Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sensibilizohet edhe Berisha, vendos fjongon rozë

October 5, 2017 11:05

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sensibilizohet edhe Berisha, vendos fjongon rozë

 

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është sensibilizuar në kuadër të kësaj nisme, që synon të rritë ndërgjegjësimin e grave për diagnostikimin në kohë të sëmundjes.

Në një komunikimin me mediat para godinës së Parlamentit, u shfaq me fjongon rozë në xhaketën e tij, simbol i sensibilizimit ndaj kësaj sëmundje.

October 5, 2017 11:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*