Mund të helmoheni, mos e bëni kurrë këtë veprim me spinaqin

September 26, 2016 13:48

Mund të helmoheni, mos e bëni kurrë këtë veprim me spinaqin

Edhe pse spinaqi nuk ka aftësinë t’ju bëjë të pathyeshëm siç tregohet në filmat me kartonë, ai ka vlera të larta ushqimore. Në rast se nuk jeni konsumues i spinaqit, duhet ta fusni menjëherë në dietën tuaj të përditshme, pasi përfitimet shëndetësore janë të shumta.

Megjithatë për të vjelë këto përfitime duhet ta konsumoni në mënyrën e duhur, përndryshe mund t’ju helmojë. Spinaqi është i pasur me vitamina dhe minerale, si vitamina A, B, C, E, hekur acid folik, potasium dhe magnez. Është burim i luteinës dhe zeaksantinës, që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve.

Megjithatë problemi ndodh kur spinaqi ri-ngrohet. Kur ekspozohet në temperatura të larta, nitratet kthehen në nitrosamina, që janë kancerogjene. Prandaj mos e ri-ngrohni kurrë spinaqin një ditë më pas. Sigurohuni që ta konsumoni të freskët dhe nëse ju ka tepruar pak gjellë, hajeni të ftohtë, është njësoj e shijshme.

DITA

September 26, 2016 13:48
Komento

1 Koment

  1. MH September 26, 17:39

    Nuk bindem qe nga barishtet qe kalone ne zierje te perfitojme vitamina,te cilat vdesin ne temperaturen 60 grade celsius.Perfitimi mbetet vetem tek komponimet e kriprave qe permbajne te gjitha barishtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*