MREKULLIA / Drejtori Shemo Stronco lë Sarandën pa ujë, shembull për t’u ndjekur

February 20, 2018 19:33

MREKULLIA / Drejtori Shemo Stronco lë Sarandën pa ujë, shembull për t’u ndjekur

 

Një seri testimesh të kryera nga autoritetet shqiptare në nivele dhe lokalitete të ndryshme të vendit, kanë zbuluar se shqiptarët nuk kanë asnjë nevojë dhe, në përgjithësi, jetojnë për bukuri.

Testimin e parë mësohet se e ka bërë drejtori i ujësjellësit Sarandë, Shemo Stronco.

Ai deklaroi për mediat lokale se ka provuar t’ua presë ujin banorëve të qytetit për tri ditë rresht, dhe nuk ka marrë asnjë telefonatë.

“Kjo nënkupton që nuk kanë patur nevojë për ujë mo, se po të kishin mo, o më kishin çarë telefonin mo të thom”, deklaroi z.Stronco, duke shtuar se parimisht, një qytetar model nuk ka nevojë për më shumë se 8 orë në ditë.

“Edhe më shumë, s’ke ç’e do mo”, tha Shemo Stronco, “pastaj, je tek është gjithë ki det mo”.

Siç mësojnë Gojët e Liga, ky test ka qenë pjesë e një sondazhi më të gjerë të administratës dhe shërbimeve.

Diku, disa zona rurale janë lënë me ditë të tëra pa drita, dhe sërish askush nuk është ankuar. Nëpër akse rrugore, policia ka vënë disa gjoba dukshëm tendencioze, dhe shoferët nuk janë ndjerë.

Nje femije i qetesuar nga mungesa e ushqimit

Nëpër bashki të ndryshme, disa taksa lokale janë vënë dhe hequr sipas oreksit, por qytetarët kanë paguar po njësoj.

Një tjetër testim domethënës, thonë burime të uritura, ishte lënia pa bukë ose me një vakt në ditë, e fëmijëve nëpër jetimore, institucione për fëmijë me nevoja të veçanta, shtëpi të moshuarish etj.

“Ja, kemi disa pleq tek kjo shpia e pleqve”, deklaroi për Gojët e Liga drejtoresha e një prej institucioneve për të moshuarit, znj Stupida Malavita, “dymbëdhjetë u rri sahati, si t’u japësh, si mos t’u japësh për të ngrënë. Bile ke parë ti që sa më shumë t’i lësh pa ngrënë, aq më të tulatur janë? S’u ndihet zëri i gojës”.

“Në fakt, ushqimi mbivlerësohet”, shtoi Malavita.

Edhe ajo, ashtu si dhjetëra drejtorë e ofiqarë anembanë vendit, dëshmuan se nuk morën asnjë telefonatë ankese, se gjithçka ishte në rregull dhe mediat bëjmë gam-gam kot.

Grupi mbikqyrës i testimit ka parashikuar të bëjë edhe provën finale.

Sipas zotit Shemo Stronco, përvoja e Sarandës do shtrihet në gjithë vendin.

“Themi të lëmë gjithë shqiptarët pa ujë, drita, ushqime, shërbime, valë celulare, linja telefonike, transport rrugor, ajror e ujor, arsim, shëndetësi, tregti etj etj. Do ta provojmë për një muaj. Jam i sigurtë se nuk do marrim asnjë telefonatë ankese”, u shpreh i bindur Shemo Stronco.

Shënim: Gojët e Liga lodhen më kot të bëjnë satirë. Provat si kjo e Shemos janë një satirë brilante mbi kurrizin e këtij mileti.    

February 20, 2018 19:33
Komento

5 Komente

  1. gjermani i fundit February 20, 23:40

    hahhahahahhahahahhahahha, Shemo Stroncua, hahahhahaaa, me mire ne shqip Karabush Kallaballeku. Tere Saranda duhet te kete celularin e ketij trangullit, se ndryshe do shohe ujin me dylbi-

    Reply to this comment
  2. shvejku February 22, 01:34

    Nuk ka gje per t’u habitur ne tere kete mesele!
    Ja nje histori e jetuar:
    Proven e pare me shqiptaret e beri Harry Fultci ne Shkollen Bujqesore te Golemit.
    Diten e pare u dha nxenesve nga tre pjata,embelsire dhe fruta!
    U kenaqen shume se deri ne ate kohe nuk kishin ngrene buke gruri kurre dhe per embelsire njihnin vetem trahanane!
    Ne diten e dyte drejtori urdheroi t’u hiqej nje pjate,por nxenesit prap u shkelqente fytyra nga kenaqesia.
    Diten e trete prap drejtori urdheroi t’u hiqeshin embelsira dhe frutat,por ndonese u habiten nje pjese u binden nga te tjeret qe u thane se ne shqiptaret nuk kemi ngrene kurre cdo dite embelsira e fruta!
    Diten e katert drejtori urdheroi qe t’u shkurtohej edhe nje pjate,por prap asnje nxenes nuk u ankua se u mbeti vetem nje pjate me fasule dhe buka e grurit!
    Dikush pyeti shoket:
    Pse po na japin kaq pak ushqim sot”
    U ngriten ca nxenes tropojane dhe nje fshatar nga Corrushi i Mallakastres dhe u tha kercenueshem kryengritesit:
    -Pse per te ngrene kemi ardhur ketu ne sholle ne?
    Ne shtepi me nje tas hanim 5 vete duke e ngjyer me kafshate se nuk kishte as luge e as pirunj prandaj heshtni dhe mesoni!
    Keshtu i nhohu Fultsi shqiptaret dhe ata me te zellshmit i regjistroi si me te miret duke parashikuar edhe te ardhmen e tyre te ndritur!
    Edhe sot ka nje shembull me te forte se ato pjatast e Fultcit atehere!
    Kemi 28 vjet qe Ujesjellesi na durnizon me uje te pa pijshem,ndersa e paguajme per te pijshem dhe asnje nuk ankohet!
    Cdo familje shqiptare ujin per te pire e per te gatuar e blen me shpenzime plus qe shkojne per cdo familje me 4 vete rreth 100 mije lete ne muaj!
    Keto 100 mije leke na i vjedh shteti,sepse na mashtron me faturat sikur na jep uje te pijshem,por ne heshtim!
    Sikur ta hedhim kete shtet ne gjyq i gjithe populli,me siguri qe do falimentoje se duhet te na demshperbleje me qindra miliarda leke qe kurre nuk i gjen dot!
    Kuptohet vqe keto demshperblime i merr persiper Serbia dhe Greqia ne kembim te shitjes sec Shqiperise midis tyre!
    Pra keshtu realizohet edhe skenari qe ne te hyme ne Europe me pasaporta greke e serbe,ndersa kosovaret do lidhen prap me vellezerit e Serbise spiune te te cilit kane qene tere jeten!
    Sic shihet Ujesjellesi eshte “Bomba atomike” qe kemi ne per te hyre ne Europe me dinjitet,por te dhjere!

    Reply to this comment
  3. shvejku February 22, 01:47

    Keto jane shpifje!
    Drejtori nStronco zbatoi direktiven e Birose Politike qe ta pergatitim popullin per luften e trete boterore!
    Meqenese ushtrine e cuam ne esfel te gomarit,atehere mbeten vetem dy variante:
    -I pari te prodhohet buka me miell kanceroz serb,gje qe ka dhene mjaft rezultate ne zhvillimin masiv te kancerit aq sa u harrua gripi socialist.
    Dhe i dyti,t’u presim ujin disa dite qe te mesohen te kursejne per kohe lufte!
    Tunelet i kemi gati,frutat ve zarzavatet i rrisim gjate nates me injeksione moderne qe e bejne kastravecin mer 8 ore 50 cm dhe armiku nuk ka se cfare na ben!
    Kjo direktive ka marre dhene meqenese populli akoma e ka nostalgjine per keto metoda pune!
    Vetem kooperativat mos na i kerkoni se ato duan pune me djersen e ballit,ndersa tani e rrisim preshin 2 metra brenda nates,pataten e bejme 2 kg,qershite i skuqim me solucion qe ne mars etj!
    Cfare doni me teper ju fshataret!
    Kuptojini me mire te rejat e kohes!
    Do thone ca dembela,se nuk kemi aq shume leke per te ndertuar shtepi!
    Cfare thoni mo budallenj?
    Leket e shtepise nxirren brenda nje muaji pa u lodhur fare>
    Nxirreni gruan dhe vajzen tek semafori dhe te bien euro sa te besh shtepi dhe makine per cdo njeri!
    Enveri thoshte se GRUAJA ESHTE FORCE E MADHE E SHOQERISE,por ia fuste kot se i lodhte tere diten ne pune!
    Ndersa sot gruaja vleresohet sakte si engjell i bukur seksi qe pjell jo vetem femije por edhe pasuri!

    Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini February 23, 19:00

    Po kjo tjetra?!
    Kudo neper vendin tone te dashur po na nderton Erdogani xhamira me nga nje, dy, tre o kater minarè, ku seicila ka nga 4, 8, 12 o 16 altoparlanta te cilesise se larte me zerin ne maksimim.
    Kerkush nuk ankohet. Ha,ha,ha.

    Reply to this comment
    • shvejku February 24, 03:16

      Mjere ne qe kemi shtepine afer xhamise se Tabakeve qe na i zgjojne kalamajte te tmerruar me altoparlantin ne kupoe tec qiellit qe ne 5 te mengjesit!
      A ka ligje pet akustiken ne Shqiperi,qe shqeteson njerezit?
      Po mijra te tjere qe jane ateiste e nuk duan as t’i degjojnev zerin hoxhes e jo me vuvuzelave te tyre,cfare borxhi i kemi ketyre gjoja fetareve?
      Feja le t’i kryeje vritet brenda xhamise pa shqetesuar te tjeret dhe kete e ka pergjegjesine shteti!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*