“Mund të blesh gjithçka me para, por jo lumturinë”, çfarë na mësoi dështimi i PSG-së

March 7, 2018 13:44

“Mund të blesh gjithçka me para, por jo lumturinë”, çfarë na mësoi dështimi i PSG-së

 

Mund të blesh gjithçka me para, por jo lumturinë. Ndoshta është një pohim shumë i thjeshtë dhe i vërtetë, por asnjëherë kaq e vërtetë sa në rastin e PSG-së dhe të pronarëve të tij, shkruan sot Sportmediaset.it.

Nga viti 2011 deri më sot familja Al Thani ka hedhur miliona, më saktë miliarda euro me pretendimin për të arritur majën e Europës duke demonstruar forcë dhe veçanti.

Megjithatë, sërish, paratë nuk mjaftojnë për të sjellë lumturinë.

Sepse futbolli nuk është një shumë ekzakte milionash të harxhuar.

Futbolli është më i drejtë, ndonëse mizor, se sa çdo shpenzim ekonomik (ndonëse deri në një farë pike).

Nga njëra anë është nivel, nga ana tjetër është shkencë ekzakte, por jo nga këndvështrimi i parave, por i teknikës dhe shumë faktorëve të tjerë.

Emirët e Katarit mbërritën në Paris në vitin 2011 dhe nga ajo ditë kanë shpenzuar 896 milionë euro.

Por, këto nuk kanë qenë para të hedhura kot, sepse kanë ardhur kampionë të konfirmuar si Ibrahimoviç, Cavani, Thiago Silva, Di Maria dhe i fundit në radhë Neymar.

Megjithatë, nuk mjaftoi.

Unai Emery ishte një drejtues i shkujdesur deri atë mbrëmje të çmendur të një viti më parë, kur Barcelona ktheu rezultatin 4-0 të “Parkut të Princave” në një 6-1 të habitshme.

Megjithatë, akulli në zemrat e parizianëve u shkri kur erdhi Neymar. Sërish, PSG-ja nuk ishte në gjendje të vendoste në fushë një ekip për Champions. Në kuptimin që të jetë formacion i sigurtë në vetvete, që të dijë të transmetojë frikë tek kundërshtarët dhe të shfaqë talentin që ka.

PSG-ja ka fituar shumë këto vite, por vetëm në Francë (katër kampionate, tre kupa të Francës, katër “Lega”, pesë superkupa).

Por, asgjë në Europë.

Është eliminuar nga Barcelona, Chelsea, Manchester city dhe Real Madrid. Gjashtë sezone që nuk arrin në gjysmëfinale, diçka që është arritur nga ana e Monaco-s.

Që tregon se mungon një maturi dhe është një strukturë që duhet riorganizuar krejtësisht nga e para. Me sa duket, i pari që do të paguaj këtë herë do të jetë Emery.

a.s/dita

March 7, 2018 13:44
Komento

1 Koment

  1. Dino March 7, 17:16

    PSG bleu gjithcka por harroi…arbitrat! Ato ne te dy takimet i kishte blere Reali.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*