Mungesa e Mirësisë nuk kompensohet dot

April 20, 2015 14:56

Mungesa e Mirësisë nuk kompensohet dot

Arben Duka

 

 

Tani kandidatët,
të gjithë po qëndisin,
të mira-të liga,
poshtë tyre rendisin!

Gjithmonë analistët,
më kanë çuditur,
por sot ca mé duken,
krejt të çoroditur!

Nga ta kam dëgjuar,
të gjitha trapllëqet,
se me zë të lartë,
i thonë gomarllëqet!

Se ata i thonë,
fjalët sy më sy,
të thonë ç’të duan,
s’kanë përgjegjësi!

Dëgjova një natë,
një që tha aty,
filan kandidat,
nuk ka mirësi!

Dhe më pas vijoi,
me logjikë idioti:
“Nuk ka mirësi,
po është shumë i zoti!”

Pas kësaj logjike,
paralelen heq,
kur s’je Një i mirë,
je thjeshtë Një i keq!

Nëse ti të parën,
këtë do ta thuash,
cilësi të mira,
rendit sa të duash!

Rendit sa të duash,
por mundohesh kot,
sepse Mirësia,
s’kompensohet dot!

Pas kësaj njeriut,
i heq çdo dëshirë,
të votojë dikë,
që nuk është i Mirë!

Kur s’ke Mirësinë,
s’ka vlerë asnjë vlerë,
mungesa e saj,
hedh këdo në erë!

Te Fevzua ju ngjit,
atij ai bisht,
dhe them se s’u tha,
ashtu rastësisht!

Tek Mao Ce Duni,
të çon fantazia,
kur thosh:”Pesë të mira,
dhe dy të këqija!”

Dhe në fakt ai,
që është cënuar,
as dhe me një fjalë,
nuk ka reaguar!

Ndaj dhe seriozisht,
po mendoj vërtet’,
nëse ligësia,
ësht’ prioritet?!

Ç’fuqi ka e zeza,
që të gjithë e dinë.
veç një pikë mjafton,
të nxijë gjithë kutinë!

Ai që u mor,
me këto të nxira,
u ngut të rreshtonte,
më poshtë pesë të mira!

Më pas na radhiti,
fjalë me nektarë,
po helmin e hodhi,
në fjalinë e parë!

Në atë panel,
gjashtë buçko ishin,
dhe në këtë pikë,
veç një mëndje kishin!

Atë që u tha,
aty si pa dashur,
çdo ditë e më shumë,
kanë për ta trashur!

April 20, 2015 14:56
Komento

4 Komente

  1. iliri April 21, 02:23

    ASKUSH NUK ESHTE I PERSOSUR !
    JA ti psh. Nuk ke miresi sepse perdor llumi ne fjaleve te keqija kunder atyre qe mendojne ndryshe nga ty ose qe nuk pelqejne partine qe ti e audhuron. Por kjo nuk do te thote se ti nuk asnje te mire. Me patjeter edhe ti do te kesh te pakten nje te mire apo zotesi.

    Reply to this comment
  2. iliri April 21, 02:28

    NJERZIT NUK JANE TERESISHT TE MIRE APO TERESISHT TE KEQINJ.
    KA NJERES QE KANE MIRESI NE NJE ASPEKT APO NE NJE LLOJ MARDHENIE, POR MUNF TE KENE DHE JO MIRESI NE NJE ASPEKT TJETER.
    EDHE ENGJELLI EDHE DJALLI / JETOJNE BASHKE TE I GJALLI !

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit April 21, 09:20

    Po Miresia cfare eshte? Me cfare njesie maltese matet? Nje proverb afrikan thote: Bej nje te mire dhe hidh nje gur ne lume.Po s’ta diti njeri shpreso qe Zoti rri zgjuar.Kisha nje vjershe para dy-tre ditesh tek replikat por s’e ruajta ne arkive, pse nuk kaloi ne moder bej cudi. Ne fakt i “kerkoja ndjese”Berishes se e kemi lodhur shume, mendoj se e ka me pashe lejen te talle menderen kur s’ka asnje shenje ne horizonte per ti treguar faturen e tere ketyre shperdorimeve. Se llafe jemi te zotet te themi gjithe diten o komandant dhe parlamenti per llafe pa dogane del dhe tepron por ato qe dhembin, si burgu dhe konfiskimi i pasurive te deklaruara& te padeklaruara, keto deshmojne se drejtesia behet seriozisht.

    Reply to this comment
  4. merqinja April 21, 09:34

    Te gjithe ata per te cilet flet Beni jane me vothe ne hunde.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*