MPJ greke: Çështjet me Shqipërinë të zgjidhshme

January 27, 2016 21:20

MPJ greke: Çështjet me Shqipërinë të zgjidhshme

Te gjitha çështjet e hapura ne marrëdhëniet shqiptaro-greke, si kufijtë, pronat e çameve dhe ligji i luftës, mund te zgjidhen, ne rast se ekziston vullneti i mirëfillte politik ne te dy vendet. Këtë qëndrim ka shprehur sekretari i përgjithshëm për çështjet ekonomike ne Ministrinë e Jashtme greke, Jorgos Cipras, per Vizion Plus. Zyrtari i larte theksoi se nese ato nuk përdoren per konsum te brendshëm politik ne te dy vendet, nuk ka asnjë rrezik qe te ndikojnë ne marrëdhëniet dypalëshe.

Të dy vendet tona nuk i ndajnë probleme të tilla qe nuk mund të zgjidhen. Pra nuk janë të tilla sa të rrezikojnë që njëri prej të dyve të humbasë, ndërsa tjetri të fitojë. Mendoj se janë çështje qe në tërësinë e tyre, mund të ketë zgjidhje, prej të cilave të përfitojnë të dy palët.

Edhe nëse nuk do të kishim marrëdhënie ekonomike dhe lidhje që afrojnë dy vendet,  mendoj se bëhet fjalë për probleme, të cilat,  me vullnet politik, dhe jo me një trajtim mikropolitik për konsum të brendshëm, në çdo rast do të mund  të zgjidheshin. Aq më tepër sot kur lidhjet tona ekonomike janë të tilla, që janë të rëndësishme për të dy vendet, për jetën e tyre ekonomike dhe për perspektivat e  tyre.

Besoj se kemi çdo arsye që të ecim me hapa më të shpejtë  për zgjidhjen e problemeve politike. Sigurisht që këto lidhje  funksionojnë  në favor të kësaj zgjidhjeje dhe nuk besoj se çështjet e çfarëdoshme politike do të përbëjnë pengesë për  përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha Cipras.

Ne interviste, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë se Jashtme greke, u ndal ne veçanti ne lidhjet e forta ekonomike mes dy vendeve, ne rolin e emigranteve shqiptare ne Greqi, si edhe ne pasojat e krizës greke ne vendin tone dhe ne rajonin e Ballkanit, duke shprehur edhe mbështetjen e pakursyer per anëtarësimin e shpejte te Shqipërisë ne Bashkimin Europian.

January 27, 2016 21:20