Mua që më ka mbetur koha….

June 21, 2016 09:48

Mua që më ka mbetur koha….

Gazetar i vjetër, me një pasion po kaq të vjetër për historinë, Roland Qafoku dha dje një intervistë për DITA-n, ku u prekën shumë tema me rastin e mbylljes së një sezoni të ngjeshur të emisionit të tij Debat, në Channel 1. Para pak muajsh, intervista që ai (ashtu si dhe kolegia Rudina Xhunga) i mori Nexhmije Hoxhës ngjalli debat në opinion.

Reagimet nuk munguan nga kudo ku jetojnë shqiptarë, pra edhe nga SHBA. Këtyre të fundit Qafoku u dha një përgjigje më specifike. Edhe pse nuk përmendi emra, publisti dhe autori i njohur i humorit Pëllumb Kulla ishte një ndër ata që nuk e pritën mirë intervistën, ose më saktë, mënyrën e intervistimit të së vesë se liderit komunist, dhe shkroi këtë reagim për Roland Qafokun. 

 

Nga Pëllumb Kulla

Dje në gazetën DITA, Roland Qafoku shprehte një mendim të drejtë që ligji për dekriminalizim të shtrihej dhe mbi gazetarët. U bëftë ashtu! Por mes të tjerash, ai shfaqte përbuzje për ca vërejtje që i janë bërë atij pas intervistimit që i ka bërë ai Nexhmije Hoxhës dhe me shumë gjasa më adresohej mua me fjalët

“… Më vjen po aq keq edhe për komente nga ndonjë shqiptar që jeton në SHBA. Shqiptarë të dashur, më vjen keq tu them se u ka mbetur koha ditën që keni ikur nga Shqipëria. Të këshillosh se kë duhet ta marrësh në intervistë e kë jo, pikërisht ky është mentalitet i vjetër komunist. Shqipëria ka ndryshuar aq shumë sa ju nuk e kuptoni.” (Gazeta Dita online)

Do t’i thoja dy fjalë z.Qafoku, në rast se e ka keqardhjen e tij për pakënaqësinë që kam shprehur unë ndaj intervistës që ai i bëri para ca vjetësh të vesë së diktatorit Hoxha. (Nuk di t’i kenë vajtur vërejtje të tjera që përkëtej oqeanit!).

E pranoj që më ka mbetur ora qëkur kam ikur nga Shqipëria, veçse do të isha i lumtur të më caktonit vitin dhe muajin, se kam bërë shumë ikje dhe ardhje. Unë zakonisht vij atje dy herë në vit dhe thuajse gjysmën e vitit e kaloj atje. Për kënaqësinë tuaj, unë po e përcaktoj vetë, dhe në krahasim me atë që përfytyroni ju, mua ora më ka mbetur edhe shumë vite para se të lindja. Në këtë terren me ju nuk hahem dot.

Lexova me ëndje çka thoshit për staturën e gazetarit dhe bukurinë e gazetarisë investigative, realitetin pozitiv të shndërrimit të individëve me profesione të tjerë në gazetarë, pa kaluar nga fakulteti i llojit, dhe fenomenin e ushtarakëve, që bëhen gazetarë, si rasti juaj që keni bërë shkollë ushtarake dhe ai i amerikanit Pulitzer…

Nexhmije Hoxha gjate intervistes me gazetarin Roland Qafoku

Nexhmije Hoxha gjate intervistes me gazetarin Roland Qafoku

Ju përgëzoj për librin që keni shkruar edhe për qasjen ndaj figurave historike, shkrime që unë nuk i kam lexuar. Unë pata lexuar vetëm atë intervistën që i morët zonjës Hoxha, e cila, dua apo nuk dua unë, është personazh historik, dhe ashtu sikurse Xhungës, ju pat dhënë përgjigje historike e unë për përgjigjet nuk kam vërejtje. Unë vërejtjet i kisha ngaqë pyetjet, – pyetjet tuaja – nuk ishin historike! Unë vazhdoj të kem mendimin, – e prapambetur nga koha, – që personazhit, i cili ka patur peshë në jetët e të tjerëve, i duhen bërë pyetje që i vlojnë përbrenda pjesës më të madhe të popullit dhe jo ato pyetje që i vlojnë përbrenda dhe i ka qejf personazhi historik. Çmoj për këtë Sokol Ballën apo Ilva Taren, për të mos shkuar deri te ndonjë gazetar i huaj familjar tek ne, si Vespa.

Se po të jetë se nuk ndodh kjo që thashë, atëherë intervista nuk ka asgjë historike dhe ca më pak investigative. Uroj që në intervistat me të tjerë që përmendët të keni qenë vërtet në staturën e gazetarit, sepse në atë me Nexhmijen, ende kishit mbetur ushtarak!

 

Intervistën e gazetarit Roland Qafoku dhënë për DITA e lexoni KËTU

June 21, 2016 09:48
Komento

23 Komente

  1. kris 1 June 21, 10:44

    i paska ikur humori Pellumbit dhe ka merrak pse i behet qejfi Nexhmijes dhe jo Saliut,ilirit dhe Edit.
    Harron se vet ka qene ushtar i fundit i skuadres se Qaflokut e me humorin e tij bente te qeshnin gjithe ushtaret e batalionit.Gjithe popuuli ushtar ishte o shoku Pellumb!

    Reply to this comment
    • rrefenja nga Marika June 21, 14:43

      Kishte nje fare sensi deri nga 1996-1997 te shaje enverin.
      Sepse sot problemi nr-1 eshte denimi i monstres berishe,
      Pra mos denimi i kriminelit berishoviq
      dhe nderimi qe i behet tradhetarit ahmet zogolli automatikisht eshte nderimi qe i bejne sot enverhoxhes

      Ne fakt enveristet nuk perbejne me shume se 0,1 e te popullsise dhe jane jo vetem absolutisht te parrezikshem por dhe jane te mjere..jane per meshire
      Kurse populli i thjeshte qe po provon THIKEN DERI NE KOCKE ne financa dhe moral perbejne mbi 80 perqind te popullsise…Pse te ndegjojme keto pordhe te paguara te pellumbit qe ka gjysem shekulli ne VENDE PELLUMBASH…..pse nuk behet referendum dhe do jem i pari qe do ti kerkoj falje syzekavanozit nqe del nen 70% ne favor te xhaxhit.

      Tre jane kategorite te cilat po bejne terrorizem mediatik dhe qe nuk kane te drejte te zene ne goje Enver Hoxhen

      -Asnje lloj qytetari amerikan qe nga presidenti dhe deri te pastruesi me I thjeshte nuk kane te drejte te denigrojne Enver Hoxhen se ishte Anglia &Amerika qe pruri ne pushtet ne 1944 dhe me vone Curcilli me Ruzveltin na shiti te Stalini dhe Tito-Rankoviqi…..Dhe nqs Enveri paska qene kaq I tmerrshem pse nuk na cliruan keta miq per fiq

      -Asnje lloj turbo komunisti te tipit Kadare-Berisha-Pellumb Kukulla.spartak ngjala Stefani dhe cdo lloj hajvani nuk kane te drejte morale ta shajne Enverhoxhen se jo vetem nuk jane te besueshem por eshte veprim kanibal nga nje boleferkues I tij te behet ne nekrofage per cerek shekulli…jane kthyer ne Drakula

      -Asnje lloj ish fashisti,ish zogisti,ish diversanti te tipt xhaferrdeva apo hamit matjani qe ne vend te dorezoheshin ne gjyq per krime lufte u aktivizuan ne akte terroriste…Ne kete maskarade futen dhe ato ARMIQ KLLASE si pellumb kulla andrea stefani sali berisha…vazhdon lista me mijra qe ai xhaxhi I mbajti ne pellmbe te dores….Pa harruar ketu dhe ish te perndjekur qe u bene Spiuna te shokeve te tyre si Kasaruho apo artan hoxha ai presidenti 12 oresh…

      Te gjithe keto ndyresira qe permenda me lart pra kane konflikt interesi pasi jane pale kundershtare

      Pra ndiqni albitrin e Enverit::
      Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen

      20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:

      1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
      2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
      3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
      4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
      5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
      6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
      7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
      8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
      9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
      10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
      11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
      12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
      13-në publik shfaqej rrallë
      14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
      15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
      16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
      17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
      18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
      19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
      20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
      ***
      Para pak javesh zoti Obama vizitoi Kuben dhe eshte poshtrues qendrimi qe po mbahet nga disa kapterra te dipllomacise amerikane qe merren me shqiperine.
      Fidel Kastro ne 1961 I drejtoi rraketat me mbushje berthamore per rrashimin e Washingtonit kurse Enver Hoxha si Garip perzuri flloten ruse qe eshte akti ndoshta me historic ne konfliktett boterore…
      Po ashtu vizitoi Vietnamin dhe ka shume fotografi me kreun e shtetit vietnamez pikerisht para bustit te Ho shi minit,kur dihet se vietnamezet vrane apo plagosi rreth gjysem miljoni ushtare amerikane..Po enveri qe nuk vrau asnje ushtar amerikan ??

      Pra pse ky kanibalizem cerek shekullor me Enver Hoxhen..
      Mos duhet te shkoje zoti Obama dhe Kongresi amerikan ti lutet dy bossave qe merren me shqiperine Elez biberaj dhe frank wisner..Aman o elez dhe fran..pushoni luften me enveri e vdekur se late koqen e namit dhe me kete pellumbin e RREFENJAVE TE MARIKES qe duket hapur qe jo vetem eshte I paguar por po na I ben Enverin Legjende

      Reply to this comment
      • befana June 21, 22:15

        Bravooo rrefenja nga Marika.

        Reply to this comment
      • Shaban Qosteku June 23, 00:39

        Iu eshte bere Zogu si gozhda e Nastradinit, o marikan. Ne pikpamje historike Enveri jot eshte nje xhuxh para figures se Zogut. Ky i fundit ishte mbret i Shqiptareve, dhe jo si shoku Enver qe ishte komandant i “armiqve” te brendshem e te jashtem, i oborrit rrethuar me “tradhetare” e “agjente”, etj.etj.

        Reply to this comment
  2. intelektuali June 21, 11:33

    INTERVISTAT E QAFOKEVE DHE XHUNGAVE TE PARTISE SE PUNES ME KRIMINELEN NEXHMIJE HOXHA JANE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES DEMOKRATIKE

    Ne asnje vend ish komunist te Evropes Lindore nuk ka bere vaki te intervistohen nga media kriminelet e regjimit komunist, perkundrazi keta kriminele vrastare dhe kusare i kane detyruar te ulin koken dhe te fshihen poshte barit si zhapike dhe kushtetuta ne keto vende te ngjashme ne te kaluaren me Shqypnine Enveriste nuk u lejon familjeve dhe pinjolleve te nomentklatures komuniste te bejne biznes me fonde publike dhe te zene poste drejtuese ne administraten shteterore.

    POR NE SHQYPNINE ENVERISTE NDODH PIKERISHT E KUNDERTA

    Deputete dhe ministra shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e kriminelit sadist dhe pa shkolle Enver Hoxha qe jo vetem qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne vendin tone, tradhetoi idene angleze per bashkimin e trojeve shqyptare, por edhe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin me stalinizmin arkaik duke implementuar MURTAJEN bolshevike ne Shqypni.

    prandaj:

    o zoti Kulla nga SHBA me mire hiq dore nga replikat me QAFOKET, XHUNGAT, BURDUNGLLAT DHE CIBANET enveriste qe i kendojne si kukumjacka pylli Nexhmije Hoxhes ne intervistat e turpit dhe rezilit te medias sone kombetare qe perpiqen me damagogji bolshevike ta paraqesin interviste e tyre te peshtire si arritje e demokracise perendimore kur reklamojne kriminelet vrastare si YJE HOLLIVUDI ne vend qe t’i ndeshkojne per krimet e tyre makaber kunder popullates, ose t’i detyrojne te pakten te kerkojne falje per krimet e tyre dhe jo te dalin ne TV si gjela maje plehut,

    sepse:

    kjo medie medioker dhe keta gazetare enverista po i bejne shqyptaret GAZI I BOTES, si nje fis prej Afrike Zulu.

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku June 21, 11:35

    Mua që më ka mbetur koha….
    Aq me mire..
    Do te mbajme si fosile te humorit te realizmit socialist.

    Reply to this comment
  4. Qarri i zigurit June 21, 13:52

    More pullumb intelektuali. Kam nje pietje per zotrote. Pse ti mendjehapuri dhe intelektuali bashke me nastrudinin mund te jeni zogista ndersa te rjeret nuk lejohen te jene enverista????
    Ndersa enveristave u ka ngelur ora prapa, pse ju zogistave u ka ecurvperpara????
    Ma shpjegon dot ti apo binjaku yt nastrudinibpse????

    Reply to this comment
  5. demo June 21, 13:58

    Ne intervistat me te,, kushtet i vendos Nexhmia.Listen e pyetjeve i harton Nexhmija,Temat i kushtezon Nexhmia.Po deshe interviste me Nexhmien do ti permbahesh avazit qe kerkon te kuise Nexhmia me ate kuisje prej ulkonje plake.Psh.kur gazetaret afrohen te percjellin dicka me intime si sajoheshin fushatat kriminale te luftes se klasave ne krevatin e ciftit Alfa,qe perfundonin me dhjetra te pushkatuar,qindra te arrestuar dhe mijra te friksuar,Nexhmija te tregon si ja tha Enveri,si pastronte pastertorja dibrane.Kur gazetari kerkon te dije si spastroheshin mijra te gjalle,qe perfundonin te vdekur,ajo te flet per pastertine Dibrane,nje femer qe nuk e ka kapur kurre sukllen me dore ne jete te saj,Nje femer qe nuk ka punuar kurre,sepse qe nga 1945 ka jetuar me sherbetore ne shpi.Po te ishte se mund te nxirrej ndonje gje nga Nexhmija,ate e intervistonte nipi i Vitos,por nipi i Vitos ka njefare personaliteti dhe nuk pranon te behet lolo Nexhmijes per nje interviste.

    Reply to this comment
  6. Preza June 21, 14:06

    Ky nuk eshte aspak nje debat i thjeshte ne lidhje me figurat historike, ose jo. Ky eshte nje diskutim i gjate i nje mentaliteti prej vetmohuesi, si edhe e ka thene Qafoku dhe qe ne pergjithesi theksohet, pikerisht nga personazhe te cilet e kishin nga nje streheze te ngrohte nen diktature, dhe qe me pas u kthyen ne kritizere dhe me keq akoma, nga perfitues ne komunizem, ne shitesa ambulante denglash antikomuniste. Keta edhe perfituan nga realiteti i ri, dhe sa me teper rriteshin perfitimet aq me teper rritej doza e tyre e denglave, qe me pas u kthye ne nje antikomunizem te shfrenuar, sa qe jua kalonte edhe atyre te cilet provuan me te vertete vuajtjet dhe perndjekjen e rregjimit. Pellumbi eshte nje nga keta denglaxhinjte. Ndersa Rolandi e ka kryer shpesh kete rol.
    Askush nuk kerkon qe sera e pellumbeve te levdoje komunizmin dhe aq me pak te mos merret me difektet qe ka sot shoqeria. Kerkohet realizem dhe koherence. Sepse situatat e ndryshme edhe ne nje skeç humori, nuk jane bardh e zi, megjithese arti i te shprehurit ne kete gjini eshte aq konçiz e shprehes sa nuk lejon lajthitje. Kete Pellumbi e di mire sepse ka qene nje nga te rrallet e talentuar, e te pazevendesueshem, brenda suazes se artistit.
    Por kur vjen puna tek Nexhmija, çeshtja lidhet me Enverin, dhe me pas me sistemin qe u ngrit dhe sundoi 45 vite. Denglaxhinjte e bene mode te marrin poza, sepse menduan qe ne kete menyre u pershaten, u bene politikane, hyne e dolen, por ama antikomunizmin nuk e leshuan, dhe ne çastet kur dikush, qofte ky edhe nje ishushtarak-gazetar ti marre interviste Nexhmijes, duhet ti beje ato pyetje qe ka ne koke antikomunisti Pellumb.
    Sot eshte koha kur njerezit e te gjithe profileve, qe kane mundesi, duhet jo te flasin por te ulerasin, te shkruajne e te thone realitetin pa mellefe, pa antikomunizem e antikapitalizem, sepse ne rastin e Shqiperise, nuk i mesuam si duhet as komunizmin e as kapitalizmin.
    Ndaj Pellumb te ka rene kauza, dhe ngaqe nuk e di, e ske si se si te dish qe Rolandi apo Rudina do te shkojne te intervistojne personazhe te kallepit te Nexhmijes, nuk ke mundesi qe te pergatitesh pyetjete e tua per tua dhene atyre, ne menyre qe te jene me agresive e me te papajtueshem me armikun e klases, dhe te mos bien ne pozita oportuniste, duke e zbehur ate!!!

    Reply to this comment
  7. Preza June 21, 14:28

    Ky nuk eshte aspak nje debat i thjeshte ne lidhje me figurat historike, ose jo. Ky eshte nje diskutim i gjate i nje mentaliteti prej vetmohuesi, qe ne pergjithesi theksohet, pikerisht nga personazhe te cilet e kishin nga nje streheze te ngrohte nen diktature, dhe qe me pas u kthyen ne kritizere dhe me keq akoma, nga perfitues ne komunizem, ne shitesa ambulante denglash antikomuniste. Keta edhe perfituan nga realiteti i ri, dhe sa me teper rriteshin perfitimet aq me teper rritej doza e tyre e denglave, qe me pas u kthye ne nje antikomunizem te shfrenuar, sa qe jua kalonte edhe atyre te cilet provuan me te vertete vuajtjet dhe perndjekjen e rregjimit. Pellumbi eshte nje nga keta denglaxhinjte. Ndersa Rolandi e ka kryer shpesh kete rol.
    Askush nuk kerkon qe sera e pellumbeve te levdoje komunizmin dhe aq me pak te mos merret me difektet qe ka sot shoqeria shqipetare. Kerkohet realizem dhe koherence per dje e per sot. Sepse situatat e ndryshme edhe ne nje skeç humori, nuk jane bardh e zi, megjithese arti i te shprehurit ne kete gjini eshte aq konçiz e shprehes, sa nuk te jep kohe per lajthitje. Kete Pellumbi e di mire sepse ka qene nje nga te rrallet e talentuar, e te pakrahasueshem, brenda suazes se artistit.
    Por kur vjen puna tek Nexhmija, çeshtja lidhet me Enverin, dhe me pas me sistemin qe u ngrit, dhe sundoi 45 vite. Denglaxhinjte e bene mode te marrin poza, sepse menduan qe ne kete menyre u pershaten, u bene politikane, hyne e dolen, por ama antikomunizmin nuk e leshuan, dhe ne çastet kur dikush, qofte ky edhe nje ishushtarak-gazetar ti marre interviste Nexhmijes, duhet ti beje ato pyetje qe ka ne koke antikomunisti Pellumb.
    Sot eshte koha kur njerezit e te gjithe profileve, qe kane mundesi, duhet jo te flasin por te ulerasin, te shkruajne e te thone realitetin pa mellefe, pa antikomunizem e antikapitalizem, sepse ne rastin e Shqiperise, nuk i mesuam si duhet as komunizmin e as kapitalizmin.
    Ndaj Pellumb te ka rene kauza, dhe ngaqe nuk e di, e ske si se si te dish, qe Rolandi apo Rudina po pergatiten te shkojne te intervistojne personazhe te kallepit te Nexhmijes, nuk ke mundesi qe te pergatitesh pyetjete e tua per tua dhene atyre, ne menyre qe te jene me agresive e me te papajtueshem me armikun e klases, dhe te mos bien ne pozita oportuniste, duke e zbehur ate!!!

    Reply to this comment
  8. Ivani i madh June 21, 16:08

    Mire ti Pellumb qe e ditke se kur e si te ka mbetur ora megjithese here pas here ta kane kurdisur ata qe ti tani i lufton e uren e shan nga Enveri e deri tek miku jot Sala.. Me sa duket ora tende do jete roskop e viteve te rinise tuaj. Per keta gazetare shkruan e ciresh per ata gjykates e prokurore te plepave te Dursit sta kemi degjuar zene apo ata jane me te afte se i sherbejne kases suaj..

    Reply to this comment
  9. Arber June 21, 16:28

    Nexhmije Hoxha eshte nje deshmitare kyc ne momentin e lenies se trashegimtarit te Enver Hoxhes ne sundimin e Shqiperise Socialiste. Populli thote:”Jo cdo cjap ka qafe per kembore!” Nga te gjithe politikanet e Shqiperise socialiste njeriu qe nuk e kishte qafen per t’i varir kemboren e drejtimit te shtetit ishte Ramiz Alia. Pse iu la pikerisht atij? A kishin gisht agjenturat UDB e Jugosllavise dhe KGB e Rusise? Perse Ramiz Alia nuk u lidh me Republiken Federale te GJermanise, por e mbajti larg ate per 10 vjet, derisa e dorezoi pushtetin tek agjenti i UDB -se Serbe, i lidhur po ashtu nepermjet saj me CIA -n? A ishte Ramiz Alia artopalantoi i KQ te PPSH qe trumbetoi me te madhe qe Enver Hoxha kishte vetem ditelindje dhe pas 5 vjetesh i beri varrin vepres se tij? Pra, thelbi i intervistes se Nexhmije Hoxhes mbetet pikerisht tek kalimi i pushtetit nga Enver Hoxha i paralizuar ne karroce tek Ramiz Alia, i deklaruar se ishte agjent i KGB se Gorbaconvit sapo “Hrushovi Shqiptar”???

    Reply to this comment
    • 11336212016 June 21, 17:33

      i nderuar Arber ,mos shkruaj si gjarper.

      Ramiz Aline kurre nuk e kam vleresuar si burre shteti por dy merita ai i ka ne histori:

      Ai e kuptoi qe sistemi enver hoxhes e kishte mbaruar misionin pra CLIRIMIN E VENDI DHE RIMEKEMBJEN..dhe ishte koha qe te dorzonte pushtetin te cilen ai e realizoi pa gjakderdhje.

      Sa per KGB ja ke futur kot se ne vitet 1980-1990 ishte periudha e arte e Amerikes dhe vitet e errta te Rusise ish USRR…PRA LIGJIN per spiunazh ne shqiperi e behte UDB SI FILIALE E CIA-S.

      Sidomos pas ardhjes se Bejkerit ne qershor 1991 nga Beogradi ( qe u takua vellazerisht me millosheviqin) atehere filloi ai qe do ta quaja INVAZION TE dipllomacise dhe sherbimeve sekrete amerikane & jugoserbe ku nuk mungoi dhe veprimtaria antishqiptare e elez biberaj qe kur te hapen letrat pas 30 vjetesh do habiten shqiptaret me punet e tij te pista me banden kriminale te tropojes me ne krye ish komunistet HALABAKE..berisha-hajdari-mehmet elezi-bujar hoxha-besnik mustafa gjon gecat bucpapat dhe bucet e tropojes qe nuk mbahetn mend sa jane.
      =========================
      Eshte fat i madh per Shqiperine ( dhe turp per qeverine dhe shoqerine civile shqiptare) deklaratat BOMBA te Izet haxhise qe jep per here te pare lidhen direkte te CIA-UDB-BANDA TROPOJES qe per kenaqsine tuaj e keni ketu poshte.

      Pra eshte kriminale qe te fajsoni Ramiz Aline ( qe ne fakt nuk ishte burre shteti) ne vend qe te vini gishtin mbi dy tutoret e sali krimberishes qe jane
      “beogradasit” rajersonovic- elezbiberovic

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET

      Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.

      Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
      ****
      Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
      ****

      Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
      ****

      Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
      ****

      Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
      Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

      Reply to this comment
      • Arber June 22, 00:38

        Njeriu shifer. Une nuk kam shkruar kurre si gjarper, nuk e kam ne karakter. Mund te kem shume gabime, por gjarperimi nuk ka qene kurre metode e komunikimiit dhe jetes sime. Ti e dredhon biseden nga intervistat e Nexhmije Hoxhes, per te cilat une jam kopetent t’i quaj shume te dobeta profesionalisht si nga gazetarja Rudina Xhunga ashtu edhe nga gazetari Roland Qafoku. Problemi eshte se Ramiz Alia u betua mbi varrin e Enver Hoxhes per te mos e nderruar sistemin dhe pas pese vjetesh, duke trasheguar pushtetin diktartorial te Hoxhes, e dorezoi me duart e veta ne preherin e agjenteve te UDB dhe te CIA-s. Kete fakt historik e shtjelloni ju shume qarte. Pra, Nexhmije Hoxha duhet te intervistohet pikerisht per kete trashegimi per te cilen ka qene mbrojtese e Ramiz Alise, qysh ne vitin 1973, beri martesen e djalit me mbesen e R. Alise, mori pjese ne likuidimin e rivaleve per pushtet, Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu; hoqi nga kryesia e Kuvendit Popullor Haxhi Lleshin per t’a lene vendin beniaminit te saj, Ramiz Alia, i quajtur hapur “Hrushovi i Shqiperise”. Kur po bente planet per dorezimin e pushtetit, R. Alia me gojen e vet ka thene se “E. Hoxha dhe ai i kishin ruajtur lidhjet e vjetra”. Me ke i kishin keto lidhje? Me UDB? Me KGB? Sjkurt Nexhmije Hoxha nuk duhet te shuhet nga kjo jete pa u zbrazur per prapaskenat politike te burrit te saj dhe beniaminit te saj. Intervistat e dy gazetareve kane vulem e gazetarise servile te ish-kohes se Partise se Punes. Pellumb Kulla eshte nje nga publicistet me te shquar shqiptare te shekullit XX dhe vazhdon te jete i tille edhe ne fillim te ketij shekulli XXI. Une e njoh vetem nga veprat e tij.

        Reply to this comment
        • boll kanibale psiqikisht te semure... June 22, 14:27

          nuk kam problem per diarrene qe ke shkruar sidomos ne komentin e dyte por mund te them se ke nje kultore arsimore dhe shkalle intelekti te mjerueshme sepse ti nuk kap thelbin e problemit por merresh me anet e jashtme.
          po ta perseris:

          nuk kam asnje lloj respekti per nexhmijen hoxhen,roland qafokun,rudina xhunges me ato ramize,haxhi kadri ,envere…koha e tyre ka mbaruar ne shekullin e kaluar dhe sa me shume te merremi me to aq me shume tregojme se ata paskan pasur te drejte se nuk paskemi qene popull por nje turme me zvarranike deri sa ky shtet sot eshte katandisur me poshte se niveli i vilajeteve ne kohen e perandorise osmane.

          Ne gjuhen shqipe kemi tre koje te foljes
          E KALUARA
          -E TASHMJA
          -E ARDHMJA.
          pra ti me kete pellumbin ( qe eshte kthyer sorre) mund te merreni me te kaluaren nqs se problemet sot jane me mire se ne kohen e enver hoxhes.

          duke qene se shqiperia eshte kthyer ne nje plantacjon droge ,ku lulzon korrupsioni,prostitucjoni dhe njerzit po ikin nga syte kembet..pse duhet te merreni me kohen e xhaxhit ??
          duke qene se shqiperia eshte kthyer ne nje republike te peshtirosur ambasadoriale ku nje fare donald lu i trajton keta kokrrocat e politikes shiptare sikur te jete mbreti i tyre
          ……………………….
          ku ishte ky gaztori dipllomat i OKB ( ky porno publicisti juaj i madh ) qe ishte i vetmi shqipfoles qe mund t’ja mblidhte salibishes per furnizmin me nafte te milloshevicit nga OKB QE I KISHTE VENE EMBARGO SERBISE..dhe jane qindra raste kur ishte ky klloun ambasdor ne OKB qe nuk e hapi sqepin qofte dhe nje here..qofte dhe nje germe kunder bossit te tij saliserbit.
          ……………..
          Jo vetem ky sorre (ish pellumb) por gjithe diaspora ( mender me thane) shqiptare ne amerike duhet te ulurasin se sot e dine te gjithe qe pushtetin real e ka monstra berishe qe perkrahet hapur nga keto miq pereedimore qe kane shpikur nje nga ndyresite me te medha:dekriminalizimi & reforma ne drejtesi qe po behet per salduar pergjithmone mafjen berishiane qe eshte lidhur me mafjen nderkombetare me kollare
          Jo vetem ky sorre (ish pellumb) por gjithe diaspora ( mender me thane) shqiptare ne amerike duhet te ulurasin se sot e dine te gjithe Edi Rama po ben tradhetine me te madhe per t egjithe kohrat.
          Keta korbat,kukuvajkat,zvarranike dhe mergatqyqaret e europes dhe amerikes ne vend te kerkojme fuqishem qe euro-atllantiket te heqin nga faqja e dheut berishen e tyre..i kane thene kaq pushtete qe dhe vete Obama nuk ka mundesi ta heqe:

          PUSHTETI PARALEL I SALI MONSTRES:

          1-PRESIDENTI
          2-K/PROKURORI
          3-KRYETARI SHIKUT
          4-KLD
          5-KLSH
          6-70% E ADMISTRATES
          7-VOA E ELEZ BIBERISHES
          8-VATRA
          9- GJYKATAT SHQIPTARE
          10-DONALD LULUSHI
          11-HELMUTI ALEMANIES
          12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
          13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
          14-KALI TROJES ILIR MUTA
          15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)

          Prandaj ky pallumbi yne ne vend te merret me clirimin e shqiperise nga kolera 25-vjecare berishiane dhe ca elezbiberoamerikane makartiste te semure…merret me sekrecjonte e nexhmijes qe i kane ikur me kohe ….por ky palloshi ndoshta eshte paguar per kete pasi akoma perfiton statusin e azilantit te 1997-8 kur erdhen kamunstat ne fuqi me majkon-nanon qe ky I kishte miq

          boll palloshe,sorra,nekrofile,vampire,kanibale u moret me te vdekurit dhe kufoma…merroni me saliserbin qe e ka kthyer ate vend ne “funeral home”

          Reply to this comment
          • Arber June 23, 00:12

            Per kanibalin e shendetshem: Nexhmije Hoxha eshte nje personazh historik per perudhen (11 Prill 1985-20 Shkurt 1991), me te cilen duhet te merren historianet dhe jo gazetaret e konsumuar qe duan te hyjne ne fushen shkencore te Historise se Shqiperise me njohuri letersie dhe gazetarie!.

          • Matishi June 23, 14:13

            O ti qe shkruan si psiqikisht i semure, Boooll! Lexon ti or koqe, apo ke shkrime te gtashme? Po ate ankese qe shfaq ti, ka edhe vet ky Kulla, qe do mut qe shkruan per hajvane si ty. Ai po ankohet se nuk ka pune me Nexhmijen dhe me enverin. Nexhmijen e ka fryre gazeta. Po thuaj, more koqe kandari, me gjej nje qe ka shkruar kunder Berishes me shume se ky. Pse vjell kaq vrer kunder tij, mos te ka shkerdhyer ndonje te afert? E nga merr vesh ti perse eshte OKBEJA? Andej kalonte nafta per ne Serbine e Saliserbit? Kush e dinte qe Berisha u shpinte nafte e benzine Milloshevicit? E kallxoi ndonje doganier, ndonje minister, kryeminister me pare apo keto hile berishiane dolen dhjete vjet me vone dhe i demaskuan malazezet te paret. O kanibal psiqik perse ha mut kot dhe keta te gazetes ta botojne carcafin e ndohtur ku ke ngrene dhe rrezik te mos botojne kete timin ngaqe vetem ky komenti im nuk ka fjale te dhjera per Kullen!!!!

  10. Fiksim Kulla June 21, 16:52

    Te merresh me Enverin dhe Nexhmijen edhe pas 26 vitesh qe keta nuk kane asnje gje ne dore per kete fytyre qe Shqiperise i dhane Berisha, Nano, Meta, Rama dhe gjithe pëllumbat qe i shkojne ketyre nga mbas eshte jo te te kete mbetur ora por te mos kesh se cte thuash per krimet dhe vjedhjet e Berishes, Nanos, Metes, Rames….. Pëllumbi ka qene burre me fantazi po duket se e ka lene qe i bie ne nje vrime……Nexhimjes. Tung.

    Reply to this comment
  11. logjika June 21, 22:08

    Pellumb! Je bere sorre qe pas lenies detyres si ambasador i sali berishes, nuk ju ktheve vendit tend, por qendrove ne Amerike per te na dhene leksione hipokrizie. Ne presim nga ata qe i kane vene gjoksin punes dhe mbajne mbi supe pergjegjesite e detyre dhe jo mbi juve qe hengert sa u deshi b… dhe tani kerkoni akoma te na tregoni se kush paskeni qene ju. E dime qe regjia jote, Pellumb, ishte kunder Ahmet Zagollit dje, por sot bashke me padronin tend i ngrite bustin ne mes te Tiranes. Kujton se di te derdellisesh? E ke gabim. Merr pak kohe te lexosh dhe keta qytetare qe te kuptosh se sa poshte je!

    Reply to this comment
  12. Rakia balli i kazanit June 21, 22:21

    O pllum, po ce re, ke ngel pa leka andej nga amerika e ke nevoje per ca honorare gazetash. Po shko se gjen ndo nje garazh aty ku banon e bo roje , edhe tespijet i dredh e ca leka i merr.
    Po si zogist i vjeter bohu mo burr dhe ate south african e mbase ze ndonje post ne mbreterine e ardhshme ne mergim.
    A derzi sdo ta pranosh , por dhe vete e di, qe koha qe te ngriti lart e te vleresoj e te beri te nderuar e ta ndjeje vehten krenar si dhe per gruan tende, qe pikerisht ajo koha e Enverit.
    Keshtu qe mire e ke , koha te te mbese ne 1976-1990. atehere te njihte gjithe shqiperia dhe nderoheshe e cmoheshe qe nga veriu deri ne jug.
    Tani je vec nje regugjat i moshuar bytthlepires qe mundohesh te rritesh pak ate socialin qe merr ne amerike me honorare gazetash, qe perzihesh ne jeten jeten shqipetare duke perfituar dhe shfrytezuar pikerisht reputacionin e fituar ne ate kohe ku te ka mbete dhe ora.

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit June 22, 14:37

    ne fakt koha nuk i ka mbetur askujt prapa, sidomos kur ka shkuar jashte dhe i shohin syte nje bote qe ne Shqiperi akoma vonon qe te duket. Por ka edhe nje gje, nje gazetari nuk eshte mire ti formulosh brendine e intervistes, sepse po qe i zoti hajde edhe beje ti kete pune e zanat. Ose, psh, Bruno Vespa eshte nje drejtues emisioni shkume edhe sapun, siperfaqesor sa nuk ka me, biles per pak ia hedh edhe Fevziu, qe eshte nga i njejta stof, por i qepur me dore. Ka edhe nje problem tjeter, psh, po te intervistosh Berishen, per çfare te doje ai, qofte edhe per çipin e lopes, se ai blegtorine e ka pasur shume per zemer, do dallosh se Berisha qe tani ne kete moshe eshte ca i ç’ekuilibruar dhe i shperqendruar menderisht, kurse Nexhmija ishte qiqer nga mendja per ato qe thoshte dhe kishte nje logjike te ftohte e te hekurt. E kuptoj, mendje te tilla jane thesar i çmuar ose e kunderta, triumf i dreqit vete, po ja qe keto i bien njeriut ne pjese per ti ndrequr ose prishur jeten. Sidoqofte, nje gazetar si ky qe pardon, nuk e di kush eshte, ne intervisten e tij si shume gjate i bie kapistallit,”ndonje shqiptar andej nga Amerika…”,( jo po andej nga Patagonia), dhe i bie qe ne 100 mije shqiptaret e Amerikave paskan qene fjala per ndonje qe i ka mbetur koha ne gaveten e zboristit.

    Reply to this comment
  14. emil June 22, 19:46

    Z Kulla keni vuajtur shum ne sistemin monist prandaj flisni me kete gjuh .Ju regjisor bashkeshortja aktore 2 femijet ne shkolla te privilegjuara prandaj keni cdo te drejt morale te urreni ata sistem.Po them nje shprehje qe keni then ju per korcaret se Korca ne ate koh nxirte portiere te mire dhe hetuesit me te ligj ne shqiperi un po shtoj se paska nxjerr dhe bashkepunetor te sigurimit me talent ne art si puna juaj.

    Reply to this comment
  15. THE TRUTH June 23, 15:38

    O MATISH O SELFISH

    VETEM PELLUMBKURVA DHE TI NUK E KENI MARRE VESH NJE NGA KRIMET ME TE NDYRA TE BERISHES

    KAPE PAK KETE TIMIN KETU POSHTE:

    Nëse ka një “damkë” që nuk mund të “pastrohet” kurrë në historinë politike e qeverisëse të PD, të Sali Berishës dhe pushtetit të tij të viteve 1992-1996, kjo është shkelja e embargos së OKB ndaj Serbisë së Millosheviçit, me urdhër të Sali Berishës, në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar kundër popujve të federatës, veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Me këtë akt anti ligjor, anti-OKB e antikombëtar, Sali Berisha dëshmoi përfundimisht me prova konkrete se si dhëndër serb, ishte edhe një misionar pro serb. Ndërkohë që regjimi i Millosheviçit vazhdonte të derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, Sali Berisha, nëpërmjet SHIK dhe mafies rajonale, kishte angazhuar dhe aktivizuar gjithë struktura e shtetit që komandonte, për të furnizuar regjimin e Millosheviçit me karburante, armë e municione, ndërkohë që OKB, NATO e SHBA i kishin vendosur regjimit gjakatar serb, embargo edhe për furnizim me “ujë”.

    Berisha krijoi firmën trafikuese “Shqiponja”, ja stafi i kupolës së PD

    Për të kryer këtë shërbim ndaj Serbisë e kundër OKB dhe NATO-s dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD. Thyerja e embargos së OKB, në harkun kohor të viteve ‘93-‘96, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me bekimin e ish-Presidentit Sali Berisha, ishte një moment i artë i cili nuk u shfrytëzua vetëm nga trafikantët tregtarë privatë në fushën e kontrabandës së karburanteve, por masivisht nga vetë Partia Demokratike, nëpërmjet firmës së saj tregtare “Shqiponja-PD”. Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese “Shqiponja-PD”, u emërua kreu i PD Tritan Shehu. Administrator u emërua Genc Pollo. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik ishte Blerim Çela. Drejtor marketingu ishin Ali Spahia e Ali Kazazi. Koordinator me tregun Serb për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte Pjetër Arbnori. Drejtues ushtarak i kësaj firme, që siguronte ecurinë e trafikut ishte Safet Zhulali. Drejtor finance ishte Genc Ruli. Drejtues i sigurisë rrugore të mjeteve që trafikonin, ishte Agim Shehu. Shef auditi ishte Ritvan Bode, njëherazi edhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave e më pas ministër i Financave. Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës “Shqiponja-PD” që kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinë e kësaj firme ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Kjo firmë u ngrit dhe nisi aktivitetin me urgjencë, pikërisht në momentin kur Serbia u izolua nga SHBA, OKB e NATO, për shkak të krimit njerëzor e gjenocidit masiv, që nisi dhe po vazhdonte kundër popujve federativ që përbënin ish-Jugosllavinë. Firma “Shqiponja” Me rritjen e kërkesës për naftë në tregun shqiptarë, duke qenë se sasia dërrmuese e saj shitej kontrabandë në Mal të Zi, drejtuesit më të lartë të PD në vitin ’93 vendosën të themelojnë firmën “Shqiponja”, e cila fillimisht, sipas akt-themelimit kishte si objekt vetëm eksportin e naftës drejt ish-Jugosllavisë, me afat nisje vitin 1993 dhe për një periudhë mbi 10 vjet. Por që aktiviteti i saj u ndërpre në dhjetor 1996, për shkak të rënies së PD nga pushteti i piramidave.

    Veprimtaria trafikuese antikombëtare e firmës “Shqiponja-PD”

    Në bazë të “Ligjit për Partitë”, subjektet politike kishin të drejtë të krijonin shoqëri tregtare, me arsyetimin për të forcuar financat. Krerët e PD shfrytëzuan paratë që jepte buxheti i shtetit për financimin e partive politike në vend si kapital fillestar për themelimin e firmës “Shqiponja”. Ndonëse firma “Shqiponja” nuk u mor drejtpërsëdrejti me transportin e naftës nëpër rrugët e veriut të Shqipërisë, ku ishte instaluar edhe arteria kryesore e kontrabandës së naftës me Malin e Zi, ajo që nga Porti i Durrësit shërbeu si një nga furnitorët kryesore me karburante të tregtarëve më të vegjël, të cilët më pas i kalonin karburantet kontrabandë në Mal të Zi. Sipas dëshmive të ish-zyrtarëve më të lartë të PD, karburantet në Portin e Durrësit silleshin për llogari të firmës “Shqiponja-PD” nga një firmë angleze. Furnizimi me karburante nga kompania angleze bëhej thuajse një herë në dy muaj. Pasi karburantet depozitoheshin në disa tankera të mëdhenj në Portin e Durrësit, të cilat ishin në llogari të firmës “Shqiponja”, fillonte më pas shpërndarja e sasisë tek tregtarët shqiptarë të cilët ishin licensuar për tregtinë e naftës. Në fillimet e veta firma “Shqiponja” arrinte të furnizonte ndjeshëm dhe në sasi të mëdha tregun shqiptarë me karburante. Kjo jo vetëm për shkak të infrastrukturës që kjo firmë kishte ngritur, por edhe për faktin, se duke qenë se PD ishte në pushtet absolut, firma trafikuese mafioze “Shqiponja-PD” me kryetar bordi Sali Berishën dhe me staf drejtues kupolën e PD, kishte një seri favoresh nga organet shtetërore përsa i përket lejimit të trafikimit të karburanteve, hapjes së portave të importit, liria e transportit në territorin shqiptar dhe eksporti të pakontrolluar në kufi e karburanteve kontrabandë, mos pagesa dhe mos kontrollet tatimore e fiskale, shpejtësia e kryerjes së veprimeve doganore, mbështetja e këtij trafiku me siguri prej policisë, ushtrisë dhe SHIK. Krijimi i firmës “Shqiponja-PD” prej Sali Berishës dhe Millosheviçit në marrëveshje të fshehtë për trafikun e karburanteve e armëve, me drejtues krerët më të lartë të shtetit e pushtetit shqiptar, u bë në momentin kur Serbia e Millosheviçit ishte në krizë edhe për një pikë naftë, karabina e për një copë fishekë, prej embargos që i kishte vendor OKB, NATO e SHBA, si kusht për të ndalur gjenocidin ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, gjenocid që ushtrohej barbarisht e kriminalisht edhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

    Si realizohej kontrabanda dhe çfarë roli kishte qeveria?

    Në vitet 1993-1996, autobotet me naftë, mazut, benzol, benzinë e vajgur special për avionët, ose ndryshe me “kerazinë”, vinin çdo javë në “karavanë” prej 17-18 automjete në naftë. Ato ngarkoheshin në Greqi dhe mbasi ndërronin dokumentet dhe mjetet në Bullgari, nëpërmjet Maqedonisë futeshin në Qafe-Thanë, bënin “një xhiro-hyrje dal;je formale në Shqipëri me dokumente false dhe shkonin drejt Serbisë. Kjo “linjë” bëhej prej 3 vitesh, pa pushim asnjë ditë. Këto autobote, kishin drejtues bullgarë, grekë, malazezë, kosovarë e maqedonas, por që komunikonin saktësisht në gjuhën e doganës tonë. por ata për garanci komunikimi, në çdo mjet e në çdo rrugë qarkullimi, shoqëroheshin nga shqiptar, të cilët në fakt ishin oficerë të SHIK-ut, të autorizuar me leje speciale prej qeverisë shqiptare, policisë shqiptare dhe sidomos me “autorizim special” të firmosur nga kryeshikasi Bashkim Gazidede.

    Incidenti në Qafë-Thanë, SHIK urdhëroi lirimin e autoboteve

    Ishte 12 mars 1995, kur një autokolonë me 11 autobote me karburante kontrabandë u paraqit të hynte në pikën e Kalimit në Qafë-Thanë. Policia e turnit e cila nuk kishte asnjë informacion për këtë ngarkesë pa “letra” por me “kod” të SHIK e të qeverisë “Berisha”, e ndaloi dhe nuk e lejoi autokolonën të kalonte në territorin shqiptar. Brenda 1 ore në pikën e Qafë-Thanës mbërriti një helikopter me “ekspertë” të SHIK, të cilët sollën një shkresë të vulosur e firmosur nga Bashkim Gazidede dhe nga kryepolici Agim Shehu, që urdhëronte futjen e tyre në Shqipëri pa asnjë kontroll. Ata që i bllokuan ishin Komandanti i Divizionit të Policisë doganore Korçë, Arben Doçi dhe shefi i shërbimit Hasan Durmishi (ish-kryetar i policisë financiare Pogradec, ndaj të cilave u mbajt qëndrim i ashpër e pezullues nga puna “me urdhër nga lartë”. Pas incidentit të ndodhur, pikën e kontrollit kufitar e doganor të Qafë-Thanës, Kapshticës e Kakavijës, qysh pas bllokimit të autoboteve me naftë kontrabandë, i morën nën kontroll e drejtim “grupe speciale” prej nga 12 vetësh oficerë e agjentë të SHIK, të cilët u instaluan me “banim” e shërbim në zonat ku ishin pikat doganore e kufitare. Ata ishin organikë e SHIK të Tiranës.

    Azem Hajdari denoncoi trafikun e “Shqiponja-PD” në favor të Millosheviçit

    Por firma kontrabandiste e trafikuese “Shqiponja-PD” e cila ishte bërë furnitorja e vetme e pushtetit gjakatar të Millosheviçit me karburante, armë e municione, kishte dhe “llogarinë” e saj financiare. Ajo ishte një burim i madh fitimi prej kontrabandës e trafiqeve, miliardat e të cilave përfundonin në xhepat e stafit drejtues të PD, me “gjeneral” të firmës Sali Berishën i cili komandonte dhe urdhëronte gjithçka, sipas udhëzimeve e porosive që merrte nga Millosheviçi, nga mafia ruse, bullgare, rumune, serbe e greke. Ishte momenti kur Serbia e blinte “pikën e karburantit” më shtrenjtë si “pika e gjakut”, për shkak të mungesës së saj prej bllokazhit që i kishin vendosur gjithë vendet me urdhër dhe marrëveshje të SHBA, NATO e OKB. Fitimet përrallore Fitimet e mëdha që po rridhnin nga tregtia e karburanteve, krijuan jo pak turbullira edhe brenda radhëve të PD. Ish- deputeti Azem Hajdari, akuzoi publikisht drejtuesit e lart të PD, të qeveris dhe të shtetit se nëpërmjet firmës “Shqiponja-PD”, po bënin kontrabandë karburantesh dhe se kishin shkelur embargon e OKB ndaj ish- Jugosllavisë. Në betejën e përplasjeve brenda PD, ndikoi jo pak edhe lufta për të dominuar tregun e karburanteve, që po prodhonte fitime të kolosale, ndërmjet klaneve të ministrave, politikanëve e deputetëve të PD. Kjo luftë mes klanesh që kishte zbritur në “terrenin” e interesave të fitimeve financiare dhe që fijet kontrolloheshin prej Sali Berishës, Tritan Shehut, Genc Rulit e Ritvan Bodes, u acarua aq shumë, sa në vitin 1995 nisi përplasja e madhe. Një nga ata që doli jashtë loje prej kësaj kontrabande prej klaneve mafioze e trafikuese brenda PD ishte Genc Ruli, i cili u sulmua prej Berishës dhe klanit të tij, me akuzën e “drurit të arrës”, akuzë e cila kishte bazë reale. Firma trafikuese “Shqiponja-PD” kishte mjaft avantazhe në treg, duke u bërë në një farë mënyre e pakonkurrueshme nga operatorët e tjerë të import-eksporteve të karburanteve e armëve në Shqipëri e rajon, por edhe nga ata operatorë të rinj, që kishin lidhje të forta me pushtetin mafioz e kriminal “Berisha”, kupola e të cilit menaxhohej prej SHIK të Bashkim Gazidedes. Për dy vjet, nga viti 93 deri në vitin 95, firma “Shqiponja-PD”, zyrtarisht mësohet se ka fituar rreth 700 mijë dollarë amerikanë. Por në fakt, sipas volumit të kontrabandës, mendohet se fitimi prej karburanteve të shitur në Serbi, mendohet se kalonin shumën 12 milion dollarë, vlera këto që përfundonin në xhepat e pushtetit që përballë shqiptarëve, kishte hedhur parullën elektorale e programore demagogjike: “Me ne fitojnë të gjithë”. Asnjëherë, nuk pati një “libër bilanci” kjo firmë, madje edhe kur u mbyll në vitin 1996, rezultoi me buxhet 18 dollarë gjendje. Firma “Shqiponja-PD” u mbyll në fund të vitit ‘96, kohë kur kishte rënë interesi i ish-Jugosllavisë së Millosheviçit, për importe karburantesh nga Shqipëria, si pasojë dhe e heqjes së embargos. Mbyllja e firmës “Shqiponja-PD” me heqjen e embargos ndaj Serbisë, dëshmoi qartë e përfundimisht se kjo firmë e krijuar prej Sali Berishës, kishte si mision vetëm kontrabandën e naftës, por edhe të armëve e municioneve, të cilat Sali Berisha i vazhdoi edhe në pushtetin e viteve 2005-2013 nëpërmjet ministrisë mafies së trafiqeve të instaluar brenda Ministrisë së Mbrojtjes me firmën “Meico”, por edhe me firma private, të cilat shkaktuan edhe tragjedinë e Gërdecit, ku menaxhere ishte familja mafioze kryeministrore “Berisha”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*