mourinho i njohur ndryshe si ‘Special One’ dhe që ka drejtuar klubet me më të mëdhenjt e botës, do t’i bashkohet skuadrës RT”, theksohet në komunikatën e këtij televizioni në faqen zyrtare të internetit, “Mourinho do të japë opinionin e tij dhe do të ndajë njohuritë dhe eksperiencën e tij me shikuesit e RT”.

Nga ana tjetër Mourinho tha se ishte shumë i lumtur që do të bëhet pjesë e këtij televizioni, dhe se për të është një kënaqësi që të ndajë me të tjerët opinionet për ndeshjet e këtij evenimenti.

RT nuk ka të drejta të transmetimit të ndeshjeve të Kupës së Botës, dhe Jose Mourinho do të jetë pjesëmarrës në programet speciale që do të përgatiten për ngjarjen më të madhe futbollistike.

Bashkë me Mourinhon në studiot e RT do të jetë edhe ish-portieri i Manchester United e Danimarkës, Peter Schmeichel.

a.s/dita

March 5, 2018 16:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*