“Mund t’i vrasim refugjatët, ose t’i mbytim me gaz”, dalin përgjimet që i kushtuan postin zyrtarit të partisë së djathtë në Gjermani

September 28, 2020 19:58

“Mund t’i vrasim refugjatët, ose t’i mbytim me gaz”, dalin përgjimet që i kushtuan postin zyrtarit të partisë së djathtë në Gjermani

Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) shkarkoi të hënën një zyrtar, i cili ishte kapur në një kamerë të fshehtë duke folur për mbytjen me gaz të refugjatëve.

Në pamjet, të regjistruara nga televizioni ProSieben në muajin shkurt, Christian Lueth, në atë kohë zëdhënës i partisë, ishte filmuar në një kafene të Berlinit duke biseduar me dikë që ai besonte se ishte simpatizante, për sfidat me të cilat përballej AfD.

I pyetur nëse partia AfD dëshironte ardhjen e më shumë emigrantëve, ai përgjigjet: “Po. Sepse atëherë gjërat shkojnë më mirë për AfD. Ne gjithsesi mund t’i vrasim ata më vonë. Ose t’i mbysim me gaz, cilëndo metodë që të doni. Nuk më intereson se si!”

Gazeta Die Zeit tha se i ishin treguar pamjet, që ajo tha se ishin filmuar nga Lisa Licentia, një aktiviste e së djathtës, e cila kishte vendosur të largohej nga ekstremi i djathtë.

Sipas gazetës Die Zeit, nuk dukej se zoti Lueth po bënte shaka.

Media gjermane njoftoi të hënën se Lueth ishte shkarkuar si punonjës i grupit parlamentar të partisë.

AfD hyri në parlamentin e Gjermanisë me zgjedhjet e vitit 2017 dhe tani është partia më e madhe që rivalizon me qeverinë e zonjës Angela Merkel, një koalicion i madh i së djathtës dhe i së majtës.

j.l./ dita

September 28, 2020 19:58
Komento

5 Komente

  1. mirel September 28, 21:19

    Ky eshte nazizmi. Fillon me objektivat, pastaj pershkallezohet me indiferencen dhe pafuqine e demokracise te plotesoje funksionet e saj/

    Reply to this comment
  2. lana September 29, 12:37

    Po perse more nazist I ndyre refugjatet ste hyne nga ajri jeni ju me politikat tuaja qe po coroditni popujt ne Siri e mbare Boten per te realizing qellimet tuaja te erreta e pastaj ti mbytni me gas
    Dmth ju I nxorret nga shtepite e tyre the tani planifikoni ti vrisni o HITLERJANE
    Bota po drejtohet nga skozofrene si ty
    Ti duhesh vrare

    Reply to this comment
    • Stefan September 29, 14:10

      Eshte bera Europa si ajo shtepia pa dyer e dritare ku hyne e dalin lloj lloj kafshe si qen, mace, derra, arinj, minj dhe hijena, pastaj politikanet pendohen per cfare kane bere dhe nuk dine ku ti cojne refugjatet, ku ti mbajne etj. Deshiroj qe gjithe Afrikanet te mbushin gjermanine dhe te nxjerrin jashte gjermanet. Ndoshta ne kete menyre Merkel kupton se cfare i beri Europes duke hapur dyert e saj per cilin do. Mendonte se nuk eshte shtet kufitar me afriken, sic eshte Italia, Spanja, Malta, dhe te zinjte nuk do arrinin atje. Ti gezosh zonja Merkel, por provo te marresh 2-3 ne shtepine tende dhe pastaj shohim cdo besh me kufijte.

      Reply to this comment
  3. chris September 29, 13:38

    Ky s’ka thene ndonje gje me teper se Le Pen apo Salvini. Thjesht e kane kapur!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim