Muho: Janë futur duart në kutitë e Kukësit, duhet hetim

Redaksia Online July 27, 2013 19:54

Muho: Janë futur duart në kutitë e Kukësit, duhet hetim

Përfaqësuesi i LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho, ka thënë pas rinumërimit të votave të 15 kutive të qarkut të Kukësit, se fletët pa shenja dalluese janë zhdukur nga kutitë. Ai ka kërkuar nga ana e prokurorisë që të hetojë.

Thelbi i kërkesës sonë ankimore kishte të bënte me pamjet filmime në zonën e administrimit zgjedhor numër 9. Ekspertët tanë konstatuan se në monitor shfaqeshin fletë votimi të bardha, pa shenja dalluese, të cilat duhet të vlerësoheshin si të pavlefshme. Pretendimi ynë u mor parasysh nga gjykata. Mbi këto baza kolegji vendosi të rinumëronte kutitë e votimit. Sot u konstatua se këto fletë votimi mungonin, nuk ishin më të bardha, por të shënjuara. Pyetja jonë është, ku shkuan fletët e votimit të bardha. Nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi sot. Do të jetë pjesë e hetimit te organeve të specializuara, për të pare se ku janë zhdukur këto vota. Do të respektojmë vendimin e gjykatës, por çështja nuk do të mbetet me kaq. Organet e specializuara duhet t’i japin përgjigje kësaj pyetje, ku shkuan fletët e votimit që rezultonin pa asnjë shenjë dalluese. Prokuroria duhet të merret me ketë çështje”, deklaroi Muho.

Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, tha se Kolegji vërtetoi bindjen e PD-së për pastërtinë e fitores në Kukës.

Të gjitha pretendimet e ngritura ishin të pabazuara, por edhe në pamjet filmike të cilat pretendonin se i kishin parë dhe ekzaminuar, rezultati pasqyronte atë që grupet e numërimit kishin nxjerrë. Bindja jonë për pastërtinë e fitores sonë në qarkun e Kukësit u vërtetua. Ne kemi qenë që në fillim për transparencën dhe na vjen mirë që këtë qëndrim konseguent që e kemi mbajtur në të gjithë proceset u konfirmua edhe në këtë rast, në rastin e Kukësit”, u shpreh Kaso

Redaksia Online July 27, 2013 19:54
Komento

4 Komente

  1. nono July 27, 21:07

    LIMON I METES

    Reply to this comment
  2. arjan July 27, 22:04

    Fakt eshte qe kolegji miratoi tabela rezultatesh per zonen zgjedhore Kukes dhe nga kjo kemi perfundimisht PD-3 mandate dhe PS-1 mandat per kete zone zgjedhore.
    Kjo cfare deklaron Z.Muho eshte nje supozim te cilin ai e beson por ende nuk eshte vertetuar. Prandaj, ne respekt te faktit (dhe jo supozimit) me mire do ishte nje titull pak me objektiv dhe jo kaq ekstrem…

    Reply to this comment
  3. Fleks July 27, 22:16

    Nderkohe qe Muho(LSI)futi duart e ne melcite e popullt,qenka e siklet se dikush paska futur duart ne kutite e kartonit,ku pas verifikimit doli se ato qe kishin futuar duart ne melcite e popullit(sheqer ne koshere te bleteve ne kembim te mjaltit-votes),kishin futur duart dhe ne kutie e kartonit.

    Ja pra pisllek plus pisllek=dy atre pislleqe bashke.

    Duke bere te mundur keshtu qe i kryeakuzuari te behet mjet transporti me qira me 16-17 kembe,per kryekuzatorin PS.

    Reply to this comment
    • feniks July 28, 02:10

      Dukesh,qe ti “Fleks” je nje KELYSH PISLLEKU,ndaj kerkom t’i shpetosh akuzave per SHQYERJE KUTISH!!!
      Edhe vete e di,qe Berisha eshte mjeshter i ketyre SHQYERJEVE,aq me teper tani,qe PS-ja arriti 84 deputete,qe ia PLAS BOMBEN NE DORE sa here te doje ketij agjenti te UDB-se!!
      Megjithate boja do ju dale per 8 vjet rresht,o ANTI SHQIPTARE TE NDYRE!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim