“M’u bë një lëmsh në grykë”, shpërthen Tritan Kalo, mjeku tregon ngjarjen që ia mbushi sytë me lotë: “Rollinghillsa dhe Gjirëlalista, ju ish-brekëgrisur që rikthyet ditët Migjeniane”

September 15, 2020 23:44

“M’u bë një lëmsh në grykë”, shpërthen Tritan Kalo, mjeku tregon ngjarjen që ia mbushi sytë me lotë: “Rollinghillsa dhe Gjirëlalista, ju ish-brekëgrisur që rikthyet ditët Migjeniane”

 

Nga Tritan Kalo

KOHË KOVIDIANE -15.09.2020

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë dhe “Poema jonë Migjeniane e varfërisë”

DEMOKRACIA është sistemi i shanseve te barabarta, sistemi i zbutjes së dallimeve shoqërore, sistemi ku ekzistenca e sigurisë së jetës, e strehimit, e punësimit, e shkollimit, e përkujdesit shëndetsor, i drejtësisë për të gjithë janë të garantuara!

A është DEMOKRATIK sistemi ynë??LEXOJENI sy dhe veshë hapur ju Rollinghillsat dhe Gjirëlalistat tanë, ju autorët Pusht-Shtetarë të DEMON-KRACISË “Made in Albania”.

JENI JU dhe sëra juaj që i rikthyet ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “KOHA ËSHTË E MASKARENJVE” (A.A.)

E përjetuar SOT në vetë të parë: Shkova të bleja bukë këtë pasdite në një punishte të brumrave ngjitur me Spitalin Gjerman te Rruga e Kavajës. Para meje një zonjë që pasi bleu një llallë 50 lekëshe i tha shitëses: “Të lutem më jep një panine 10 lekëshe, që ta ha së bashku me llallën. PO BËRA më vonë një tjetër 50 lekësh do të vi të blej një bukë për në shtëpi”.

MU bë një lëmsh në grykë dhe sytë mu mbushën me lotë. I thashë shitëses që t’i ofrojë zonjës dy bukë e ndonjë gjë tjetër të nevojshme, që t’ua shpjerë fëmijëve të saj, sepse e paguaj unë së bashku me bukën time.

Zonja dëgjoi fjalët e mia dhe syhapur u kthye e më tha: “A je i sigurtë që do t’i paguash?” – ”Është më e pakta gjë që mundet të bëj për ju në këto çaste” – iu përgjigja unë.

Fjalët e saj të mirënjohjes dhe sytë e saj plot lotë KURRË nuk do t’i harroj sa të frymoj në këtë botë jarane!

JU “FUKARENJTË tanë” që banoni në vila disakatëshe, disa edhe me dhjetë banjo kudo në këtë TOKË të bekuar nga PERËNDIJA, por të MALLKUAR nga sëra e juaj plangprishëse dhe e pangopur, U KAM LËNË PERËNDINË të marrë hak për këta të mjerë, që NUKU NGOPIN DOT BARKUN me bukë. Në ndërkohë ju, zonjat tuaja e barkëgicat fëmijët tuaj notoni mes lluksit e vanitetit!

JU ish-brekëgrisur të para 1990, sot PASHALLARË të kuq, blu, rozë apo pink, të asaj që quhet SHQIPËRI e andej dhe e këndej Drinit, JU RIKUJTOJ se do të vijë shpejt një ditë që populli do zgjohet dhe do ngrihet!

NUKU do të ketë vrimë ku do mundeni të fshiheni. Vërtet që ”KOHA ËSHTË E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTARËVE” (A.A.)

Quo vadis Shqipëria ime Natyrale e 28.11.1912!

 

September 15, 2020 23:44
Komento

15 Komente

  1. Vedi September 15, 18:35

    Chdo gje e gjalle qe lind, gjrsa behet zot i vetvetes, ose ushqehet direkt nga mjedisi natyror ose ajo apo ata qe e pollen. Kjo vazhdee i takon edhe qenies njeri qe kur eshte bere zot i vetevetes duhet detyrimisht te punoje per te siguruar.jetseen. Shteti qe ushqehet nga ata qe punojne, merre pergjegjesine qe te lsiguroje mjedisin qe chdo i rritur te orientohet vete ku dhe si te punoje. Kur kete pusht*taret nuk e bejne duhet te largohen nga trualli qe ushqehen si parazit, si mori ne koken e varfanjakut qe s’ka kushtet ku te lahet.
    Sa per ate, teorine e popullit pa prone, te gjithe e dine se e bene shtetin si zgjua bletesh me nje Komande.

    Reply to this comment
  2. mirel September 15, 19:29

    Ose rruga e trete me e llogjikshmja, populli ne rruge. Si ne Bjellorusi, si ne Bullgari, si ne Rumani.
    Si ne Shqiperi para dy vjetesh. Vetem ashtu degjon Ramut bajga.
    Qe kur neutralizoi protestat e studenteve Ramuti hoqi cdo druajthe dhe dorashke, dhe i ka hyre shtetit me te dyja duart. Ppp, koncesione, tendera, pazare kufijsh, e ca ti vije nder mendje.
    E pa qe e vetmja rezistence qe mund ti sillte probleme u rrezua dhe ja mori hakum vetes duke pervetesuar gjithe Shqiperine, deri dhe te plazhet publike.

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati September 16, 02:39

    Doktor Kalo keto artikull duhet tja drejtosh se pari EDI RAMES —

    Ketij qlebesire morale , dhe hajduti te papare ne hsitorine moderne te Shqiperise,
    qe megjithse eshte ne krye te nje Parite te majte,
    por vepron
    si nje feudal i Mesjetes otomane , dhe po ju merr shpirtin njerezve te thjeshte duke ,
    ua falur gjithe te ardhurat nga taksat , milionereve te tij si Kastrati, e Mane me shoke,

    Nderkaq qe njerezit e thjeshte vuajne per buken e gojes

    Reply to this comment
  4. Adih September 16, 03:56

    Dje ju lutesha zoti Dr Kalo shkruani me shpesh dhe sot me kenaqet ,shkruat prape .Kemi shume nevoje ,duhet te zgjohemi dhe ti therasim mendjes ,ku vemi ,pse jemi kaq keq ,pse nuk funksionon as edhe nje gje ,ska shtet ,ka humbur nje here e mire DINJITETI ,nuk e njohim ,na i kane rrembyer me dhune .dreqi ta mare ,kush na ka mallkuar ,te pakten mos vdekshim pa e provuar kete DINJITET .Korrupsioni ,po na gjurmon ,pse na ndjek njelloj ,prej tre dekatash ,e dime qe korrupsioni nuk do as edhe nje investim ne leke ,por do vetem predispozite ,dhe kjo te humb llogjiken ,te bene nervoz ,.O popull i mjere provuam Diktaturen me te tmereshme ne bote ,por tani ne “DEMOKRACI ” provuam korrupsionin ,qenka me i tmershem ,korrupsioni te gjynjezon me shume se diktatura ,ja arriten qellimit dobicat ,na bene te themi ishte me i mire Enveri ,,dhe kjo me turturon me rendon ,me keq se diktatura .Ju lumte ,o ish fuksa te diktatures e ish sekretare te partise se PPSH qe u ngjizet ne sekonde ne “DEMOKRAT ” Ofendimi me i madh qe na eshte bere dhe fatkeqesisht vazhdon te behet .Degjojeni kete patriot , kete qytetar te ndershem ,o popull ,jo pesimiste dhe si DR KALO ka me dhjetra e me qindra shqiperia .Dhe mbi te gjitha ,intelektuali KALO ,nuk shkruan per interesat e veta ,jo ,por shkruan per ne ,per ne kokplaret qe kane 30 vite qe po na terheqin zvare .U bene brekegrisurit zengjine ,dhe pronaret e familjet e pasura e me tradita ,o i kane larguar nga vatani ,ose i kane kthyer ne skllever dhe tallen me ta .Por do vije se shpejti ora e fitores ,ora e se drejtes ,ora e drejtesise ,,ora e diktatit te ligjit .
    Respekte zoti DR KALO., ja u pacim borxh dhe nje here faleminderit .

    Reply to this comment
  5. Lili September 16, 04:03

    Arritjet e Qeverise Rama pra! Shkolle , ku shkon sa gjysma e rroges se tij per te, e buke te zeze per ne!

    Reply to this comment
  6. sabo September 16, 04:20

    Tritan Kalo Pershendetje nga Filadelfia dhe pergezime per artikullin tuaj qe sapo lexova dhe kuptova se jeni njeri zotni i vertet dhe vete shprehjet e juaja me gezojne se ne atdheun ton jetojn intelektual me te tille shpirti .Te uaoj shendet e mbaresi

    Reply to this comment
  7. Sallakja September 16, 07:30

    Je me vonese i nderuar.
    E ka marre ferra uraten.

    Reply to this comment
  8. shqiptari September 16, 09:54

    Eshte nje e vertete e hidhur.E keqja ka zene rrenje dhe s’ka gje qe e lufton.Imoraliteti dhe injoranca qeverisin dhe tallen me te mjeret e Migjenit.Jemi ne pikiade dhe nuk ka kthim prapa.Populli yne historikisht ka qene dhe eshte frikacak dhe servil per te pritur ndryshime reale pej tij dhe ne dobi te tij.Eshte per te vene kujen kur mendon qe pasi e SHKERDHYEN ke te vend te mjere pretendojne te qeverisin prape FILOSERBI DHE LIKE FLORIRI.Zoti do ja marre hakun fukarait por heperheGJIRIZOLALISTAT DHE ROLLINGHILLSAT zgjohen dhe flene ne mes te lluksit te shfrenuar dhe pa kufi.Shqiptaret vriten me njeri-tjetrin per motive banale dhe nuk shikojne fajtoret e vertete te ketij realiteti banal.

    Reply to this comment
  9. Nje shqiptar September 16, 10:12

    Respekte Doktor Kalo per protesten tende njerezore dhe plot dashuri per shqiptarin. Kemi nje qeveri te majte qe prej 8 vitesh po çfare ka bere qe te zhduke polarizimin ekonomik ne Shqiperi?

    Reply to this comment
  10. En Very September 16, 11:14

    Dr.Kalo ju lumte juve per aktin migjenian historik ne analet e historise tuaj personale,por cka jep e djathta nuk e di e majta,nuk mund tju kritikoj,nuk ju njoh,por edhe qellimi juaj nuk mund te jete as i formesuar si karbon,por edhe si nje diamant qe perthyen driten per ta perkthyer ne loje marramendese ngjyrash vezulluese hutuese,,…edhe kete nuk mund ta besoj,qe te jesh i drejte dmth qe te kesh histori dhe vijmesi,qe te jesh humanist dmth qe te jesh vetsakrifikues dhe kurban i llojit ne brendesi,po ne i dime tashme vilat,pronat,derrat,dosat dhe gicat,i dime dhe bemat edhe gjemat,i dime moralet dhe degjenerimet,dashnoret e kurvat,pasurit dhe mendesit,origjinat dhe fillesat,etj se zgjatemi,o zoteri nuk na duhet gjendja juaj emocionale,je i nderuar,a ben dot ndryshim,jo lemoshe,a ben dot drejtesi kur edhe nje gurralec 1cm eshte i crregullt dhe ze rrugen e ardhmerise se vendit,a e thyeni dot ju,a e ulni doren ju per ta marre e hedhur tutje e keshtu te lirohet autostrada e jetes se banoreve te kesaj toke,…apo do vazhdojme te lexojme mllefet e njeri tjetrit deri sa te zhdukemi te gjithe nje nga nje???

    Reply to this comment
  11. Leonora September 16, 14:48

    Dr.Kalo!
    Me kaq sa keni thene nuk justifikoni asgje,sepse ju si mjek i vjeter ,per t’i treguar popullit se si luftohen politikanet e korruptuar dhe oligarket e tyre,duhet ta kishit dhene shembullin nga vetja!
    Ne Shendetesi jane bere shume PPP korruptive,qe jo vetem nuk i kane sjelle ndonje permiresim cilesor sherbimit shendetesor,por perkundrazi,kane bere qe kur plasi pandemia doli se asnje nga keto sektore,qe xhvatin miliarda euro,nuk i sherbyen asgje luftes kunder pandemise!
    Pra PPP nuk u bene ne sektoret me me vlere ne sherbim te qytetareve,por vetem per te rritur korrupsionin!
    Eshte katastrofike te mendosh se me PPP eshte dhene ushqimi ne spitale,larja e veshmbathjeve,pastrimi i ambienteve te brendeshme e te jashtme,sterilizimi i seteve kirurgjikale me nje cmim 100 here me te shtrenjte per set se sa behet ne Gjermani,Chec-up-i super skandaloz dhe kriminal etj!
    Te gjitha keto PPP ishin dhe jane te PA NEVOJSHME dhe mund te kryhen nga vete shteti,duke krijuar organizma shteterore,gje qe do rriste edhe rrogat e personelit!
    Por nuk eshte bere sepse me PPP del fitimi korruptiv i padroneve!
    Prandaj dhe ministrja e Shendetesise nuk eshte mjeke,por vetem …KIMISTE,sepse ajo nuk i duhej Rames per shendetesine,por per PPP-te korruptive!
    Fillojeni zjarrin nga vetja dr.Kalo,pastaj na tregoni historite migjeniane!

    Reply to this comment
  12. REVOLTA September 16, 16:23

    Dr.Kalo,urrejtja per kete klase politike,te krijuar keta 30 vjete,ka arritur kulmin.Jane bere fytyrat me te urryera dhe na shkaktojne dhimbje te syve kur dalin neper ekrane dhe flasin me aq shume keqardhje per popullin,betohen e zotohen se cdo gje e bejne per populliin,per ne,per pensionistet.Valle,kur do te dale ai burre qe poullin e frumbulluar t drejtoje ne Gjirin e Lalezit,Surrel,Farke,Golem e kudo keta edepseze e maskarenj kane ngritur vilat e tyre luksoze eti rrafshojne,ky duhet te jete REVOLUCION,dhe jo ai qe predikon kufoma Berisha.Zhdukje ketyre monstrave qe nuk kane asgje te perbashket me popullin nga i cili kane dale.

    Reply to this comment
  13. Aliu nga Selenic September 16, 17:58

    Kjo qe thua TI O dOTORR kALO ESHTE SHUM E VERET PORE AJO QE THUA TI SE DO TE VIJ NJE DITE DHE DPO TE NGRIHEMI DHE NUK DO TE GJENI VRIM MINI, KJO NUK DO TE NDODHE KURRE.! Vetem me nje Kushte.Ne se linde ne SHB A nje Marks dhe nje Lenion Ateher kjo behet e sigurte, ndryshe harroje kete shprehje.!

    Reply to this comment
  14. Anes Elbes September 16, 22:57

    Dr.Kalo,Ju me pelqeni,por je i aq i vonuar sa sot zera te tille jane te dale mode ne kete “demokraci” model tallava te ndertuar “me kaq kujdes” nga kjo klase politike .
    Ne keto kushte ska zgjidhje,sepse nje zgjidhje eshte aq ekstreme sa askush nuk do t’a donte,prandaj sa kohe qe nuk ndodh do te forcohen pozitat e “se keqes”.
    Shiko dikur dilnin perpara dhe lypnin ca gabele e femij gabelsh,te cilet dihen se si jane (nuk e duan punen),por sot Shqiperia eshte mbushur me “te bardhegabele”( jo per rracizem ,por eshte nje realitet) qe shtrijne duart e tyre lakuriqe dimer e vere rrugeve duke lypur. Kjo eshte jo nje drame,por nje tragjedi qe e shohim perdite sapo dalim nga shtepia,qe mbushin rruget e qyteteve dhe te kujtojne po ashtu cdo dite vargjet migjeniane,te cilat jane bere te fuqishme me shume se kurre sot duke na “çjerrur” veshet dhe “perlotur” syte nga pamje kaq te trishta dhe ne ç’bejme,ne vend qe te vejme “kujen”,asgje,vazhdojme rrugen tone dhe “gezojme” jeten,ne “balten e shtruar te demokracise” duke harruar gjithcka kaq shpejt dhe me pas duke rendur drejt “folese” se individualizmit si shpresa “e vetme” e lumturise sone edhe pse muret e saj “te qelqet” nuk garantojne vazhdimesine,aq me shume nje te ardhme te sigurte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim