Muhabete levantine për samitin e Triestes

July 14, 2017 18:03

Muhabete levantine për samitin e Triestes

Çapajev Gjokutaj

Samiti i atleteve të bardha. Kështu mund ta perceptojë lexuesi i painformuar Samitin e Triestes, po të niset nga titujt e mediave on line.

Lajmi se Edi Rama shkoi të takonte Zoran Zaevin me kostum të errët dhe atlete të bardha, u publikua dhe u ripublikua nga shumica e mediave dhe ngjalli goxha reaksion në rjetet sociale.

Për hir të atleteve kaloi thuajse pa u vënë re një problem, sa i rëndësishëm aq edhe i diskutueshëm: krijimi i një zone të lirë ekonomike mes  Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo zonë, thonë përfaqsuesit e BE-së, do krijojë një treg me 20 milionë banorë, shumë më tërheqës për investitorët e huaj. Do hapë vende pune, do nxisë bashkëpunimin rajonal dhe do zbusë armiqsitë e vjetra.

Zëra skeptikë nga rajoni thonë se zona e lirë ekonomike është një marifet i BE-së. Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor po bëhet hallvë e ftohët. Mungesa e një perspektive të afërt europine, po bën që në rajon të rritet ndikimi rus, turk, madje edhe ai kinez. Në pamundësi për hapa integrues konkretë, BE-ja ofron zonën e lirë. Kur s’ke pulën, kënaqu me sorrën.

Po krijohet Jugosllavia e re, thonë ca shejtan budallenj mall vëndi. Atë që s’e bëri dot Titua në 1948-ën po e bën, pa çak e pa bam, qeverisja jonë e sotme.

Këto dhe gjëra të tjera të diskutueshme kërkonin që  mediat të fokusoheshin me përparësi tek ideja e zonës së lirë.

Të sillnin në vemendje të publikut ç’mendojnë ekspertët, ç’fiton e ç’humbet Shqipëria, ç’duhet bërë që të maksimalizojmë fitimet e të minimizojmë humbjet, si duhet shfrytëzuar kjo inisjativë për të nxitur integrimet mbarëshqiptare pavarësisht kufijve etj. etj.

Po të nisesh nga sa thonë mediat, Shqipëria nuk ka ekspertë. Ka vetëm ca gjithollogë dhe një aradhë gazetarësh që bëjnë lajme me atlete dhe të kujtojnë muhbetet levantine në kafene e berberhane.

July 14, 2017 18:03
Komento

17 Komente

  1. arbereshi July 14, 18:29

    Saliut kur ti jepet mundesia per nje takim me samitin e azilit te pleqve do shkoje me veshjen popullore te LUMES dhe me kepuce me maje dhe te zeza. Saliun shume shpejt do ta shofim rrugeve te Tiranes me kostum popullor pi Lume

    Reply to this comment
  2. Andi dhe Fatosi July 14, 18:33

    Ky eshte niveli i gazetareve te kazanit arrin deri tek idioti orovi cial qe merret veteb me thash e theme dhe sharje per te tjeret. Keto medie as per ne Vucidol nuk vlejne.

    Reply to this comment
    • Turban Palla July 15, 10:09

      Snobisti i Surrelit i ka…

      # atletet gjermane,
      # veturen gjermane,
      # kostumin italian,
      # parfumin francez,

      kurse…

      # mendjen turke

      Po sikur te vinte dhe nje ÇALLMË ne koke si do dukej ?

      Reply to this comment
    • Turban Palla July 15, 10:13

      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      Reply to this comment
  3. intelektuali July 14, 20:22

    PO mire mo Capajevi i Stalinit, po si thua ti more mavri?

    QE TE DALE EDI RAMA NE SAMITIN E BALLKANIT BYTHAJASHTE NJASHTU SIC DOLI ME RUDINA MAGJISTARIN NE NICE TE FRANCES?

    Po kush investitor i afrohet nje vendi ku Kryeministri del me atletike dhe me kollaro e kostum sikur te ishte nje gaztor cirku?

    Reply to this comment
    • Devolliu July 15, 12:23

      a nuk me thua o kumandar , ç’te keqe ka , te dale edhe bythe jashte ashtu si sistemi YT
      QE predikon Lirine ?
      Ku fillon e ku mbaron Liria o Kumandar ?

      Ja per shembull :
      Liria jote fillon , kur shan enverin e vdekur duke pire kafe tek tajvani , me KESTET e paguara nga Populli ,
      dhe Mbaron kur largohesh nga Tajvani ,
      duke marre Bythen tende te Vyshkur nga Vitet ,
      nen hijen e kapeles ” republike ” te nxire
      nga djerset qe ke derdhur te na bindesh ,
      qe Kapitalizmi eshte akoma Gjalle .

      Ashtu si Komunizmi qe nuk Lindi ,
      I NDERUAR kumandar Nastradini ,
      po te Tregoje ,
      qe KAPITALIZMI ka shume kohe qe ka Vdekur .
      Sa keq me vjen per ty , Ormai sei un Antiquariato .
      Do te kisha deshire te , te mbaja si Relike e Kapitalizmes ne bufe .

      Reply to this comment
  4. Besniku July 14, 20:47

    I nderuari Çapajev Gjokutaj, merr gabimisht per baze mendimin e gjithologeve kazaniste per ekzistencen o jo te eksperteve ne Shqiperi. Kjo e çon ne gabimin e dyte te madh qe vlereson Samitin e Triestes duke u nisur nga atletet e Edi Rames.
    Asnjehere Europa nuk ka bere gje ne interes tone as kur Berisha u shtri barkaz dhe beri çfare deshen, ne kurriz te Shqiperise, se ishte teper komuniste.
    Tani qe del nje kryeminister , qe te pakten e do Shqiperine, dhe ne çdo hap e tregon kete, intelektualet tane, frikacake deri dje, dalin e gjykojne nga guna e jo nga puna.
    Po dilni ju e kini kurajo, edhe duke gabuar, se jua falim, por beni nje shtet, se na morret shpirtin me pallavra.
    Po do prapanice puna e do kurajo te perballesh me kedo, e jo friksa qe fshihen pas lafeve.
    E Edi Rama nuk ja ka friken te perballet me kedo

    Reply to this comment
    • intelektuali July 15, 16:44

      Ore je ne terezi ti more mavri?

      PO SIKUR TE SHKOJE EDVINI TEK MERKELI ME PENISIN PERJASHTA DHE T’I KERKOJE NDIHMA EKONOMIKE SI THUA TI?

      Njashtu sic ka dala ne foto me Rudina Magjistarin ne France, cfare do te thote Bota per kryeministrin shqyptar? Si thua ti qe Merkeli do ta prese Edvinin bythajashte njesoj si fansat e Edvinit ne Shqypni do te hape thesin me LEKA dhe do te deklaroje:

      MOS I SHIKO BYTHEJASHTIT “GUNEN” POR PUNEN.

      Kete mund ta thote kokekuqja Vllahutini na Kroacia qe e ka derguar ne Shqypni Mogherini nga Italia per te “qethur” para e prapa taksapaguesit evropiane me vilat e Samir Mane Albanezit, por kursesi investitoret e huaj qe do te derdhin LEKAT e tyre ne nje vend ku Kryeministri eshte si Mbreti Lakuriq i Andersenit dhe te gjithe oborrtaret e tij si puna jote thone:

      OH SA ROBE TE BUKURA KA VESHUR MBRETI EDI RAMA!

      sepse:

      Per keto 4 vjet cilat jane punet e mira qe ka bere Edi Rama?

      pervec se:

      ANATEMOI DHE MALLKOI PRESIDENTIN AMERIKAN DONALD TRUMP NGA CNN SI ASKUSH TJETER?

      Reply to this comment
  5. edi magjik July 15, 10:19

    donald trump ka vendosur te konnkuroje edi ramen.ne takimin e pare qe do te beje ne europe,ai do te paraqitet me pantallona te shkurta,me kollare jeshile dhe kaapele kashte.te shohim me cfare varianti do e konkuroje edi yne magik

    Reply to this comment
  6. demo July 15, 13:58

    Edi Rama eshte me atlete kineze.Edi Rama eshte pa kepuce,.mund te kishte shkuar dhe zbathur,,.sepse eshte SNOB,eshte njeshi,nuk eshte malok me kollare

    Reply to this comment
    • kracia July 15, 16:40

      eshte edhe Tironc , e i gjate ,
      Prandaj e zgjodhen qe te Rilindi ,
      sepse nuk rilindi 4 vitet qe shkuan .

      Edhe ti demo me qense votove ramen je djale modern dhe i modes ?

      Reply to this comment
  7. Taqi July 15, 15:05

    me nje fjale , dun me kriju nji europe te vogel mrena europes se madhe ?
    hajer ishalla , po perse valle ?
    atehere pse e prishen jugosllavine ?

    Reply to this comment
  8. Krist July 17, 01:02

    Per Intelektualin,Rama lakuriq ne France nuk ka qene me Rudinen ,por me ate qe sot eshte gruaja e ministrit Cuci,Sorosiane profesioniste skriptiste.Ndersa per Besnikun duhet t’i kujtoj se trim (si puna e Rames) eshte vetem budallai.

    Reply to this comment
  9. Ilir July 17, 09:04

    Çapajev, mu be shume qejfi kur lexova kete artikull sepse ky duhet te ishte mendimi kryesor dhe jo atletet. Nuk pati kurrfare debati te diskutuar paraprakisht dhe nuk pati asnje reflektim per mbledhjen e shteteve te shqiperise dhe kosoves ne nje bashkesi me serbine. Atehere qe edhe me dogana e pa zone te lire eksportet e serbise drejt kosoves jane 10fishuar, imagjino sikur te lirohet puna fare se c’ndodh.
    Sepse serbia tek e fundit eshte shtet ku si e majta dhe e djathta punojne per te miren e kombit, ndersa ne primitivet post osmane e komuniste pa kurfarre profesionalizmi e dinjiteti i kemi shit dhe leckat e fundit per pak me shume pushtet.
    Turp i madh per kete tragjedi te ardhshme qe as nuk u debatua fare.
    Tek e fundit cdo popull ka qeverine qe meriton, bravo o edi qe prape na e fute

    Reply to this comment
  10. Ilir July 17, 09:06

    Capajev, pastaj kur lexoj dhe komentet qe bejne per shkrimin tend me vjen te them qe 500vjet turqi e kane shkaterruar kete vend duke e kthyer ne skllav dhe mbase keshtu meritojme te ngelemi

    Reply to this comment
  11. Kol Kulumria July 18, 10:31

    Edi Rama | Mos bini ne gracken e Serbis . Ruaj S

    Reply to this comment
  12. Kol Kulumria July 18, 10:37

    Edi Rama | Mos bini ne gracken e Serbis . Ruaj Shqiperin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*