Mullinjtë e erës më të bukur në të gjithë Europën (FOTO)

June 25, 2017 12:18

Mullinjtë e erës më të bukur në të gjithë Europën (FOTO)

 

Një udhëtim në “gjigandët” që frymëzuan Don Kishoti i Mançes”

kinderdijk1

Kinderdijk, Hollandë

Në provicën e Kinderdijk, vetëm pak kilomentra nga Rotterdam, gjenden rreth 19 mullinj që datojnë në 1740. Ata janë ende funksionalë, vetën gjatë periudhës së verës.

 

 

Consuegra

Consuegra, Spanjë

12 mullinj madhështorë, në formë cilindirke, që qëndrojnë nën diellin e Castiglia-La Mancha, në zemër të Spanjës. “Gjigandët” qëndrojnë mes terrenit shkëmbor që preket nga era dhe uji.

 

 

Mulino-Koufonissi-2

Koufonissi, Greqi

Në ishullin e vogël  grek i Koufonissi, 4 kilimetra larg plazheve të shkreta të Egjeut të virgjër, mund të dallohet një mulli ere, i cili daton në 1830  dhe është i mbrojtur nga Ministria e Kulturës.

 

 

trapani

Trapani, Itali

Mullinj antikë ere me 6 krahë, në gjende perfekte falë resaurimit dhe që janë ende funksionalë, gjenden në Lagunën e Trapanit.

 

 

hollande 2

Zaanse Schans, Hollandë
Në Zaanse Schans, një komunitet i vogël në zonën e Zaandam, në Holandën qëndrore, ka një përqëndrim të lartë të mullinjëve me erë. Vetëm në këtë zonë mund të numërohen mbi 1000 të tillë, të cilët duken sikur të kthejnë pas në kohë.

 

 

campo-de-criptana

Campo de Criptana, Spanjë
Mullinjtë e Criptana pranë Consuegra, janë ndër më të njohurit e rajonit spanjoll të Castiglia-La Mancha. Pikërisht ky vend ka frymëzuar dhe shkrimtarin Servantes, për të shkruara librin e famshëm “Don Kishoti i Mançes”.

 

 

Cley_Mill,_Norfolk

Cley-next-the-Sea, Angli
Në Norfolk, në Angli mulliri i Cley, është ndërtuar në viti 1800. So ai është shndërruar në një hotel që përfshin bed&breakfast.

 

 

santorini-766673_960_720

Santorini, Greqi

Në ishulli i Santorini,vetëm dy hapa nga deti qëndrojnë dy mullinj ere. Njëri me dritale dhe derë të vjollcë dhe tjetri ngjyrë të gjebërt. Sot ato janë trasformuar në hotele elegante dhe rezidenca luksi.

 

 

haarlem_mulinom

Haarlem, Holandë
Molen de Adriaan qëndron në zemër të qytezës së Haarlem-it në Holandë. Mulliri i ndërtuar në 1778 shtrihen në anë të rrjedhës së lumit Spaarne.

 

 

ledia

Leida, Holandë

Molen de Valk, i qujatur dhe “fajkoi”është në mulli i viti 1785 dhe është tërheqja kryesore e qytezës. Në vitin 1966 ai i traformua në muze, brenda të cilit mund të admirosh një koleksion makinash dhe librash që përdoreshin nga mullixhinjtë, që prej 1930 deri më sot.

June 25, 2017 12:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*