Mund të rikthehen “Friends”?

Redaksia Online April 18, 2013 11:21

Mund të rikthehen “Friends”?

Për 10 vite me radhë, “Friends” ishte seriali më i dashur për miliona shikues në mbarë botën.237 seritë që tregonin aventurat dhe jetën e përditshme të një grupi miqsh përbëjnë gjithashtu një ndër serialet më të kushtueshme. Por 10 vjet pas fikjes së kamerave, në internet dhe në revistat javore amerikane po flitet për një ribashkim të gjashtë miqve njujorkezë: Rachel, Ross, Chandler, Monica, Phoebe dhe Joey. Në rrjetet sociale, rikthimi i “Friends”-ave i ka bërë fansat të çmenden nga gëzimi. Shpresat e tyre qenë shuar pas deklaratës së Marta Kauffman, producente e “Friends”, e cila në një deklaratë dhënë për “E! News” tha se ribashkimi nuk është në plan, madje nuk do të ndodhë kurrë. Por pavarësisht deklaratës së prerë të saj, një fije shprese ekziston ende. Nostalgjikët nisen nga fakti se nga NBC dhe Warner Bros, nuk ka mbërritur asnjë deklaratë, qoftë pohuese, qoftë mohuese.
Që nuk do të kishte një sezon të 11-të të Friends, disa herë është theksuar nga producentët, por edhe nga vetë aktorët, por edhe nëse sot 10 vite nga seria e fundit do të bihej dakord për të rinisur xhirimet, problem mbetet kasta e aktorëve. Që të gjithë “Miqtë” njujorkezë janë rreth të pesëdhjetave tashmë, pa lënë mënjanë edhe angazhimet e tjera të tyre.

Redaksia Online April 18, 2013 11:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*