Mrekullitë e grimit për gruan më “sensuale” të 2012-s

Gazeta Dita December 20, 2012 16:23

Mrekullitë e grimit për gruan më “sensuale” të 2012-s

Mila Kunis, gruaja më sensuale e 2012-s, sipas “Esquire”, është fotografuar ndërsa po shëtiste qenin e saj në rrugët e Los Anxhelosit, por pa kaluar më parë nga “dhoma e grimit”. Zhgënjimi i publikut është i madh kur shohin fotot të cilat mund të cilësohen si më të këqijat e saj

Pavarësisht ndërhyrjeve të shumta për të pasur lëkurë dhe flokë pa të meta, në të vërtetë yjet e Hollivudit duhet “të bëjnë llogaritë” me defektet e tyre, ashtu si dhe gratë e zakonshme. Pa marrë parasysh ndërhyrjet kirurgjikale estetike, edhe të famshmet pa grim kanë probleme të njëjta me tonat.

Mila Kunis The sunVeshje rastësore, asnjë grimcë makijazh dhe një shikim i përgjumur, kjo është pamja ‘dëshpëruese’ e aktores Mila Kunis e zënë në befasi nga aparati fotografik i një paparaci. Është e ditur që grimi bën mrekullira, por një shndërrim i tillë imazhi i një prej grave të cilësuara si ndër më të bukurat në botë, askush nuk do ta besonte, të paktën deri më sot.

Për shkak të shikimit, ngjyrës së syve dhe formave trupore, ajo u bë një yll i niveleve më të larta, aq sa revista amerikane “Esquire” e cilësoi si gruan më joshëse të 2012-s. Një pozë në të cilën kishte dalë gjysmë e zhveshur u shndërrua në kult për të rejat në mbarë botën. Por fotoja e publikuar në “Sun” është ‘dëshpëruese’: rrathë poshtë syve sikur sapo të ishte zgjuar, me një çehre ‘të vrarë’, ajo shëtit nëpër rrugët e Los Anxhelosit bashkë me qenushen e saj. Ndoshta 29- vjeçarja Mila nuk priste që të gjente përballë saj një fotograf, i cili do ta ‘gozhdonte’ me blicin e tij, e që më pas në foto do ta nxirrte si një grua që kishte humbr çdo hijeshi. Fatkeqësisht për fansat, “fytyra e saj e vërtetë” është shumë larg versionit mbresëlënës që e kishte bërë një idhull në të gjithë botën.

Partnerja e Ashton Kaçerit vërteton se çdo grua në mëngjes, pas një nate “të ngjeshur”, nuk është domosdoshmërisht po aq e bukur sa dhe gjatë pjesës tjetër të ditës, kur i krijon vetes mundësinë për t’u marrë me imazhin e saj. Me sa duket, Kunis nuk e ka problem dhe tregon një siguri të madhe kur del nga banesa e saj pa qenë skllave e grimit. Por rezultati nuk është ndër më të mirët, sepse në këto foto, ajo shfaqet e lodhur dhe me rrathë të dukshëm nën sy. Sigurisht që revista “Esquire” do të mendohet edhe një herë para se të pohojë atë që kishte deklaruar më parë./Dorina Gjuzi

Gazeta Dita December 20, 2012 16:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin