Mundet Marine Le Pen të marrë kthesën?

March 11, 2018 11:00

Mundet Marine Le Pen të marrë kthesën?

Në kongresin e partisë Front National, kryetarja e partisë, Marine Le Pen kërkon të ripërtërijë partinë. A mundet partia ekstremiste e djathtë franceze të krijojë lidhjen me sukseset e dikurshme?

Partia e Marine Le Pen duket sikur është zhdukur nga skena politike në javët e fundit. Fronti Nacional i fitoi në zgjedhjet e qershorit disa vende më shumë në Asamblenë Kombëtare, por ato nuk mjaftonin për të arritur forcën e një fraksioni. Prandaj ekstremistët e djathtë kanë vetëm një të drejtë të kufizuar fjale në parlament. Le Pen ka qenë e rezervuar në kohët e fundit dhe ka dhënë pak intervista.

Arsyeja e heshtjes qëndron tek dështimi në zgjedhjet presidenciale. 33,9% që mori ajo kundër Macron ishin një rekord historik, por përkrahësit kishin shpresuar për të paktën 40%. Shumë u zhgënjyen nga dueli i Le Pen me Macron. Ajo nuk ishte e përgatitur mirë sidomos në temat ekonomike.

Ripërtëritja në kongresin e partisë?

Kongresi i partisë në Lilë në këtë fundjavë duhet t’i japë fund pasigurisë brenda Front National. Në muajt e fundit anëtarët e partisë kanë bërë ture takimi në të gjithë Francën për të takuar përkrahësit. 50.000 anëtarët, po ashtu morën edhe një formular me pyetje për kursin e ardhshëm të FN në lidhje me Europën, migracionin, temat sociale, arsimin, politikën e familjes dhe mjedisit. Rezultatet prezantohen këtë fundjavë e do të jenë baza për riorientimin e kësaj partie. Anëtarët zgjedhin një kryesi të re dhe një emër të ri për partinë. Marine Le Pen do ta mbajë postin e kryetares së partisë, një kundërkandidat nuk ka. “Ky është për të shansi për ripërtëritje. Ajo do ta rifreskojë marrëdhënien me anëtarët e partisë e të përgatitet për zgjedhjet europiane vitin e ardhshëm”, është shprehur Jean-Yves Camus, studiues i ekstremizmit në Institutin për Çështje Strategjike dhe Ndërkombëtare (IRIS) në Paris.

Fillimi i ri ka çmimin e vet

Hervé Le Bras, studiues zgjedhor në Shkollën e Lartë të Parisit për Studimet Sociale (EHESS) beson se një fillim i ri i tillë ka çmimin e vet. Ai vëzhgon pjesëmarrjen në zgjedhje në Francë nga viti 1970, kur u themelua FN. “Le Pen ia ka dalë me strategjinë e çdemonizimit të tërheqë e rrisë numrin e votuesve nga 21% në 34% në raundin e dytë të zgjedhjeve”, thotë ai. “Por që atëherë është rritur presioni ndaj saj, që të largohet nga imazhi i butë. Nëse Le Pen i jepet këtij presioni, atëherë Fronti Nacional mund të humbasë pikërisht këtë potencial zgjedhësish.” Ndërkohë që tani ka një degëzim të FN. Florian Phillippot  dhe një pjesë e krahut të orientuar nga ana sociale u largua nga partia në 2017-n dhe krijoi partinë “Le Patriots”.

Konkurrenca e mbesës së Marine Le Pen

Nga ana tjetër Le Pen duhet të tejkalojë edhe popullaritetin e mbesës së saj. Marion Maréchal-Le Peni është e vetmja, së cilës i besohet aftësia për t’i bërë konkurrencë tezes së saj në luftën për vendin e kryetares së partisë.

Ajo përfaqëson krahun e djathtë të Frontit Nacional dhe është shumë e afërt me gjyshin e saj, që disa herë është dënuar për urrejtje kundër të huajve dhe antisemitizmin e tij. Sipas Le Bras, “Marine Le Pen do të flasë më shumë për tema si identiteti francez, lufta kundër imigrimit, dhe islamizimin si edhe për të vënë nën kontroll përkrahësit e mbesës së saj në parti.”

Le Bras dyshon që FN do të marrë aq shumë vota në zgjedhjet europiane si në vitin 2014. Sidomos tani, kur me qëndrimin euroskeptik dhe kritik ndaj globalizimit, Fronti Nacional nuk është vetëm.

Partia e majtë e Jean-Luc Mélenchons, “La France insoumise” (FI) dhe “Les Républicains” e djathtë të Laurent Wauquiez kanë zbuluar euroskepticizmin e mund t’i marrin vota Frontit Nacional.

Ndoshta kohët si fuqi potenciale qeverisëse kanë marrë fund./DW

a.s/dita

March 11, 2018 11:00
Komento

1 Koment

  1. kurveri krime pushtet Bjondesh Perverse ! March 11, 11:51

    Mbasi kolonizuan shtete e popuj qofshin kto
    islame a po kristjane i vrane ,
    duke ber krime nga me c’njerezoret ,
    i shfrytezuan ne menyren me te padrejte
    e paskrupull ,
    ne shekuj gjithcka me menyren me brutale ,
    me te pashpirt,me te pafytyre ,

    si ambicioze e aventuriere te pervers qe jane
    mbi gjithcka ne kte Bote ,
    duke e pretenduar gjithcka per vehten e vet mbi Planete ,
    gjithcka qe leviz ..qenie te gjalle ,
    mbasi e ndane Boten ne menu-t e preferuara
    mbi pjatat e salloneve te tyre ,
    ku gatuhej me te brendeshmet e popujve koloniale ,
    sot fusin gishtrinjt (ose ndonji send tjeter)
    ne goje ,
    qe te stimulojne te vjellen ,
    pasi ajo qe ne shekuj bene kundrejt njerezimit ,
    sot i eshte kthyer ne Bumerang !

    Le Pen , mbasi nuk mundi te shlyeje Miljonat
    e mare borxh ne fushaten e saj ne zgjedhjet e shkuara ,
    sepse kuptohet qarte perverset Bankier ,
    nuk preferojne nji femer si ajo ,nji cope mishi
    me dy sy egersire ,
    i afron Bankiereve nji femer te re sexi ,
    e cila mundet te vendose maredhenje te reja ,
    me bankieret qe qendrojne pas ,
    nga njera an me doren plot Miljona ,
    dhe Dora tjeter posht duke kerkuar me dore
    muskulin e tyre mes kembeve ,
    per ta qit jashte pantallonave e len qe Bjondja
    ta marri ne goje e frymezohet e marre ne te ardhmet
    cdo krime ne gojen e saj te njome .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*