Muaji i Ramazanit, Nishani uron besimtarët

May 26, 2017 21:38

Muaji i Ramazanit, Nishani uron besimtarët

Me anë të një mesazhi, presidenti Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.

“Dita e nesërme shënon fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, nisjen e sakrificave, reflektimit dhe dhënies së provave pa fund të forcës së besimit”, ka thënë Nishani.

Me këtë rast, është shprehur ai, dëshiroj t’ju uroj nga zemra një agjërim sa më të lehtë e të mbarë!

“Si dhe të nënvizoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ky Rit shumëshekullor ka për shpirtrat e miliona besimtarëve anembanë botës, për forcën e brendshme të tyre si dhe për kthjellimin e mendjeve të tyre duke farkëtuar gjithmonë e më shumë besimin te i Plotfuqishmi”, thuhet në mesazhin e kreut te shtetit.

May 26, 2017 21:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*