“Mund të udhëtojmë në kohë përmes mendjes!” Ky raport i CIA-s po i habit të gjithë

February 18, 2021 19:54

“Mund të udhëtojmë në kohë përmes mendjes!” Ky raport i CIA-s po i habit të gjithë

Përdoruesit e TikTok kanë nxjerrë një raport të CIA-s (Kliko), me pretendimin se “njerëzit mund të udhëtonin në kohë dhe hapësirë”, duke përdorur mendjet e tyre.

Raporti i vitit 1983 u bë i disponueshëm për publikun në vitin 2003 dhe shpjegon me detaje besimin e një teknike të quajtur “The Gateway Experience”.

Sipas CIA-s, “Përvoja Gateway” mund t’i lejojë njerëzit të kapërcejnë hapësirën dhe kohën.

Raporti i CIA-s konfirmon meditimin “e jashtëzakonshëm”, hipnozën dhe manifestimin / biofeedback dhe u referohet të gjitha këtyre si “pika fillestare të arsyeshme për të filluar”.

Përdorues të tjerë thonë se artikulli nuk ka marrë vëmendje më parë, sepse “është shumë i gjatë” dhe njerëzit s’e kanë lexuar.

Sipas Carey, dokumenti shpjegon se “ku shkojmë kur vdesim, çfarë është “vetëdija”, ç’është udhëtimi në kohë, dërgimi i mesazheve telepatike etj”.

Në raportin e quajtur “The Analysis and Assessment of The Gateway Process”, autori, nënkoloneli i ushtrisë amerikane, Wayne McDonnel shpjegon teknikën unike si një “sistem trajnimi”.

McDonnell thotë se sistemi është “krijuar për të sjellë forcë të shtuar, fokus dhe koherencë në amplituda dhe frekuencën e daljes së valës së trurit, midis hemisferës së majtë dhe të djathtë, në mënyrë që të ndryshojë vetëdijen, duke e zhvendosur atë jashtë sferës fizike dhe duke e “shpëtuar” kështu nga kufizimet e kohës dhe nga hapësira”.

Regjistrimet zanore përdoren në “përvojën” për të kontrolluar valët e trurit, për të alternuar mendjen.

Njerëzit, sidoqoftë, po kërkojnë që më shumë shpjegime të postohen në YouTube dhe raporti të shfaqet më i thjeshtëzuar.

j.l./ dita

February 18, 2021 19:54
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 February 19, 07:44

    pas këtyre idiotësirave që ndodhin dhe që po shohim në amerikë,me “Qanan”,me tokë të rrafshtë,me trampër e lloj lloj idioti!?
    kjo që kanë shkruar këta duket si një lojë fëmijësh!!
    deri më sot kemi parë kolonelë e gjeneralë që skanë lënë idiotësi pa folur!!
    në fund të fundit dhe ata njerëz janë,ndoshta janë të zotët në diçka por koqe gomari në tërësi!!
    njeriu mund të udhëtojë në kohë dhe hapsirë sa ti dojë bytha,nuk e ndalon dot kush!!por kjo quhet fantazi!!
    kur fantazia vërtetohet matematikisht dhe provohet me fakte reale,quhet shkencë!
    kur nuk plotëson këto kushte,quhet letërsi fantastike!!

    Reply to this comment
    • in nomine te deus February 19, 14:54

      antikrisht qe zvjerdh token mbi te cilen ec..
      ti qe gjezdis me kryq te varur me koke poshte…
      mbyti zerat e shpreses dhe te ardhmes..
      por kurr nuk do arrish te fitosh mbi te verteten

      diabolus mea creat tenebre iuvat ist predominus agat

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 22, 17:27

        or latin i mesjetës
        ke të drejtë!
        më nis adresën se po të dërgoj ndonjë kuintal presh që të të shpresaosh të fluturosh!!
        nuk ma merr mëndja se do fluturosh ndjonjëherë por ka shumë mundësi që do të kënaqesh!
        ndaç nga posht ndaç nga lart!!

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim