MPJ: Mediat në Tiranë që botuan artikullin e ofruar nga Ambasada Ruse

January 3, 2018 22:20

MPJ: Mediat në Tiranë që botuan artikullin e ofruar nga Ambasada Ruse

Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse njofton se më 17 dhjetor 2017 disa media shqiptare kanë botuar një artikull të ofruar nga Ambasada e Rusisë në Shqipëri, kushtuar fjalimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë S. V. Lavrov në Këshillin e Federatës në suazë të “orës së qeverisë”.

Artikulli ka titullin “Lavrov: Shkaku kryesor i tensioneve, kursi egoist dhe cinik i disa vendeve me në krye SHBA-në”.

Ja teksti i njoftimit të Moskës, faksimilja dhe linku: http://www.mid.ru/web/guest/maps/al/-/asset_publisher/U6lx5jp8oEzV/content/id/2997384:

Republika e Shqipërisë

20.12.17 10: 56

Mbulimi i fjalimit të S. Lavrovit në Këshillin e Federatës nga mediat shqiptare

Më 17 dhjetor të këtij viti [2017] në një nga gazetat kryesore shqiptare “Koha Jonë” u botua një artikull, i ofruar nga Ambasada e Rusisë në Shqipëri, kushtuar fjalimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë S. V. Lavrov në Këshillin e Federatës në suazë të “orës së qeverisë”.

Publikimi përmban citimet e Ministrit për çështjet më aktuale në agjendën ndërkombëtare.

Materiali u vendos gjithashtu në versionet elektronike të një numri botimesh dhe portalet e lajmeve në internet “Mapo” https://goo.gl/rxVEo3, “Gazeta Impakt” https://goo.gl/zLFjw3, “Albanian Free Press” https://goo.gl/yJHhMP, “Syri.net” https://goo.gl/KKcYrT.

Thanas Mustaqi

 

January 3, 2018 22:20
Komento

6 Komente

  1. gazetari January 3, 22:21

    Duket sa serioze dhe mireinformuese eshte ambasada ruse ne Tirane qe kur thote “nje nga mediat kryesore ne vend Koha Jone”
    U ka mbet sahati ne 1996 ketyre

    Reply to this comment
    • Gani USA January 3, 22:24

      Rastesisht te gjitha keto media jane afër opozitës??
      Rastesisht mes tyre eshte portali i Shkelzenit “Syri.net” qe ka sulmuar për disa ditë rresht ambasadën e SHBA-së në Tiranë?
      Rastesisht “Koha Jonë” është burimi më i besueshëm për mediat ruse mbi zhvillimet në Shqipëri?? Botuesi i saj, Nikollë Lesi, ish-zëvendësministër i Turizmit dhe Kulturës në qeverinë Berisha, ka vizituar Moskën, ku prononcimet e tij janë pasqyruar në shtypin në Moskës, ndryshe sa ka ndodhur me vizitën e ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli që nuk pati mbulim mediatik në Rusi.

      Reply to this comment
  2. Lili January 3, 22:26

    Kush eshte i dhitur shitet cdo here

    Reply to this comment
  3. laciani vjollces January 3, 22:26

    Nikolla Lesi eshte nje karagjoz. Në vitet 1990 është financuar nga Fondacioni Soros me dollarë.
    Sot “Koha Jonë” është organ jozyrtar i LSI-së dhe mbështet PD-në.

    Reply to this comment
  4. Atdhetar January 4, 02:23

    Legena dhe spiune filoruse.
    Keta e kane zemren nga lindja nga diktatura Stslini dhe Putini! Mos harrojne se Vetingu ka për t’i tredhur mire keta plehra filosllave.

    Reply to this comment
  5. Epo kjo pune! January 4, 11:38

    e pastaj, kujt i rruhet…. ore gazetat mund te shkruajne cfare te duan, quhet liri gazetari por pastaj lexuesi mencur i nxjerr vete konkluzionet dhe ca media qe e kane bere rruge diskretitohen, dhe vete rusi te mbaje gishtin ne goje se shqiiptaret e kane ndare mendjen se jemi perendimore dhe meqe rusi i ferkon koken serbit e grekut, ne nuk do behemi me te (akoma e genjen mendja rusin!) por me SHBA qe i intereson nje Shqiperi e forte. E thene kjo, te respektojme luften e sovjetikeve ne luften e dyte boterore, bene sakrifice te pashembellt, ndihmat humane me pas, shkollimin e shume shqiptareve, edhe kur jugosllavet kishin plane te dergonin divizione ketej dhe Stalini u doli haptazi kunder. Edhe Kina na ka ndihmuar shume dhe ca gjera duhet ti respektojme se pastaj behemi karagjoz dhe karagjozet shihen me percmim. Tani edhe tjeter kohe dhe per fatin tone, Amerika ka interesa strategjike ketu dhe na beson prandaj te jemi korrekt me te dhe jo te bejme karagjozlleqe dhe thika pas shpine sic ben opozita me reformen ne drejtesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*