Mozaiku i Akilit dhe Pantesilesë në Apoloni

October 1, 2016 10:48

Mozaiku i Akilit dhe Pantesilesë në Apoloni

Nga Moikom Zeqo

Në veprat e artit antik në Shqipëri ka shumë homerizëm. Në ç’kuptim? Epet e Homerit padyshim që kanë qenë lexuar edhe në mjediset kulturore të Shqipërisë së Lashtë.

 Homeri ka qenë i njohur në substancë, në hershmëri.

 Mozaiku apoloniat i Akilit dhe Pentesilesë është një mrekulli artistike, madje një ungjill i vogël arti i homerizmit. Dashuria tragjike e tejkalon vetveten, duke kumtuar një triumf apokaliptik të dashurisë mbi vdekjen.

Në një mozaik polikrom të një dyshemeje të një vile antike në Apoloni të shekullit III pas Krishtit ka një emblemë kryesore me përmasa 4.6 m dhe 3.6 m., emblema është e rrethuar me katër breza me motive gjeometrike, ku është paraqitur një kompozim prej katër grupe figurash njerëzore. Mozaiku ka dëmtime, por ruhen mirë dy grupe figurash.

 Njëri grup tregon 2 amazona që kanë vënë në mes një luftëtar të ri akeas të vënë në gjunjë që ka një përkrenare në kokë dhe ka ngritur dorën e djathtë larg.

 Njëra amazonë mban në dorën e saj një sopatë dytehëshe (bipene) gati për ta goditur për vdekje të mundurin.

 Amazona tjetër mban mbi supin e majtë një mburojë të rrumbullakët ku kulmohet fytyra e Meduzës apotropoike. Kurse me dorën e djathtë po nxjerr nga milli shpatën hakmarrëse.

Grupi tjetër është akoma më i çuditshëm me një kompozim zhanri.

 Tregohet figura në këmbë e një djaloshi të ri, të fuqishëm, pa mjekër, që mban mbi kokë një helmetë të ndryshme nga ajo e trojanit.

 Mbi helmetë ka figurën e ravijëzuar të një syri njerëzor, detaj ky i pashpjegueshëm dot. Mos kemi të bëjmë me Syrin e Fatit?

 Ky djalosh është Akili. Ai ka kthyer kokën dhe sheh diku, ndoshta muret e kobshme të Trojës. Ka një shqetësim monumental. Akili mban në duar figurën e një femre të plagosur për vdekje. Duket dhe sëpata e saj dytehëshe duke rënë.

 Shumë interesante janë dhe çizmet e saj prej lëkure, plot vija dekorative.

Duket qartë edhe mburoja, mbase e Akilit e cila qëndron pezull dhe ka të ravijëzuar figurën e një zemre, që simbolizon Erosin.

Përballë Akilit është dhe një mburojë tjetër e rrumbullakët, që duhet ta ketë ngritur lart një tjetër amazonë.

Subjekti është tepër i qartë.

 Dihet, që në Luftën e Trojës amazonat luftuan krah trojanëve, dihet gjithashtu ndeshja e Akilit me mbretëreshën Pantesilea.

 Sipas mekanizmit të mitit Akili e vrau Pentesilenë, duke e mbajtur të plagosur atë në krahët e tij, e vështroi në sy dhe befas ra në dashuri marrëzisht me Pentesilenë.

 Thuhet se Akili u pendua që e vrau mbretëreshën e amazonave, duke bërë që hyu mars të tjetërsohej përsëri në hyjneshën Afërdita.

 Kjo dashuri tragjike në mozaik është një vepër arti e kategorisë më të lartë.

 Është një moment ku Vdekja ndjell dashurinë, ku kuptohet kotësia e luftërave njerivrasëse.

Mund të klasifikohet Akili dhe Pentesilea si një Romeo dhe një Zhuljetë e epokës homerike. Ngjarja është sa mitologjike aq dhe njerëzore sepse në thelbin e vet ka paradoksin.

Në Apoloni është zbuluar dhe një reliev guri me temën e amazonomahisë (Lufta e Amazonave).

Në një amforë të Apolonisë është gjetur edhe figura e një amazone me veshje ilire. Përse janë shfaqur këto subjekte të habitshme të amazonomahisë?

 Po ç’kanë qenë amazonat? Emri i Amazonave është përbërë nga dy fjala a-mazos(sisë) dhe ka kuptimin “pa sisë”. Amazonat e prisnin njërin gji, që ta kishin më të lehtë të luftonin gati si meshkujt. Amazonat ishin gra luftëtare që jetonin në një komunitet më vehte, ishin antimaskiliste.

 Amazonat sipas mitologjisë jetonin si tribu në Azinë e Vogël, në bregun e Detit të Zi, madje edhe në Afrikën e Veriut.

 Kryehyjnesha e tyre mbrojtëse ishte Artemisa.

 Herodoti i quan Amazonat me origjinë nga Libia, po kështu edhe historiani Diodori. Gjithsesi amazonat kanë qenë të famshme si kult i gjallë në ishujt Lemnos dhe Lezbos.

Në mitologjinë e mëvonshme mesjetare amazonat kanë mbijetuar në kultin e valkireve gjermanike, por dhe në kultin e orëve të Bjeshkëve të Namuna.

 Në Shqipëri ka mbijetuar dhe zakoni i virgjëreshave, vajza që shndërrohen befas dhe marrin statusin e burrave dhe në opinionin e përgjithshëm konsiderohen si meshkujt luftarakë.

 Grekët e lashtë i identifikonin amazonat me popujt barbarë. Kulti kaq i lartë i subjekteve të amazonave në Apoloni lidhet dhe me vetëdijen e banorëve vendas, që nuk ishin grekë.

 Një reliev prej terakote, që unë kam zbuluar në Durrës, i takon shekullit VI para Krishtit dhe është figura arkaike e princit Trojan, Paridit në rolin mitologjik të Gjykatësit të Bukurisë.

 Paridi siç dihet ia dha mollën e artë fituese të më të bukurës Afërditës, e cila e ndihmoi në dashuri, që të rrëmbente Helenën e Spartës, motivi, botëtronditës dhe luftëndjellës i gjëmës së paharruar të Trojës.

 Kështu Hyjnesha e Dashurisë, Afërdita në njëfarë mënyre u tjetërsua në Hyun e luftës, Marsin.

 Që nga Homeri e deri më sot ky motiv arketipal nuk ka reshtur së plazmuar tragjedi heroike të karakterit fatal.

 Në disa amfora të pikturuara me figura të kuqe të Durrësit dhe të Apolonisë janë skena dhe subjekte nga Iliada dhe Odiseja.

 Po të mblidhen këto vepra arti mund të subjektivizohen si kalendar figurativ i homerizmit.

 

October 1, 2016 10:48
Komento

3 Komente

  1. Pellazgos October 1, 14:35

    Zoti Zeqo,nje keshille.
    Mire deri tani na genjeni qe gjoja Turqia nuk last shkolla apo aspectin shqipetare,po ne Lashtesi,kush I ndaloi ” shqipetaret” apo Ilyret te linin te pakten nje document,nje veper te tre goje qe nuk ishin Greke,apo te influences Greke nga kjo kulture.
    Kaq te pazote,jo patriote,pa dinjitet ishin keta Ilyret per just turkallvanosa,me Emra turq,Fe dhe identitet te pushtuesit?
    Jo more jo,Ilyrios ishte Greke eshte pjese e Historise dhe Mithollogjise te Mrekullueshme Greke.
    Kete e verteton sot urrrejtja qe kini per Greqine se kini Turqine brenda ne shpirt.
    Ilyret jane nje popull me kulture,histori,identitet Helene dhe mos I quani barbare sic thote zoti Xhufi vetem e vetem te bej punen e turkey.
    Atehere si I ndertuan Greket keto qytete dhe duke I emertuar Greqisht?Kaq haramer sipas jush ishin te paret tane?
    Po te mos kishin kulture Helene dhe ishin ne lufte pse I mbajten keto emra Toponimesh Greke,?
    Po ju pse I ndryshuat?

    Reply to this comment
  2. Genti October 1, 17:30

    Zoti Pellazgos
    Nuk e di se c’ere e keqe ka fryre nden poturret e tua por qe te ka turbulluar the mendimin.Ka nje te vertete te madhe qe ju padashje e permendet se Iliret jane pjese e mithologjise greke. Asnjehere shqiptaret pasardhesit e Ilireve dhe Pellazgeve nuk i kane lene rehat ne trojet e veta si sllavet, mongolet e turqise ashtu edhe afrikanet e greqise. Patem fatin e keq te veteizolimit total se nuk do kishe goje te flisje zotrote per “helenet” qe ne te vertete jane pjese e historise Ilire dhe jo Iliret shtojce e historise se trilluar helene(eline). Shkoni dhe germoni ne historite e vjetra te gjithe pellgut te mesdheut dhe do ta merrni vesh mire se kush kane qene Iliret. Do vije dita qe sic folen etrusket shqip do publikohen edhe faktet shkencore per historine e shqiptareve.

    Reply to this comment
  3. demo October 1, 19:17

    Pelasgos.Barbare Iliret nuk i quajme ne sot,por i kane quajtur historianet e lashte greke,Herodoti dhe Tuqiditi.Ata nuk e dinin qe ju vllaho-greket 2000 vjet me vone do te kishit babezi aq te pangopur sa do te quanit greke edhe Epirotet,Iliret,Maqedonasit,Thraket,Keltet dhe perandorine Romake te lindjes te themeluar nga Iliri nga Shkupi Konstandini i madh,do ta quanit perandori greke.Eshte e vertete se Iliret nuk paten nje shkrim te tyre,ashtu si popujt gjermanike,si keltet,si thraket,qe ishin populli me i madh i Ballkanit dhe shtriheshin nga Thermopilet,deri ne malet Karpathe,duke perfshire teritoret qe sot i perkasin Greqise veriore Bullgarise,Rumanise,Serbise,Hungarise,.Si te themi ne tani,qe ky popull kaq i madh,meqe nuk kishte shkrimin e tij,nuk egzistonte,ose ishte grek? Kete nuk e thone greket e lashte,nuk e thone romaket e lashte,por e thone greket e sotem.Greket e sotem thone edhe qe Aleksandri i Maqedonise eshte grek,se ka perdorur gjuhen greke ne dokumenta.Tani,meqenese une perdor gjuhen angleze ne dokumenta,kur shkoj e marr mall ne Kine,cfare do te thuash ti,qe une Demo mavria nga Tirana,me origjine te larget nga Tatzati,jam Anglez?Greket e sotem jane si ai maloku nga Lezha me emrin Pal Selcuni,qe ka zbritur ne gjirin e Lalzit ne Shqipni te mesme,ka zaptuar 40 dynym toke ne bregdet dhe deklaron qe e kam “Toke Babe”me dokumenta falco,leshuar nga gjykateset e Argites..Meqe ra fjala,Argita eshte emer grek,e bija Salisirisit nga Vicidolisi,qe i fali detin Greqise.Kete e keni grek safi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*