Mozaiku i Tiranës mund të jenë rrënojat e një vile antike romake

August 10, 2019 15:17

Mozaiku i Tiranës mund të jenë rrënojat e një vile antike romake

Pavarësisht se ka qenë një sajt jo tepër i reklamuar, Mozaiku i Tiranës dëshmon vjetërsinë më të madhe të qytetit. Në vilën romake që daton në shek. II pas Krishtit, ndërkohë që Kisha Paleokristiane daton në shekullin e IV.

Po ashtu edhe zbulimet arkeologjike që janë gjetur përgjatë gjithë kësaj zone përreth dëshmojnë për fillesat e para urbane të qytetit.

Në vitin 1972, gjatë punimeve për një kompleks banimi në këtë pjesë të qytetit, dolën në dritë rrënojat e një godine antike me ambiente të shtruar me mozaik. Këto gjurmë mendohet të jenë jesë e rrënojave të një kompleksi romak, ndoshta të një vile të tipit rural.

“Siç e shikoni mozaiku është shumë i dëmtuar, sepse janë hapur gropa me skllavator dhe janë marrë pjesët dhe pastaj është kuptuar që ekzistonte një mozaik. Është bërë restaurimi, më vonë pas 90, është bërë edhe mbulesa”, shprehet Olsi Plasa, arkitekt restaurator.

Ndërkohë që besimi kristian ishte e paligjshëm, asokohe mbledhjet e komuniteteve kristiane zhvilloheshin nëpër banesat private. Ashtu sic mund të zbulojmë që kjo ndërtesë ka pasur edhe këtë funksion, duke u renditur në tipologjinë e kishave paleokristiane.

Në këto ambiente të shtruara më mozaikë dominojnë motivet gjeometrike dhe florale, si gërsheti I stilizuar, rozetat, trekëndëshat, tipike këto në artin romak, shkruan TCH.

Motivi kryesor I këtij Mozaiku është simboli I jetës. Këto janë simbole kristiane, ose paleo-kristiane. Është ky gërsheti që shihet në gjithë mozaikët e kishave. Janë dy peshq, që është përsëri simboli I periudhës së krishterë”, tha Olsi Plasa, arkitekt restaurator.

Objektet e kultit shfrytëzuan arkitekturën paraardhëse romake. Gjatë transformimit të banesës në objekt kulti janë përdorur tulla me simbole kryqesh, të datuara në periudhën e Kostandinit të I. Ndërkohë që ky Moziak së shpejti do t’I nënshtrohet edhe restaurimit.

Specialistët e IMK, së bashku me ne do bëjnë një bashkëpunim për një restaurim. Do pastrohet kjo, sepse ka zënë myk, që e kanë hequr vështrimin e qartë të qeramikës, sepse ky është një mozaik që është I përbërë nga guri I zi, I bardhë dhe qeramika”, shprehet Olsi Plasa, arkitekt restaurator.

b.b/dita
August 10, 2019 15:17
Komento

4 Komente

  1. Teatre August 10, 15:34

    Jepjani erdoganit se ndertom xhami

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta August 10, 16:51

    Ky zbulimi i Mozaikut ,si edhe ay i kalase se ,Tiranes tregojne se Tirana nuk eshte themeluar nga “Et hem Beu qe ndertoi xhamine dhe oren e madhe ne qender te qytetit,por datoka shume me heret,qe ne epoken paleokristiane! Toptanet qe prishen kalane per te ndertuar “Sarajet”e tyre , kane humbur edhe deshmine me te rendesishme per historine e Tiranes ,qe bashke me kete “toptanin”tjeter qe paska ndertuar vilen mbi nji monument tjeter kulture ,qe edhe kjo nji deshmi ,jo me pak e rendesishme, tregojne se c’barbari ka perjetuar qyteti per ti’a zhdukur cdo gjurme te vjetersise se tij dhe per tu bere ata vete themelus te qytetit!
    Nji verejtje per “Diten”:Nuk thuhet -skllavator-por ESKAVATOR!;apo u mungojne “korrektoret”?

    Reply to this comment
  3. Fjalor August 10, 22:29

    Sajti i sat eme. Po kush i shkruan keto paçavure a di te shkruahe shqip apo jo.
    Shtaze

    Reply to this comment
  4. Luftulla Peza August 11, 05:23

    Mozaikun e Tiranës na e qisin vilë e një sundimtari romak, në Durrës arkologjike i quajnë ose greke ose romeke, në Golen (Kavajë) gjetjet arkeologjike të neolitit i quajnë greke, të periudhës helenistike, në Shkodër kalanë historike ekspepdita polake e quan vendanim grek dhe romak. Edhe ish ministri i jashtëm Bushati fton të huajtë të vizitojnë Shkodrën se atje do të gjejnë trashegimi kulturore veneciane, turke e austrohungareze. Po shqiptarët ku ishin? Ishin në male, ushqeheshin me rrënjë bimësh dhe visheshin me lëkura bagëtish. Shkodra ka qenë k/qendra e Ilirisë, shtet para grek e romak. Këshu mundohen këta të paditur ti mohojnë popullit tonë kulturën dhe tu a jepin të tjerëve. Turp për këta tradhëtarë !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim