O Mul, kush është Safeti?

May 30, 2018 11:27

O Mul, kush është Safeti?

Flamur Noka duket një nga personat më aktivë, në fushatën e fundit kundër ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafa.

Kur i dëgjon denoncues si Muli që trashin zërin, mendon se ata vetë janë parimorë, e qelibarë se përndryshe ku e gjejnë këtë forcë në ndërgjegje, për të sulmuar kësisoj dikë tjetër?

Forcë në ndërgjegje? Apo ndoshta nuk kanë ndërgjegje?

Flamuri, një figurë dikur qesharake e dorës së tretë në PD, ka pikëpyetje pa fund në karrierën e tij, nga ato tipiket brenda një partie ku niveli intelektual është tashmë në “lartësinë” e kashtës në dysheme. 

Mes pikëpyetjeve peshojnë rëndë provat e botuara për bashkëpunimin me UDB-në, si dhe pasuria e cila nuk është vënë ende në peshore, por si shumë të tjerë në politikë, është e pajustifikuar dhe me hope vërtet mbresëlënëse, veçanërisht përgjatë dhe pas marrjes së detyrës si Ministër i Brendshëm.

Ky shkrim nuk merret me këto, por risjell në vëmendje një hetim të gazetës DITA përpara zgjedhjeve të qershorit 2013, kur Noka ishte Ministër i Brendshëm.

DITA botoi asokohe rezultate e një hulumtimi në listat e zgjedhësve. Gjendja ishte katastrofike, por midis zbulimeve të bëra, ishte një vërtet i veçantë.

Pas botimit të këtij shkrimi, Flamuri e “korrigjoi” trungun, por gjurmët e falsifikimeve janë në regjistrat e Gjendjes Civile edhe sot.

Më poshtë, pjesë nga shkrimi i botuar në DITA në datën 28 maj 2013:

b.m. / dita

 

****

Një kërkim elektronik në regjistrin e gjendjes civile dhe në regjistrin ekzistues të zgjedhësve nxjerr në pah disa të dhëna kontradiktore mbi numrin e vëllezërve të ministrit të brendshëm Flamur Noka.

Në listën zyrtare të zgjedhësve deri më datën 13 Maj 2013 rezulton se ministri ka dy vëllezër, Mevlan Noka dhe Fatmir Noka, por në trung është edhe një person i tretë, i quajtur Safet Noka.

Safet Noka rezulton nga fshati Novosej njësoj si  vëllezërit Noka, ka të njëjtën amësi si ata, vetëm se emrin e babait nuk e ka të shënuar “Dalif” por “Dalip”.

Sa është mundësia që në të njëjtin fshat të vockël(Novosej) me të njëjtin mbiemër(Noka), me të njëjtën amësi(Ajshe) të ekzistojë dhe një person tjetër?

Nëse i referohemi sërish listës zyrtare të zgjedhjeve del se vëllai i ministrit Mevlan Noka dhe “vëllai i dyshuar i tij” Safet Noka, rezultojnë të dy të kenë lindur në vitin 1965, njëri në Qershor e tjetri në Tetor. Dy vëllezër të lindur 4 muaj njëri pas tjetrit?!  Kjo është e pamundur, ndaj dhe në përpjekje për të kuptuar se çfarë ka pas kësaj, konsultuam edhe regjistrin elektronik të gjendjes civile të vitit 2008.

Ne regjistrin e gjendjes civile të vitit 2008, shtetasi Safet Noka ka të njëjtat të dhëna si ministri dhe vëllezërit e tij por ajo që bie në sy në regjistrin e vitit 2008 është se aty del, jo një, po dy “Mevlan Dalif Noka” dhe të dy janë nga Novosej. Janë nga i njëjti fshat, kanë ditë dhe muaj lindje, të njëjtën atësi dhe amësi, vetëm se këtë herë ndryshon viti i lindjes, njëherë është 1965, dhe njëherë tjetër është 1968.

Sikurse shihet, me shumë gjasa vëllezërit e ministrit të brendshëm, minimalisht paskan identitete të shumëfishta në regjistrat e gjendjes civile.

Po çfarë do të thotë e gjitha kjo?, –  mund të pyeste dikush.

“DITA” i ofroi këto të dhëna për të nxjerrë në pah se falsifikimet me listat e zgjedhësve reflektohen deri në trungun e Ministrit të Brendshëm të këtij vendi.

Hulumtimi i “DITA” zbuloi gjithashtu se Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, edhe në regjistrin e shtetasve të gjendjes civile rezulton i regjistruar tre herë.

Adresa e parë ku ai rezulton i regjistruar është fshati i tij i lindjes, Novosej, në komunën Topojan të Kukësit. Adresa e dytë është në Tiranë, në rrugën “Andon Zako Çajupi” , ndërsa dhe adresa e tretë është sërish në Tiranë në “Rrugën e Durrësit”.

Pas botimeve tona të fundit, Drejtoria e Gjendjes Civile ka mundur të “korrigjojë” këtë tripletë por në thelb prania trefishe në regjistrin e Gjendjes Civile të njeriut që sot është në krye të Ministrisë së Brendshme dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e saktësisë së listës së gjendjes civile dhe listës së votuesve është një karagjozllëk i përçmueshëm.

Ndonjë “gabim” në rastin e trungut familjar të ministrit? Situata i përngjan një falsifikimi. Për të hequr hijet mbi të, Ministri i detyrohet publikut shqiptar një shpjegim.

Para pak kohësh u deklarua në KQZ se Komuna Topojan në Kukës është shtuar më shumë se njësia 11 në Tiranë (që është ndër më të mëdhatë, por edhe me fluksin më të madh të banorëve të rinj).  Në të vërtetë është e anasjelltë, ata nga Topojani shkojnë në njësinë 11 në Tiranë.

Harruan të përmendin se komuna Topojan është vendlindja e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.

DITA ka denoncuar këto ditë mijëra identitete false:  A është edhe rasti Noka, i tillë?

Dublimet e mijëra familjeve dhe individëve në listat e gjendjes civile janë të krijuara nga hiçi me persona të cilët nuk jetojnë realisht, pra persona që nuk ekzistojnë fizikisht. Ka pra mijëra shqiptarë me dy dhe tri identitete, me dy dhe tri karta dhe pasaporta.

Kjo “ lojë“ pretendohet të ketë filluar fillimisht për të përfituar ndihmë ekonomike. Falsifikuesit me ndihmën e punonjësve te gjendjeve civile, kanë falsifikuar nga një deri në disa karaktere të të dhënave identitare.

Familje të tëra që nuk egzistojnë janë regjistruar në zyra të gjendjeve civile larg vendbanimit të tyre, pra në një tjetër zyrë të gjendjes civile, nga ajo origjinale.

Është një falsifikim me përmasa të mëdha, i kryer me dijeni dhe pjesëmarrje të plotë të punonjësve të zyrave të gjendjes civile që i kanë regjistruar.

Ajo që e bën akoma më të rëndë situatën, është fakti se falsifikatorët kanë mundësi edhe ta përdorin identitetin fantazmë. Dhe e kanë përdorur atë duke marrë në emër të identitetit fantazmë karta e pasaporta.

Nuk ekziston personi pasi ai është fantazmë, por ekziston karta dhe pasaporta në duart e një personi tjetër i cili përdor një identitet të rremë. Ky fakt është pranuar edhe nga zyrtarë të lartë të Qeverisë Shqiptare, por si puna e strucit, nën pretekstin se këta persona janë reale. Sigurisht që me një kërkim në regjistra provohet e kundërta.

Këta janë të gjithë votues që votojnë nga dy dhe tri herë duke prodhuar mijëra vota false, por nuk është vetëm kjo. Kjo është një situatë e rrezikshme për sa i përket rendit dhe sigurisë ne vend. Me këto karta të lëshuara në persona fantazmë mund të jenë pajisur me identitet të ri kriminelë e keqbërës të ndryshëm, persona që i fshihen drejtësisë, shtetas jo të Shqipërisë, të cilët kërkojnë të udhëtojnë në vendet evropiane brenda marrëveshjes Schengen, etj.

Dy muaj më parë Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ktheu një përgjigje ironike për çështjen e popullsisë së Qarkut të Kukësit, kur u akuzua se po fabrikohen shifra fiktive popullsie për t’i shtuar një mandat deputeti Kukësit dhe për t’i marrë Beratit.

I ftuar në Komisionin Parlamentar të Integrimit, ministrit iu bë një pyetje: “Kemi problemin e Kukësit dhe të Beratit. Në Kukës popullsia shtohet brenda natës, ndërsa e Beratit pakësohet. Kjo mungesë transparence nga Ministria e Brendshme, vë në pikëpyetje regjistrin kombëtar të gjendjes civile, që mund të implikojë procesin e hartimit të listave”.

Noka iu përgjigj se mund të shkojë t’i pyesë burrat e Kukësit për këtë rritje të popullsisë.

“Në rast se Qarku i Kukësit ka rritje më shumë se Qarku i Beratit këtë pyetje duhet të shkojmë t’ua bëjmë burrave të Kukësit se nuk mund të ma bëni mua. Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë nuk është përgjegjësia ime”, u shpreh Noka duke aluduar kështu pjellorinë e lartë etj.

Vërtet e lartë po të shohësh çudinë për të cilën folëm në fillim të këtij shkrimi:  Në trungun e tij familjar Mevlani dhe Safeti kanë lindur të dy… brenda një viti (!)

Përsërisim: Nëse ky nuk është një falsifikim dhe prodhim identiteti të rremë ën trungun familjar të vetë ministrit të brendshëm, ti ministër ke DETYRIMIN ti japësh përgjigje pjesës së përgjegjshme të qytetarëve shqiptarë.

Me të tjerët shko bëj gallatë po të duash.

*****

Ribotuar sot në DITA. Shkrimi i 28 majit 2013, mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

May 30, 2018 11:27
Komento

19 Komente

  1. Sokol May 30, 12:38

    Flamur Noka nje debil i lindur.
    Bravo DITA qe e keni kapur kete rast. Raste si ky jane te qellimshme dhe te denueshme.
    Ky Flamuri duhet te na hiqet nga syte, sepse nuk eshte vetem debil por edhe i keq.

    Reply to this comment
  2. ETHEM May 30, 12:41

    SHKRIM I SAKT SI GJITHMON NGA B.ISLAMI NE D I T A.NUK KAM ÇI SHTOJ.POR DUA TE CITOJ SE:
    1-SI KA MUNDESI QE HIPOKRITET E PD ME NE KRYE SALIMORTJEN TE ÇIRREN SIKUR NUK KAN BERE ASGJE NE 25 VITE..?
    2-SI KA MUNDESI QE PS DHE DREJTUESIT E SAJ SA HERE NDODHET NE PUSHTET..I SHEF KETO KRIME TE PD DHE HESHT,DEGJON NE PAFUNDESI DEPUTETET E PD NE KOMISIONE E KUVEND E KUDO..DHE HESHT SI PULA TE LAGURA PARA TYRE..!
    DHE SALIU PA QEN USHTARAK E DI MIRE STRATEGJIN USHTARAKE SE..”KUSH HAP ZJARR I PARI ME ARTILERI..E ARME TE RENDA..FITON LUFTEN..”
    UN KAM LEXUAR DIKU SE MULI KA QEN ARRESTUAR NGA UDB PER 40 DITE DHE ESHTE LIRUAR PREJ TYRE.PSE?
    1-SE AI ESHTE PERPUNUAR ATJE SI DESHMITAR I PENDUAR PER TU PERDORUR NE VIJIMESI.
    2-SE MULI PASOI SALIUN E LULIN SI TE DERGUARIT E UDB…SALIU QE NE FILLIMET E KTHESES DEMOKRATIKE PER TU BERE PRESIDENT ME POROSI TE E.BIBERAJ E I MESUAR NGA RAJERSONI..! NDERSA LULI I PUNESUAR NE UMNIK BASHK ME ARGITEN U BE BURIM FRYMZIMI PER KARLA DEL PONTE E DIK MARTIN PER SPIUNOMIN E RAMUSHIT E LIMAJT TE UÇK NE SHTEPIN E VERDHE NE BURREL.
    DHE MULI KA TE DREJT TE ÇIRRET E TURRET GJTHANDEJ KUNDER QEVERISJES SE MAJT PASI “HARRON”SE SB E LB E MBILLNIN..PRASHISNIN..KORRNIN E SHISNIN DROGEN E LAZARATIT TE DEKLARUAR VET NGA SALIU DHE NE GJITHE VENDIN TE PA EKSPOZUAR PREJ TYRE …SE NUK KERKUAN NDIHMEN E POLICISE ITALIANE APO EUROPEN SIÇ E KERKOI KM RAMA.
    DHE KUR DEGJON BERISHISTET….ÇDO SHQIPTAR ÇUDITET ME QENDRIMIN E TYRE KU”HAJDUTI BERTET KAPENI HAJDUTIN.
    TE SHOFIM QENDRIMIN E MULIT PER VELLEZRIT E TIJ,DOKUMENTAT FIKTIV TE FSHATIT TE TIJ E QYTETIT KUKS APO PALLATIN NE SARANDE NE SHERBIM TE FAMILJAREVE TE TIJ.

    Reply to this comment
  3. Z/K May 30, 13:10

    Sic shifet ne foto.Flamuri ka ngrejt gishtin per t’ia futur vetes ne vesh.Dhe natjeta.

    Reply to this comment
  4. Syri i Shkodres May 30, 13:11

    Me ne fund kur po vinte fundi dikush “merr guximin” te flase per Muli por duke na thene vetem nje pjeses nga jeta e dyfishte e Mulit! Pse ndodh kjo! Flitet e sterflitet per Saimirin dhe Xhafaj por asnje fjale nuk thuhet per krimet qe kane bere vete udheheqesit e PD! Saliu -Muli.Saliu-Basha Saliu dhe gjithe te tjeret! Pa folur per te afermit e politikaneve te Pd por per vete ata! Pse kjo heshtje per te tjeret? A ka nje plan qe te shpetohet “elita politika” e PD-LSI dhe PS qe kane futur duart ne para te pista?!

    Reply to this comment
  5. Fatmir Mediu (Cami) i ngjizur ne tren May 30, 15:38

    Mut Noka nuk eshte me shume se nje kar-agjoz.

    Reply to this comment
  6. alphade May 30, 16:08

    Rraseni ne burg kete mut- muti, si agjent te UDB-s se Mi-
    lloshevicit,ne radhe te pare,pastaj perdorni metodat e
    Presidentit Bush ne Guantanamo te Kubes dhe a e dini
    ju shqiptare sa bukur do te dije te “kendoje” kafsha e Ku-
    kesit,”Muli” qe ne gjuhe te huaj perkthehet MUSHK- kaf-
    she.Shqiperia deri me sot nuk ka pare nje parlamentare
    te tille kope injorantesh,gangosh,horras, vrasesisht, ma-
    fiozesh si Muli,Strazimiri me koke mermeri, Bylykbashi,
    jezuit, Alibeaj,kopetenti kategorik per gjuthecka,Vokshi,
    histerike, sebashku me Bumcen qe u turret prapa euro-
    deputeteve dhe u flet ne shqip per te “sqaruar” mekatet
    e Rames nderkombetareve,pa permendur ne kete rast
    kryekaragjozin e bandes pedeiste,Lulushin ,kanakar te Saliserbit,vellain e Karaxhicit,kryemafiizin e Shqiperise
    i te gjutha kohrave,kryekriminelin,kryehajnin dhe fatkeqe-
    sia me e madhe e kombit shqiptar: Monstra e Vicidolit !!!

    Reply to this comment
  7. fteri May 30, 16:10

    Mes pikëpyetjeve që peshojnë shumë rëndë në qafën e F.Nokës jan provat e botuara e të pa- botuara për bashkëpunimin me UDB-në,Jo vetëm bashkëpunim për shkak të pozicionit gjografik të zonës e afërsia e fshatit tijë me kufirin jugosllav (kosovë) dhe itensitetin e punës agjenturore ndërkufitare të dyjave anët e kufirit shtetëror që bëhejë ku rekrutoheshin gati një numur i madhë të rijësh duke i joshur me para ,me jetën e shthurur si prostitucion,drogë ,alkol trafiqe deri te banda kriminelësh kundër shqipërisë ,ose duke i joshur me botën e lirë të sistemit kapitalistë ,por si spiun i rekrutuar me pagesë që në rininë e hershme ishte fenomen i zakonshëm ,kufiri kalohej shumë herë natën në kosovë me adresa të caktura të agjentëve deri në beograd ,shumica e njerzve të zonës kufirit ju nënështruan fenomenit spiunazhit ,kjo dihet,gjoja isha te halla ose daja ,ose miku matanë kufirit në kosovë ,por kryenin detyra spiunazhi ..Edhe F.Noka nuk ka përjashtim nga kjo punë si agjent i serbisë në shkatrrimin e ushtrisë dhe shtetit shqipëtare . Jo pa qëllim ai u bë deri ministër i brandsshëm nga S.Berisha.

    Reply to this comment
  8. sopiqoti May 30, 16:17

    FLAMUR NOKA ?? Fatkeqesia e PD-s qe e ka perfaqeauesin e saj ne Kuvend.Politikani me formimin me te ulet intelektuall.

    Reply to this comment
  9. M A R K O May 30, 17:34

    Po Muli -Muli nga anet tona i themi gomarit… si ti therrasim Nokes?

    Reply to this comment
  10. NA FAL ENVER ! May 30, 19:39

    Nese dihet se mentori i serberishes eshte antishqiptari me i madh i te gjitha kohrave ELEZ BIBEROVIQ..
    .
    nese dihet se kumbari i lul bashicit eshte damir fazllic qe rrinte pas bythes se tom rixhit..

    ajo qe eshte akoma me tmerreshmja eshte se flamur nuka ka dajen e tij mentor qe ka qene GJENERAL I UDB MYRTEZA ZHVINKI dhe asnej nuk ka burrei ne shqiperi tja thote kete fakt te dokumentuar….

    A ishte normale te emrohej nga saliserbi ministri i mbrendshem Flamut Noka qe eshte nipi i nje gjenerali te UDB nga me antishqiptaret ?

    ————————

    Pra me qarte perse shoqeria civile ,mediat dhe gazeta Dita ME BEDRISLAMET E SAJ nuk i shkon deri ne fund spiunit Feim Murati ( Flamur Noka) qe eshte derivat i gupit kriminal bash berishe.

    Flamur Noka theu kufirin kamunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
    Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
    Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
    Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
    A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
    A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
    Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
    Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

    Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.
    .
    MBAJENI NIPIN E GJENRALIT UDB DHE LERENI TJU PSHURRE POR JU LUTEM

    MOS SHANI ENVER HOXHEN SI DIKTATOR SE PASKENI QENE JU CA PULASTRENE QE PO JU PSHURRIN NE QAFE CA MONSTRA SERBE BILES KA ARDHUR KOHA TE THEMI
    .
    NA FAL ENVER

    KETO UDBASHE E KISHIN HALLALL DAJAKUN TUAJ DHE JO VETM KETO POR DHE KETO MORRA AMBASADORA QE E KANE KTHYER ATE VEND NE HALE TE TYRE

    NA FAL ENVER ..(.NGA NJE ISH ANTIENVERIST)

    NUK HODHEM ENVERIN TE NA PSHURRIN NE QAFE KETO MONSTRATORE & XHAMBASADORE

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit May 30, 21:01

    hahahaaaaaa, me duket se Muli ne vend te burrave duhet qe te pyese mamane dhe pastaj grate pjellore te fshatit,qe Sala ua mbushi prehrin me nga 3-4 karta identiteti, se te ishte per pjellor Sala do kishte mbushur shtepine e vet…Pastaj sa per emra dhe mbiemra o Dita, mbi gjysma e Shqiperise i ka nderruar emrat e pothuaj edhe mbiemrat, rrumpalle hesapi. Keryesisht e kemi pshqesh nga shovinizmi grek, por edhe keqbersit kane paguar per identitete te rreme duke fshehur gjurmet. Rama i shkrete po kerkon te legalizoje ndertesat pa leje, kur me mire te filloje te “legalizoje” shtetasit njehere, se nuk u dihet identiteti.

    Reply to this comment
  12. Agjent i Serbisë ,apo dëshmor i Salisë ? May 31, 05:32

    Flamur Noka ka një pallat në qendër të Sarandës ,të rregjistruar në emër të njerzve të tijë të fshatit ,kësaj si do i bëhet ?…Ta quajm hero të hajdutërisë të dmokatoshkërdhatësisë , apo sportistë e boksjer të skalionit të klasit parë të Sali Berishës e L.Bashës që grushton foltoren e parlamentit si të jetë tavolina e bukës në shtëpi në fshat që ja ka lënë baba .Ky është skalioni i parë rrugaqve që dogjën e shkatrruan shqipërinë ,dhe ka gojë të sulmojë F.XHafën një i pa fytyrë ?!

    Reply to this comment
  13. Lennard May 31, 08:38

    Po kur do tu behet Vetingu ketyre Zagareve????

    Reply to this comment
  14. Arbeni May 31, 09:43

    Po qe Fatmir Xhafaj kish vella nga nena e baba njefare Agron e pastaj Geron te denuar 7 vjet burg per trafik droge e dinit ju apo ju a mesoi Babalja? Rrini or se nuk e fshihni dot GoneGeronen e Fatkes minister duke u marre me Flamur Noken.
    Sa per dieni nje gje eshte e qarte, Flamur Noka nuk ka vella te denuar per trafik droge si Xhafka juaj.

    Reply to this comment
  15. Kris 1 May 31, 09:53

    Nuk ka pergjegjesi Muli per mamane qe ka pjelle dy here brenda nje gjashtemujori.

    Reply to this comment
  16. Alban Dega May 31, 15:13

    BABALJA I PDSH DHE HAVALJA E E SHQIPERISE SALI BERISHA!?

    – KU… KU SA POSHTE KA RENE SALIKRACIA !?
    – MOZOMAKEQ !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    NARKOTRAFIKANTI….
    HUMANTRAFIKANTI….
    PIJANECI KRONIK….
    HAJDUTI I MAKINAVE…
    KUMARXHIU I FAMILJES DHE FEMIJEVE TE VET … BABALJA ESHTE BERE TASH PESE DITE JO VETEM KALI I BETEJES PER KARRIKE E PUSHTET POR EDHE EMBLEMA DHE SIMBOLI
    I PDSH-SE DHE LSI-SE , I OPOZITES SE PALLUAR E SHPARTALLUAR ME KEQ SE GJERMANET NE STALINGRAD !
    “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE KRYPESHQVE TE SAJ SALI LUL MUL MONA CIZME XEN ENKELED SALIANJIN EDI PALOKARIT …. ESHTE KATANDISUR SI MOS ME KEQ !
    BABALJA I TYRE, SIC E TREGOJNE DESHMI E PROVA E FAKTE TE PADISKUTUESHME ME ZE E ME FIGURE ESHTE KTHYER E DO TE JETE HAVALJA E KRYPESHQVE POLITIKE, JURIDIKE, MEDIATIKE, BIOLOGJIKE TE “ KESAJ MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT” NGA PANIKU DHE TMERRI I REFORMES NE DREJTESI DHE VETINGUT NE DREJTESI E POLICÍ, NE ADMINISTRATE E
    POLITIKE !!!
    SHQIPTARE KUDO QE JENI!
    SHIHNI SA POSHTE KA RENE KARTAGJENA E SALIKRACISE !
    SHIHNI KE KANE KTHYER NE SIMBOL, EMBLEME E TOPUZ TE TYRE PER ARDHJEN NE PUSHTET ME KOMPLOTE, INTRIGA , MASHTRIME, POSHTERSI IDIOTESKE, QESHARAKE, TE NEVERITSHME DERI NE KRUPE !?
    NESE KINI DYSHIM HIDHNI NJE SY VETEM FOTOGRAFISE SE TIJ SY E FYTYRE KUQE NGA ALKOLI E STRESI I KRIMEVE TEPER TE RENDA TE TIJ TE PERMENDURA NE FILLIM TE
    SHKRIMIT
    CFARE NUK PRITET NGA NJE “BANDE GANGSTERESH “ QE PERDORI ARKIVOLIN DHE KUFOMEN E AZEM HSJDARIT, NJE VIKTIME E SALI BERISHES QE E NXORI NE PRITE, SI TOPUZ PER TE SHQYER DYERT E KRYEMINISTRISE DHE PET TE ORGANIZUAR GRUSHTIN FASHIST TE SHTETIT TE 14 SHTATORIT 1998 NE BASHKEPUNIM ME UDB-EN E SLLOBODAN MILLOSHEVICIT E STANISHICIT DUKE IA FUTUR FLAKEN SHQIPERISE DHE THIKEN MBAS SHPINE VELLEZERVE E MOTRAVE SHQIPTARE TE KOSOVES, MAQEDONISE, MALIT TE ZI DHE LUGINES SE PRESHEVES NE CASTET ME TE RENDA, NE KULMIN E HAZEPIT DHE GENOCIDIT ANTISHQIPTAR SETBOMADH NE KOSOVE TE VITEVE 1997-1999 !
    BABALJA I KESAJ BANDE GANGSTERESH NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE KRIJESE MJERANE NJE DRU ME PRE I HAVALES SE SHQIPERISE I KRYPESHKUT E KAPOBANDES SE KESAJ MAFIE TE KORRUPSIONIT E KRIMIT TE ORGANIZUAR NE SHQIPERi ME EMRIN SALI RAM BERISHA E CO !
    SI I TILLE BABALJA PO DHE DO TE KTHEHET EDHE NE HAVALEN E HAVALES SE SHQIPERISE SALI BERISHA!
    KU… KU SA POSHTE KA RA SALIKRACIA !?
    JANE BERE PER TI MESHIRUAR E PER TI VAJTUAR PER SE GJALLI !
    ZOT FALUA MEKATET ! NUK DINE CFARE BEJNE TE GJORET, DO TE THOSHTE MARK ANTONI PO TE RINGJALLEJ !
    MOZOMAKEQ ( MOS ZOT MA
    KEQ ) THEMI NE MALESINE E GJAKOVES !

    Reply to this comment
  17. Nik May 31, 17:45

    Po lerini keto perralla neper gazeta, njerezit duan pune, veprim! Besohet plotesisht se ka patur fallsifikime dhe manipulime te Regjistrave te Gjendjes Civile per qellime elektorale dhe jo vetem. E majta eshte ne mandatin e dyte por deri tash qevrria nuk eshte ndjere per te ndriçuar kete zullum.
    Nik

    Reply to this comment
  18. çeço Selimi May 31, 17:52

    , Mul Noka quhet konia e vogel e Berishes !Mirpo , pyetja eshte : A do te lodhet se lehuri nje dite ! Cdo fillim , ka dhe nje fund !

    Reply to this comment
  19. Emigrant Shqiptar ne Itali June 3, 08:01

    Na sqaroni po te mundeni se per çfare behet fjale.
    Ketej ne Itali mulo quajne hibridin e kryqezuar midis kalit dhe gomarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim