Mundi Guardiolën, trajneri del në konferencë shtypi si “Zorro”

December 7, 2017 11:21

Mundi Guardiolën, trajneri del në konferencë shtypi si “Zorro”

Trajneri i Shakthar Donetsk, Paulo Fonseca, u shfaq dje pas ndeshjes së fundit të Champions League në mënyrë të çuditshme.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së fituar ndaj Manchester City ai u shfaq i veshur si “Zorro”, siç kishte premtuar.

Kjo ishte mënyra e veçantë e tij e festimit, siç kishte premtuar se do të bënte në rast se skuadra e tij do të kualifikohej për në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Trajneri portugez duroi 17 minuta i veshur kështu, sa zgjati paraqitja e tij para mediave, i maskuar, ndërsa disa gazetarë nuk mundën ta mbanin dot të qeshurën.

December 7, 2017 11:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*