MOZAIK / Eksplozivë, grabitje dhe Juventus. 6 episode baritore të absurdit shqiptar

April 19, 2019 13:35

MOZAIK / Eksplozivë, grabitje dhe Juventus. 6 episode baritore të absurdit shqiptar

1-Fushë Kruja shquhet për dy fenomene: Për mobileritë e shumta dhe eksplozivët. Pritej që këto dy aktivitete mjaft të suksesshme dikur të binin në konkurrencë me njëra-tjetrën. Dhe ja: Dje një mobilerie në Fushë Krujë iu vu eksplozivi.

*****

2-Ditën që Kanadaja lëshoi një paralajmërim global për qytetarët e saj, që të mos shkojnë në Shqipëri se aty kalimtarët ecin në asfalt, makinat hypin në trotuar, turistët e huaj i grabisin dhe përdhunojnë… Pikërisht atë ditë pra, një qytetar kanadez 50 vjeçar arrestohet në Durrës për tentativë përdhunimi të një 13 vjeçareje, po ashtu e huaj. Mesa duket, turisti kanadez e lexoi mbrapsht mesazhin nga atdheu.

*****

3-Pas grabitjes së 5.5 milionë dollarëve (apo 2, apo 10 milionë? Mos ishin euro?) nga barku i avionit austriak në Rinas, gjithë debati që po bëhet është ndarë në tre nëntema:

Çfarë do kishte ndodhur nëse grabitësit do kishin rrëmbyer avionin; kush e vrau grabitësin Murataj; dhe pse siguria në Rinas ishte kaq e dobët. Ndoshta duhet hapur dhe një çështje tjetër: Të falenderohen grabitësit e larguar (që tashmë i kanë ndarë paratë dhe shohin lajmet të shqetësuar se ç’po ndodh në këtë vend), se po nxisin qeverinë të marrë masa drastike.

*****

4-Tani edhe tersi i Pojanit ndërron rrugë kur i del Edi Rama përpara. Që kur Edi nisi tifozllëkun publik për Juventusin dhe Kombëtaren tonë të futbollit, të dyja po shkojnë për Ministër të Brendshëm. Nga ana tjetër, gjithë PD-ja po bën tifo për Hollandën dhe Ajaksin, duke filluar nga Mond Spaho. Për Hollandën, se po lufton t’u bllokojë udhëtimin e lirë socialistëve (Lul Bashën e kanë siguruar se aktivistët e PD-së nuk do t’i pengojë njeri), dhe Ajaksin, se mundi Juventusin.

*****

5-Gazi i PD-së denoncon në gjykatë Ministrin e Brendshëm për përdorim të jashtëligjshëm të gazit ndaj protestuesve. Një grup demokratësh po ashtu akuzojnë Lul Bashën për keqpërdorim të Gazit të PD-së. Ndërsa pjesa tjetër që rri spektatore, po shqyhet gazit.

*****

6-Pasi Shqipëria zbriti edhe shtatë vende në raportin për lirinë e medias, kryeministri deklaroi: Më në fund, gazetarët po ulen me këmbë në tokë…

*****

SHËNIM: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Po po, seriozisht, sado për të qeshur t’ju duket 

April 19, 2019 13:35
Komento

1 Koment

  1. Gazoza April 18, 20:35

    Gaz pac more gaz

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin