Mukja dhe dokumentet sekrete britanike

August 10, 2018 09:39

Mukja dhe dokumentet sekrete britanike

Nga Auron Tare

75 vjet më parë, në fillimin e një gushti përvëlues të 1943-shit, në lëndinat e fshatit Mukje, diku në kufirin midis Tiranës dhe Krujës, u firmos një marrëveshje midis dy grupimeve më të rëndësishme shqiptare të cilat deri atëherë kishin tentuar ta neutralizonin njëra-tjetrën vetëm politikisht.  Kjo marrëveshje e cila pati një jetë shumë të shkurtër u hodh poshtë menjëherë nga Nacional Çlirimtarja e dominuar nga komunistet dhe për pasojë mbledhja, që historia e njohu si Konferenca e Mukjes, i rreshtoi palët politike hapur kundër njëra-tjetrës deri në një konflikt të armatosur. Konflikt ky i cili përfundoi me ardhjen në pushtet të komunistëve dhe dëbimin nga Shqipëria të të gjithë elementëve nacionalistë që në Konferencën e Mukjes kishin qenë në anën e kundërt të tavolinës.

Vitet e fundit janë bërë thirrje në shtypin e përditshëm nga një sërë historianësh për një rishikimin të kësaj Konference dhe si “një sfidë për historianët”, të cilët njëzëri e kanë konsideruar Konferencën e Mukjes një ngjarje të madhe historike dhe dështimin e saj me pasoja të rënda për historinë e mëvonshme shqiptare…

Por, a është me të vërtetë i drejtë ky konkluzion?

Sipas disa historianëve që kanë shkruar mbi të, Mukja është cilësuar si “Parlamenti i parë pluralist”.  Apo një rast i humbur në historinë shqiptare. Por a  e meriton këtë emër me të vërtetë kjo Konferencë? Organizimi i Mukjes dhe rezultatet e saj, tashmë janë të njohura nga historia dhe të gjithë ata që janë të interesuar mbi këtë çështje. Gjithsesi, çfarë mungon, mendoj unë, është informacioni që studiuesit e kësaj ngjarjeje kanë mbi prapaskenat që sollën këtë takim midis palëve të Frontit Nacional Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar. Deri më sot, studiuesit që janë marrë me këtë temë kanë dhënë versione të ndryshme për iniciatorët e këtij takimi. Gjithsesi ende nuk është shumë e qartë se kush e inicioi këtë takim dhe çfarë konkretisht kërkohej në të vërtetë nga ky takim. A ishte me të vërtetë një përpjekje e sinqertë e dy forcave kryesore ideologjike për t’u bashkuar në të mirë të fateve të Shqipërisë? Apo, pas këtij takimi qëndronin forca të tjera, të cilat kërkonin ndikime politike në Shqipërinë e pas Luftës?

Nga dokumente, të dala nga arkivi i Shërbimit Sekret Britanik të Luftës SOE, mund të sjellim disa detaje të reja mbi  Konferencën e Mukjes  nga ku mund të kuptojmë se ky takim nuk është ishte një  përpjekje e sinqertë e palëve kundërshtare për fatet e Shqipërisë së pasluftës.

Dokumenti, i cili mban firmën e Misionit Britanik, më 1 Nëntor 1944, i nënvizuar si “Tepër sekret” me titull “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI”, ndër të tjera shkruan qartë se kjo Konferencë është iniciuar dhe përgatitur nga Shërbimet Sekrete Britanike me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar që në Beograd, në verën e 1940-s. Duhet theksuar se këta bashkëpunëtorë në këtë periudhë kishin mundur të ishin në udhëheqjen e lëvizjes Nacional-Çlirimtare po ashtu edhe të rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar dhe të Lëvizjes së Legalitetit.

Nga kujtimet e disa oficerevë britanikë që shërbyen në Shqipëri në kohën e luftës të cilët e kanë prekur pak takimin e Mukjes, përmendet shkarazi se me këtë  takim janë marrë Abaz Kupi, Ifsan Toptani në bashkëpunim edhe me  Mustafa Gjinishin.  Deri me sot, siç u përmend më lart nga studiuesit e kësaj teme, nuk ka emra konkretë për inicimin e këtij takimi dhe dokumenti që sjellim në këtë shkrim mund të na japë një ide pak më të qartë se kush ishte iniciues i kësaj marrëveshjeje.

Në një numër shkrimesh të botuara si pjesë e një studimi të arkivave britanike të luftës, është hedhur drite mbi ngjarjet që i paraprinë shpërthimit të lëvizjes anti-italiane në Shqipëri. Mund të themi me siguri se pjesë e kësaj lëvizje ka qenë edhe mbështetja e Shërbimit Sekret Britanik si pjesë e një plani strategjik për Ballkanin, të ideuar nga qendra e Shërbimeve Sekrete në Londër Seksioni D dhe e vënë në zbatim nga Zyrat e MI (R)) (shërbimi i fshehtë ushtarak)  në Beograd.

Me gjithë shkrimet dhe studimet  e deri tanishme historiografia shqiptare e pas vitit 1992 nuk ka mundur të shpjegojë se përse në vitin 1941, papritmas në Shqipëri, filloi dukshëm lëvizja anti-italiane. Historiografia komuniste, e ideologjizuar në maksimum, pretendonte se lëvizja anti-italiane në Shqipëri ishte zhvilluar si rezultat i urrejtjes popullore ndaj fashizmit dhe kulmoi me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Është e pamohueshme se në Shqipërinë e kohës kishte një lëvizje komuniste e cila e shpërndarë e përçarë dhe shumë e pa organizuar nuk ishte e aftë të krijonte një opozite serioze anti-fashiste. Megjithatë edhe pse kishte dy vite që Shqipëria ishte e pushtuar, deri në 1941 nuk kishte një lëvizje të mirëfillte komuniste anti-fashiste. Çuditërisht organizimi anti-italian filloi papritmas në momentin kur Italia po bëhej gati për ofensivën e saj në Greqi. Nga dokumentet britanike tashmë të deklasifikuara mund të kuptojmë më qartë se lëvizja anti-italiane në Shqipëri në këtë periudhe ishte pjesë e një plani për të destabilizuar prapavijën italiane gjatë ofensivës së saj në Greqi. Për këtë arsye britaniket  ideuan, përgatitën dhe financuan lëvizjen anti-italiane në Shqipëri, me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë lëvizje. Në këtë kohe disa oficerë të MI6 vizituan Greqinë për të mbledhur të dhëna rreth emigrantëve shqiptare atje dhe personat që mund të përdoreshin në infiltrime për të krijuar depo me material shpërthyese si dhe mbledhjen e informatave ushtarake përgjatë kufirit në momentin që Italia do të sulmonte Greqinë.  Janina u bë një qendër e këtyre veprimtarive të oficerëve britanikë, ndërkohë që një plan veprimi ju dërgua Kryekomandantit të Armatës së Lindjes së Mesme i cili u miratua. Personalitete të rëndësishme të Foreign Office dhe Shërbimit të Fshehtë të sapo krijuar SOE, miratuan operacionet e fshehta në Shqipëri por me shënimin në dokumentin përkatës se “duhej shume kujdes për të mos krijuar dyshime tek italianet të cilët mund ta përdornin si pretekst për sulm ndaj Greqisë.  (shënim nga Hugh Dalton i SOE).

***

Ndërkohë ajo që pritej ndodhi dhe në 28 tetor 1940 Italia sulmoi Greqinë. Prioriteti i britanikëve ishte ndihma ndaj Greqisë por Seksioni D në Beograd i përshkallëzoi përgatitjet e infiltrimeve të njerëzve të saj në Shqipëri. Ministria e jashtme kërkoi mendimin e Qeverisë Greke e cila nëpërmjet Gjeneralit Metaksa u përgjigj se “nuk ishin të interesuar për një Kryengritje nga Shqipëria dhe forcimin e aspiratave të shqiptarëve”. Duket se situata në terren me Luftën në Greqi shtyu Shërbimin Britanik të tentonte një ndërhyrje në Shqipëri nga veriu, me ndihmën e Gani Kryeziut, Kupi dhe Gjinishit, por marrja e Beogradit nga Gjermanët i la grupet shqiptare pa një prapavije nga ku mund të merrnin ndihma dhe për këtë arsye Gjinishi, Kupi, Peza dhe pasuesit e tyre u shpërndanë në Shqipëri duke krijuar bërthama rezistence të cilat në mënyrë sporadike filluan të merrnin udhëzime dhe para nga Seksioni D britanike në Stamboll.

Ishin këto bërthama të cilat krijuan Çetat e para të rezistencës anti-italiane të cilat më vonë u përdorën nga komunistët për të shtrirë influencën e tyre.

Këto prapaskena ishin ngushtësisht të lidhura më vonë me ngjarje të rëndësishme qe sollen si finalizim edhe takimin e Mukjes.

Prandaj edhe dokumenti i 1 Nëntor 1944, “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI” i cili thekson se një ndër shërbimet e Kupit ishte edhe organizimi i konferencës së Mukjes, mund të merret si një dëshmi e rëndësishme për të kuptuar më shumë mbi influencën e aktorëve të huaj në këtë takim të rëndësishëm.

Konferenca u administrua dhe u mbajt në ambientet e Ifsan Toptanit, një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Ifsan Toptani, sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve. Ifsan Toptani, një pinjoll i familjes së famshme krutane, i njohur për lidhjet e shumta që kishte në Shqipërinë e asaj kohe mbante marrëdhënie shumë të mira, si me Nacionalistët, ashtu edhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar. Megjithatë, ai ka qenë shumë afër misioneve britanike dhe fakti që më vonë punonte në Zyrën e S.I.S në Athinë tregon qartë afërsinë e tij me Shërbimet Britanike dhe përfshirjen e tij në rrëzimin e qeverisë komuniste të pasluftës në Shqipëri.

Nga burimet arkivore të Shërbimit Britanik, por edhe të disa dokumenteve të kapura gjermanëve pas Luftës, të cilat flasin mbi Shqipërinë, del qartë se në vitin 1943, britanikët dhe gjermanët kishin një ide të saktë se ekzistonin dy grupime të rëndësishme në Shqipëri. Një grupim; i cili luftonte ushtrinë italo–gjermane dhe një grupim; i cili kishte zgjedhur neutralitetin deri në bashkëpunim të hapur me gjermanët në fundin e 1944-ës.

Duke parë faktin se pranë forcave partizane kishte një numër të madh misionesh britanike dhe më vonë amerikane, kuptohet qartë se britanikët i kishin zgjedhur aleatët e tyre. Sigurisht që prania e ideologjisë komuniste në radhët partizane shqetësonte disa prej ideologëve të Shërbimit Britanik, shqetësim ky, i cili ishte i njëjtë si për Greqinë ashtu edhe për Jugosllavinë.

***

Britanikët në vitin 1943 tentuan që t’i afronin këto grupime si ne Greqi ELAS dhe EDES  si ne Jugosllavi, Tito dhe Mihailloviçit. Duke parashikuar se ardhja në pushtet e komunistëve do ta bënte ndikimin e tyre në Ballkan mjaft të papërfillshëm, prapa organizimit të këtyre Konferencave janë direktivat e Shërbimit Anglez, i cili kërkonte të krijohej një komitet drejtues i përbashkët, i cili në të ardhmen do të merrte fatet e vendit në dorë…

Pra, Konferenca e Mukjes duhet parë në kontekstin e saj historik dhe jo si një ngjarje e shkëputur shqiptare. Sigurisht që, në këtë Konferencë u hodhën edhe teza dhe ide nacionaliste, të cilat, fatkeqësisht, nuk kishin koherencë dhe dilnin jashtë realitetit të asaj periudhe. Kërkesat për Kosovën ishin teza, të cilat në kancelaritë europiane nuk do t’i merrnin seriozisht e aq më tepër kur fatet e vendeve të pasluftës do të vendoseshin nga Të Mëdhenjtë e dalë nga kjo Luftë. Duhet të jemi të qartë se, Konferenca e Mukjes nuk do të kishte asnjë rol në zhvillimet e pasluftës si në Kosovë, si në Çamëri, një konkluzion që u vërtetua me vendimet e dala nga Marrëveshja e Jaltës apo edhe ajo midis Çurçillit dhe Stalinit në Moskë, në dimrin e 1944-ës.

***

Pra, nëse do të kemi parasysh prapaskenat e zhvillimit të kësaj konference, mendoj se Enver Hoxha i hodhi poshtë vendimet e dala prej saj për faktin e thjeshtë se ai kuptoi që një Komitet Drejtues i Luftës, me elementë jashtë lëvizjes Nacional Çlirimtare, nën ndikimin anglez, do ta nxirrte atë nga kontrolli i tij dhe kësisoj do t’i mbyllte dyert e pushtetit, të cilin ai tashmë kishte filluar ta shikonte në horizont. Gjithashtu, ka shumë mundësi që Enver Hoxha nëpërmjet jugosllavëve të dinte se disa prej pjesëmarrësve në këtë Konferencë ishin bashkëpunëtorë të Shërbimeve angleze dhe, kësisoj, reagimi i tij ishte shumë i fortë për të shfuqizuar të gjitha ato vendime që u morën pa miratimin e tij. Reagimi i ashpër ndaj shokëve të armëve ishte si për t’iu hequr atyre çdo iluzion mbi rolin e tij drejtues në lëvizjen Nacional-Çlirimtare, ashtu edhe për të rivendosur kontrollin e humbur nga kjo mbledhje, e cila më së shumti kërcënonte personalisht atë, por edhe lëvizjen komuniste për të ardhur në pushtet.

August 10, 2018 09:39
Komento

28 Komente

  1. Arben August 10, 09:47

    Mukjen e linden Shqipetaret dhe e vdiqen

    sllavo-komunistet antishipetar.

    Nuk ka me per te diskutuar kjo pune.

    Reply to this comment
    • Feniks August 10, 16:08

      Armiqve te Shqiperise ,bashkepuntore me pushtuesit pra ata ballisto-zogiste nuik u ka mbetur asgje ne dore per te bojatisur tradhetine e tyre kunder inbteresave te popullit shqiptar,vecse te derdellitin mbi Konferencen e Mukjes e cila nuk ishte asgje tjeter vecse nje manover ballisto-anlgeze per te mashtruar udheheqjen partizane!
      Ata donin te barazonin kontributin e madh luftarak te PKSH-se,ne lufte per clirimin e vendit,me ate te bashkepunimit te tyre me pushtuesit!
      Sot edhe femijet e kuptojne se ketu eshte luajtur nje maskarade e hapur qe kishte deshtuar pa filluar!
      Ne konference ishin perballe dy pale:
      -Komunistet,qe ishin ne lufte te organizuar dhe qe deri ne ate kohe kishin mbajtur peshen e sakrificave te vetem dhe qe ishin te mbeshtetur nga fuqite e medha,ne anen tjeter ishin bashkepuntoret me pushtuesit,qe kishin derdhur gjakun partizan per interesat e pushtuesve!
      Fakti qe PKSH dergoi perfaqesuesit e vet ne Mukje ishte teper,vetem me qellimin qe ballistet te ndalonin bashkepunimin me pushtuesit,se per te luftuar kunder tyre as qe behej fjale!
      Por ballistet perfituan edhe nga tradhetia e disa perfaqesuesve te PKSH,duke arritur te binin dakort qe te krijohej nje “Komitet i Shpetimit” me perberje te barabarte mes paleve!
      Pra si partizanet qe kishin derdhur gjak deri ne ate kohe edhe ballistet qe bashkepunonin me pushtuesit,kjo mareveshje tradhetare i vleresonte njelloj!~
      Por Enver Hoxhes nuk ia hante qeni shkopin,prandaj e hodhi poshte ate,pavaresisht se kelyshet balliste duan ta njollosin ate sikur u be me urdher te jugosllaveve!
      Vertet jugosllavet kishin agjenturen e tyre ne radhet e PKSH deri ne vitin 1948,por syshqiponja Enver Hoxha rrinte zgjuar!
      U pa pas 48-tes,se sa ishte i lidhur ai me jugosllavet per interesat e tyre,aq sa i demaskonte dhe luftonte ata deri sa vdiq!
      Armiqve te Shqiperise duhet t’i vije turp,qe edhe sot pas 28 vitesh demokraci,kurre nuk bene asnje tentative qe te bashkepunojne me kundershtaret e tyre politike PS-ne per te miren e Shqiperise!
      Kur nuk e kane bere sot ne paqe,si mund ta kene bere ne lufte si tradhetare?
      Edhe keto vite ballisto-zogistet kane mbeshtetur armiqte e Shqiperise qe e kane rrenuar Shqiperine deri ne humnere!

      Reply to this comment
  2. H August 10, 09:49

    Historianët shqiptarë janë palaço. Ata kërkojnë të demostrojnë idenë personale, jo të sjellin faktin e pastër. Në historiografi kjo quhet mashtrim apo “fake news” si quhet sot.

    Reply to this comment
  3. idiotet e medies gjene Mukjen ne gropen e se kaluares August 10, 10:00

    nji bote me idiote eshte e kot te kerkosh diku tjeter
    e gjen ne Shqypni

    Reply to this comment
  4. Urraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaah August 10, 10:02

    dhe budallepsja vazhdon ne ritme impresionuese

    Reply to this comment
  5. enverdjali August 10, 10:04

    Çdo seance parlamentare eshte nje MUKJE. Keshtu qe mos u cudisni e mos harxhoni kohen kot me MUKJEN. Mukja eshte, sikur e shkruajne historianet seanca e pare parlamentare ne shqiperi dhe cdo seance qe zhvillohet edhe sot eshte nje MUKJE.

    Reply to this comment
  6. leka i madh August 10, 10:07

    Ne nje dokumentar te gjate e shume interesant te RAI mbi shqiperine bere disa vite me pare vihej ne dukje qe levizja e rezistences shqiptare fillonte mbas humbjes me greqine , kur shqiptaret e humben besimin e paten edhe njerezit e tyre te vravre nga kjo lufte , por ky pikeveshtrim eshte akoma me i vecante

    Reply to this comment
  7. tani i lames August 10, 10:37

    nje shkrim interesant. ndoqa marenglen kasmin ne nje debat ku me dokumenta sillte fakte interesante te perfshirjes se gjermaneve ne ceshtjen e Mukjes si dhe informacionin qe ata kishin mbi kete Konference.

    Reply to this comment
  8. Mali August 10, 11:30

    Kerkesat per te ringjallur nje te vdekur jane endra me sy hapur.Jo ngjarjet e ndodhura para 75-se vjetesh por ne shtremberojme dhe ngjarje te ndodhura keto 25-s vjetet e fundit.Degjo B.Mustafane,D.Shehun e shume te tjere dhe do te kuptosh lehte manipulimet qe jane bere e behen.

    Reply to this comment
  9. Konvertuam #jo vetem besimin , por edhe Traditat si shoqeri dhe asnji s'do te dij .Bote sharlatanesh ! August 10, 12:01

    kudo ne jeten shqiptare ,
    ngaterrohet
    krimineli me qytetarin e vertete ,
    maskarai nga i ndershmi ,
    tradhetari nga patrioti ,
    idioti nga i mencuri ,
    qytetaria nga kafsheria
    ngaterrohet e sotmja me te kaluaren
    atdheu nga toka e xanun ,
    demokracia nga kaosi e anarshia e kaosi .

    Kaosi & anarshia,
    (jo vetem ajo e veprimit por edhe
    e mendimit ne kokat e popllit ,)

    ky kombinacion qe me aq pasion
    jetohet nga popujt oriental ,

    funxionon per ta patur zili gjithe Bota Orinetale
    ne Shqypnin tone ,
    super e organizuar nga sternipat e nastardinit

    Reply to this comment
  10. fshatari pafshat August 10, 14:11

    Po imethi?!

    Reply to this comment
  11. Konti Sbalta August 10, 16:48

    Curcilli donte te bente ne Shqiperi ate qe beri ne Greqi ; ti conte palet ne lufte civile per te vendosur ne fumd ate qe donte vete Anglia edhe pse kishte marreveshje me Rusine qe Ballkani do te mbetej nen ndikimin Rus! Mukja ishte kundervenie e hapur ndaj Konfeerences se Pezes dhe vendimeve te saja! Po te jete per pluralizem e bashkim i popullit ne nji front te vetem ishte konferenca e Pezes qe vendosi si laimotiv te saj Bashkimin e popullit ne nji front te vetem , pa dallim feje , krahine dhe ideje dhe lufte pa komromis kunder pushtusit nazifashist deri ne clirimin e plote te vendit!

    Reply to this comment
  12. intelektuali August 10, 20:03

    ME NE FUND EDHE ENVERISTI AURON TARE E KA KUPTUAR TE VERTETEN E MUKJES

    dhe:

    Ne dallim nga PUSHTI mashtrues sovjetik Mar-eng-lenin Kasmi dhe Auroni tani pranon qe Mukja e 1943 ishte veper e anglezeve dhe jo e gjermaneve sic duan ta paraqisin bythmutrat e Enverit, por Auroni nuk e con deri ne fund hulumtimin e tij, bile auroni perseri mashtron duke thene se Mukja 1943 nuk kishte asnje rol per fatin e pasluftes te Shqypnise, ne nje kohe qe dy oficeret angleze te sherbimeve sekrete te MI6 qe bujten ne shtepine e intelektualit sollen me vete nje oferte te firmosur nga Kryeministri Churchill per bashkimin e trojeve shqyptare por me kushtin e riorientimit te kursit politik te shqyptareve nga Lindja Bolshevike ne Perendimin Demokratik dhe ishte pikerisht kjo OFERTE speciale qe sollen anglezet ne Mukje, ajo qe perhapi panik ne Beograd dhe me pas ne Moske dhe kur Enver Hoxha spiunoi per anglezet tek Bahri Omari dhe tek gjermanet, as jugosllavet e Titos dhe as sovjetiket e Stalinit nuk e hapen gojen fare per kete pabesi ndaj Aleateve dhe e kaluan ne heshtje, per here te pare ka folur Nikita Hrushcovi kur e perdori kete pabesi per te zevendesuar Enverin me Liri Belishoven duke i derguar nje leter Mehmet Shehut me dokumenta kompromentuese per spiunimin e pabese te Enverit ndaj anglezeve ne favor te gjermaneve, leter e cila nuk eshte bere transparente akoma deri me sot, por qe e dinin te gjithe antaret e Byrose Politike ne vitin 1957.

    ndryshe:

    Ne kundershtim te mashtrimeve amatore te Auron Tares, qe pretendon se fati i Vatanit u vendos ne Jalte pas Luftes Shqypnia Komuniste nuk eshte permenduar ne asnje dokument te Jaltes, sepse dihet qe Stalini ja kishte falur ARNAUTET Titos dhe Jugosllavise Komuniste dhe vetem Churchilli tentoi disa here per te futur nje rezolute per Shqypnine, por ngjarjet tragjike ne Kanalin e Korfuzit e vulosen perkatesine sovjetike te Shqypnise ne ndarjen e Botes.

    Reply to this comment
    • Lomi August 11, 08:42

      do te ishte mire qe intelektuali ta botonte kete dokument. ne se e ben ishte nje zbulim i madh. Por ne fakt dokumentat e deklasifikuara tregojne se Curcilli deri ne fillimin e 44 e kishte premtuar jugun e shqiperise per Greqine. Historia behet me dokumenta dhe jo me llafe kafeneje.

      Reply to this comment
      • intelektuali August 11, 09:50

        Shko dhe pyet familjen e Bahri Omarit, ka dy djem dhe plot niper dhe mbesa, por ka edhe nje shkencetare te historise, nuse ne familje, quhet Donika Omari se ta tregon ajo me mire se kush te VERTTEN e pabesise makaber te Enver Hoxhes ndaj interesit te Shqypnise dhe bashkimit te trojeve shqyptare me kushtin e riorientimit politik te Vatanit per t’u shkeputur nga Kthetrat e Beogradit dhe Moskes drejt Londres dhe Perendimit Demokratik,

        por:

        Po deshe me shume, shko deri ne Londer tek Muzeu Britanik qe te shikosh xhaketen prej lekure te njerit prej oficereve angleze te spiunuar nga Enver Hoxha tek gjermanet qe ja fali kur u largua ne Mal te Zi babait tone. Ja ku e ke ketu me poshte qe te orientohesh:

        British Museum

        The British Museum, located in the Bloomsbury area of London,:

        https://en.wikipedia.org/wiki/British_Museum#/media/File:British_Museum_from_NE_2.JPG

        Shko shikoje o Lomi xhaketen e oficerit anglez qe Churchilli e dergoi ne Mukje ne vere te 1943 me nje oferte per bashkimin e trojeve tona, por qe Enver Hoxha e spiunoi tek gjermanet nga vila e Bahri Omarit ku jetonte si nje princ me Nexhmijen gjate gjithe Luftes qe nga 1940 e deri ne 1944 ne baze te nje kontrate dypaleshe qe kishte bere me kunatin e tij Kryefashist dhe Kryeballist, qe fanatiket dru me pre te Partise se Punes i largohen ketij emeri si “djalli nga tamjani”.

        Reply to this comment
        • Trump August 12, 02:34

          Genjeshtra spiunesh……..asgje me teper. Loja vazhdon.

          Reply to this comment
        • lomi August 12, 06:38

          o idiot qesharak. une jetoj ne Londer dhe e di mire qe British Museum nuk mban arkiva nga Lufta e Dyte. arkivat e Luftes ndodhen ne tjeter vend. oo keshtu eshte kur edhe idiotet si puns jote dusn te futen ne debat.

          Reply to this comment
          • intelektuali August 12, 22:02

            Nuk je pergjigjur per Bahri Omarin dhe i shmangesh me finte dallkaukes te vertetes, ne Londer ka shume drogaxhinj shqyptare dhe mbase je nje nga ata dhe meso qe Muzeu Britanik ka nje Departament te posacem per Evropen qe mban sende dhe relika nga Koha e Qepes e Krishtit e deri ne ditet tona, shko dhe vizitoje se eshte pa pagese hyrja dhe laj gojen e qelbur te fanatikut enverist me kolinoz perpara se te permendesh here tjeter intelektualin

  13. demo August 11, 06:15

    Une preferoj te shoh 100 here Isa Taren kur hedh cekicin,gjylen dhe diskun,se sa Auron Taren kur shtiret si arkeolog,historian,njohes i artit dhe letersise dhe piktures dhe mrroklla te ketij lloji. Cuditerisht thote Tarja organizimi i levizjes anti-italjane po organizohej kur Italia po behej gati te sulmonte Greqine.Levizja anti-italiane filloi spontanisht nga populli patriot ne 7 prill 1939 me zbarkimin e ushtrise italiane.KETU KOMUNISTET ISHIN OUT,OSE PERSHENDETEN FASHIZMIN SI OMER NISHANI.Po ne 1941,kur komunistet themeluan Partine(kete quan Tarja levizje antiitaliane)Italia kishte nje vit qe e kishte sulmuar Greqine nga territori i pushtuar i Shqiperise.Tarja si tape topi qe ka qene ne shkolle,ngaterron Periudhat.
    Dokumenti qe pretendon Tarje eshte nje leter e misionit britanik per terheqjen e Abaz Kupit.As kete leter nuk e citon,megjithese permbajtjen e saj e dime,qe ketu e 10 vjet nga shtypi dhe jo nga Tarja.Ne fund Tarja kerkon te tregoje qe Mukjen e organizuan(jo gjermanet si pretendon marksengelsi Kasmi) englezet me agjentet e tyre te infiltruar ne Beograd qe ne 1940.Ja ta zeme se Abaz Kupi,Mustafa Gjinishi,Ihsan Toptani,ishin agjente engleze.A e kishin keta fuqine te mblidhnin ne nje konference forcat nderluftuese ne Shqiperi?Jo nuk e kishin.AGJENTI ME I RENDESISHEM ANGLEZ NE BALLKAN,ISHTE SHTABI I TITOS,QE FINANCOHEJ NGA ANGLO-AMERIKANET DHE KISHTE KESHILLTAR DJALIN E CURCILLIT.
    Prej andej vinin vendimet qe duhej te merrte shtabi i enver Miladinit,prej andej erdhi edhe Prishja e Marreveshjes.Prandaj z.Tare mos u shtir sikur po zbulon dokumenta qe jane shpallur me kohe dhe para se te komentosh ngjarjet historike shko mbaro nje shkolle per histori,,Merr nje deftese!Se te gjithe ju llumi i proletariatit imitoni FANARIN NDRICUES TE FILOZOFISE MARX-LEN,FILOZOFIN PA DIPLOME enver hoxha,qe nuk shleu dot nje provim ne filozofi.
    Po do thuash ti:Si qeverisi ky mashtrues sharlatan i pa shkolle shtetin??????Ashtu si qeverisi xhahili tradhetar Esad pashe Toptani ,ashtu si Habilajt qeverisen Vloren,ashtu si Balilajt qeverisen Saranden ,…

    Reply to this comment
  14. intelektuali August 11, 10:10

    O Demo-Amigosi,

    Megjithese ke treguar shume te verteta per Kohen e Qepes te Mukjes qe nuk po i le rahat shqyptaret edhe 100 vjet me pas, mgjithate nuk mund te bie dakord me ty persa i perket figures se koklavitur te Esad Pashes qe kalemxhinjte e Enverit e kane bojadisur me katran sa kane mundur dhe qe eshte ngulitur ne kokat fanatike te katunareve dru me pre si nje “Tradhetar makaber i interesave te Vatanit, por e verteta nuk eshte ashtu, sepse dokumentat pragmatike tregojne te kunderten megjithesse flasin qe ne rini Toptanet e mbeshtjellin me qylym babain e tyre dhe e djegin te gjalle per asrsye te paditura akoma,

    por:

    PO TE ISHTE ENVER HOXHA SI I PABESE SA 1/10 E ESAD PASHES SOT DO KRENOHESHIN TE GJITHE SHQYPTARET ME ATDHEDASHURINE E TIJ

    Kur Austrohungaria e sulmoi nga deti dhe i shkaterroi sarajet e tij ne Durres, Esad Pasha gjithe demin e pagoi nga xhepi i vet, ka ndonje Lider pas tij qe te kete bere nje veprim te tille? Sot mbahet si HERO Avni Rustemi, nje cub psikopat dhe karikature e politikes sone debile kombetare qe vrau Kryeministrin shqyptar i cili kishte shkuar te mbronte Shqypnine nga copetimi i Fuqive te Medha dhe kur gjykatesit ne Paris e Pyeten,

    PSE E VRARE KRYEMINISTRIN TEND?

    Avni Rustemi u pergjegj:

    NUK ME PELQENTE SE ISHTE FODULL

    Pse nuk u gjet nje “Avni Rustemi” i dyte per Enver Gjakatarin qe e beri Shqypnine si nje Kamp Perqendrimi stalinist dhe i transformoi shqyptaret si skllever ne vendin e vet? U fol se do te ishte Mehmet Shehu me banden e Mallakastres, por koha tregoi se Enver Hoxha nuk ishte si Esad Pasha dhe i qerroi hesapet me pare se te tjeret ta likuidonin ate dhe ketu qendron ndryshimi i madh dhe pergjigjen duhet ta kerkojme sot tek Piramida e Enverit ne mes te Tiranes dhe tek permendorja e killerit psikopat, Avni Rustemi, afer Qendres Toptani, ne afersi te bulevardit Zogu i Pare.

    A KA SHTET ME DALLKAUK SE SHTETI YNE, SOT 30 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT?

    Kjo eshte ajo qe mbajti Enver Pederastin 50 vjet ne pushtet megjithese falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori ne kohe paqe, me keq se ne Kohen e Qepes te Esad Pashes i sulmuar nga te gjitha anet nga Fuqite e medha.

    Reply to this comment
  15. gjermani i fundit August 11, 16:45

    genjeshtra keto, Anglezet nuk nxjerrin sekrete pa lejen e kumandar nastradinit, sidomos per avazin e Mukjes. Bles anglezet dhe sidomos mbreteresha e Anglise dhe tere sorollopi i karlinjeve dhe karlotave i marrin leje kumandar nastradinit per te fjetur dhe per tu zgjuar.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 11, 18:52

      Po spiunimi i Enverit tek fashistet i Qemal Stafes genjeshter eshte?

      sepse:

      SPIUNIMI NGA ENVERI I QEMAL STAFES TEK FASHISTET E DUCES NGJAN SHUME ME SPIUNIMIN TEK GJERMANET E HITLERIT TE OFICEREVE TE LARTE ANGLEZE QE ERDHE NE MUKJE ME NJE OFERTE QE DO TA KISHTE BERE SOT SHQYPNINE SI NJE ZVICER ME DET NE MES TE BALLKANIT

      njashtu:

      Sic spiunoi tek Stalini edhe Titon me Dimitrovin per Federaten Ballkanike per te shpetuar lekuren e vet te spiunit te pabese

      njashtu:

      Sic vrau dhe masakroi jo vetem kundershtaret e tij politike, por edhe te gjithe shoket e tij komuniste deri ne fund te jetes prej xhelati sadist.

      Duket qe je nje katunar dru me pre qe nuk ka pare asnjehere Bote me sy dhe di te flase vetem nga shpella e tij fanatike,

      por:

      Mblidh ca leka dhe shko te vizitosh Muzeumin Britanik ne Londer qe te bindesh me syte e tu ate qe thote intelektuali,

      ndyshe:

      Besoji sa te duash Mar-Eng-Leninit komunist qe qit dokumenta mashtrimi qe Mukjen e 1943 e organizuan gjermanet e tu te Hitlerit pa treguar se cfare interesi kishin gjermanet per Shqypnine e lopcareve te humbur ne harten e Botes, kur Lufta kishte perfunduar ne Kursk te Rusise dhe kur Ushtria e Hitlerit kishte filluar zbythjen per ne vendlindje.

      Reply to this comment
  16. ELIOT August 11, 18:59

    HA HA HA KY TARE OSE ESHTE DEBILE .. OSE BEN SI I MENCUR . ? ….POR UNE THEM SE JA KA HEQUR TRURIN ENVERI HITLERI DHE BEN CMOS PER TA BERE .JO FAJTOR HITLERIN ENVERI PER MUKJEN DHE BASHKIMIN E SHQIPTAREVE …MORE TARE FAQEZIU …PO KU KISHTE NDERMEN ANGLIA TE MIRREJ ME SHQIPERINE MORE TYC I HUMBUR …ANGLINE E BOMBARDUAN GJERMANET PREJ MUAJSH DH NUK I LININ TE NGRININ KOKE …. XURCHILLI U FUT NEPE METROT LONDRES ….DHE SKISHIN TE HANIN TE PININ ..DHE BUKE E MERRNIN ME RRACION NJE HERE NE DITE .. DHE TI SI GJARPER QE JE NA TREGON .SE E PASKEN PASUR MENDJEN TEK MUKJA JONE ..NUK E DI A E NJEH HISTORINE E BOTES TE L SE 2 BOTERORE … APO E KE LEXUR NGA RRENAT E ENVERIT ….. I MADHI CHURCHILL IKU NA AMERIKE NE KUVENDIN AMERIKAN DHE JU LUSTE TE HUNIN NE LUFTE TE NDIHMONIN ANGLINE EUROPEN…. DHE TI NA TREGON IDIOTIZMA ..DHE ANGLIA KURRE SI KA PERKRAHUR SERBET TUAJ ..NVERI ME SERBET KOMUNISTA E SABOTUAN MUKJEN BASHKIMIN E SHQIPTAREVE ..SEPSE ENVERIT SI NTERESONTE KOSOVA JO DONTE VETEM QEVERIN PER VETE …PA OPOZITE SI NE ANGLIE SI NE UROPEN DEMOKRATIKE .. DHE ME SHERBIMET SEKRETE BRITANIKE ISHTE E GJITHE BOTA MORE DEBILE … EDHE GNERALI I MADH CHARLE DE GAULLE E FILLOI LUFTEN ME SHERBIMET E BRITANISE .MORE ANALFABET …. CDO VEND NE EUROPE LIDHEJ ME ANGLINE SEPSE .VETEM ANGLIA ISHTE AKOMA E PA PUSHTUAR NGA NAZISTAT ..GENERAL DE GAULLE NGA ANGLIA I BENTE THIRRJE POPULIT FRANCEZ PER LUFTE …MORE TYC ANALFABET ..QE E KE BERE SHKOLLNE E PARTISE SE BOLSHEVIKEVE ..DHE JE INFEKTUAR NGA TRUTE . NE MUKJE SHQIPTARET DONIN BASHKIMIN POR ENVERI ME 2 SLLAVET E TITOS DONIN QE TE VRITESHIM ME NJERI TJETRIN ..DHE ENVERIT I PREMTUAN QEVERINE …JA REALITETI I DESHTIMIT TE MUKJES …. TE RRONI VETE SE TRUNI TE PASKA LENE TARE TETE DE BITE ..POVER CON . …PASKAN MBAJTUR DEKUMENTAT E MUKJES ANGLEZET ….. SA MUKJE U BENE NE EUROPE MORE TARE GOMARI … ANGLEZET U DIGJEJ BYTHA SE I PREMTUAN POLAKEVE SISTEM DEMOKRAT MBAS LUFTE . ME ALEATET KISHTE DIVIZIONE POLAKE QE LUFTUAN NE ANGLIE NE EUROPE … DHE . CHURCHILLI SI THONTE DOT JO STALINIT ..PRANDJ SI TJA BENTE PER PREMTIMIN MBAS LUFTE ???? TI NA RREN PER MUKJEN …. VAZHDO OR TARE SE PO FLET ME COBANE SI NE VITET 60 …..ME ZERIN E PARTISE ..

    Reply to this comment
    • lameziu August 14, 11:41

      plako meso te shkruash shqip pastaj komento. qenke anal fabet.

      Reply to this comment
      • ELIOT August 14, 19:40

        PO GOMAR I QANIUT … E KAM LEXUAR NJA 100 HER NE GJUHEN E MOILERIT HISTORINE COBAN QE E LA ENVERI NE GROTA MR TAREN .. DHE CDO GJE QE TREGOJ SHKRUAJ E KAM NGA FRENGJISHTJA ITALISHTJA DEBILE MENTALE …SHKO MERRE LOPET DHE LEXO TAREN E SHPIFUR .. HEJ TARE COBANI DO TE TREGOJ NJE HISTORIE PER CHURCHILLIN… HEROIN E MADH TE LUFTES .. MBAS LUFTE U ZGGJODHE PRELIER MINISTER I BRITANISE …. POR NE ZGHJEDHJET E 2 ..MBAS 5 VITESH ..POPULLI SE ZGJOLLI . I HUMBI VOTAT …. DHE E DIN SE C THA I MADHI WISTON ….. O FITOI DEMOKRICA FITOI POPULLI …. DITEN QE TE ME GJESH ENVERIN TE THOTE KETO GJERA TE MEDHA TE BUKURA ME SHKRUAJ ……..MERCI

        Reply to this comment
  17. MH August 11, 20:05

    Oooo,Arben !!!
    Ty kurr mos tu gjete vendi i vorrit mbashke me cfare permban libri i shtepise tande.

    Reply to this comment
  18. Lili August 11, 23:14

    Auron,shko germo pak ma shume sidomos kujdesu per marreveshje e churchillit me Balkani, do te gjenjsh edhe dokumentat qysh para luftes te marreveshjes te anglezeve me serbet e greket per ndarrjen e shqiperise. Bile do gjenjsh edhe dokumenta ku anglezet i kane garantuar Musolinit se nuk do reagojne ne qofte se ky hyn ne Shqiperi me ushtrine italiane, edhe pajtimin e tyre per jo kundershtim te ndarrjes,me kushte se vlora t’i mbetet italise…
    Germon pak ma heret auron, do kuptojsh ma mire si kom7nistet u perdoren nga anglezet per kete qill8m…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*