Ambasadori i skandalit Ansar-Berishajt, shkarkim apo mbarim mandati?

January 19, 2013 18:52

Ambasadori i skandalit Ansar-Berishajt, shkarkim apo mbarim mandati?

Sipas Top Channel, Ministria e Jashtme, me një shkresë drejtuar Presidentit të Republikës më 11 dhjetor 2012 i kërkonte kreut të shtetit, shkarkimin nga detyra të ambasadorit Banaj, dhe 9 ditë më pas ai e ka firmosur. Data e kërkesës për shkarkim drejtuar presidentit Nishani përkon me momentin, kur për herë të parë opozita e akuzoi ambasadorin Banaj se kishte shpërdoruar detyrën duke u kthyer në një sekser mes biznesmenti Zafar Ansar dhe zyrës avokatore të Argita Malltezit. Pak ditë më parë, në një intervistë për Top Chanel, vetë biznesmeni Ansar tha se ambasadori Banaj ishte ndërmjetësi mes tij dhe studios së vajzës së kryeministrit për të vijuar tratativat e ndërtimit të një TEC-i prej 100 milionësh.

DITA kerkoi te enjten  informacion pranë Ministrisë së Jashtme lidhur me  Banajn, . Nga Ministria e Jashtme erdhi përgjigja e mëposhtme:

“Ministria e Punëve të Jashtme, në mbështetje të nenit 21, pika 2 dhe nenit 22 të pikave 2 dhe 3 të ligjit nr. 9095, dt 03.07.2003 “Për shërbimin e Jashtëm të RSH”, ka propozuar më datë 19.11.2012,  lirimin nga detyra të z. Admirim Banaj, Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikes së Shqiperisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite (rezident), dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RSH në Mbretërinë e Bahrejnit, Sulltanatin e Omanit, në Kuvajt dhe në Republikën e Jemenit, (jorezident). Arsyeja e këtij propozimi, është mbarimi i mandatit për kryerjen e kësaj detyre. Ju njoftojmë që më pas ka vijuar procedura në Presidencën e RSH. Ç’dekretimi i zotit Admirim Banaj në Presidencën e RSH është bërë në datë 20.12.2012″.

January 19, 2013 18:52
Komento

1 Koment

  1. Genti January 19, 21:56

    Teper e qarte, Banaj eshte hequr perpara se te hapej ceshtja ”3milione”. Per me teper, ne dhjetor u zevendesuan edhe ambasadore te tjere. Banaj i kishte mbaruar mandati qe ne vitin 2010, keshtu qe kthimi i tij nuk ka asnje lidhje me ceshtjen ne fjale. Ku ma gjen qe te kishte, se do te thonte qe te pakten ekzistonte nje fare reflektimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*