Mungojnë diplomat, alarmohen maturantët që duan të studiojnë jashtë

July 5, 2017 15:26

Mungojnë diplomat, alarmohen maturantët që duan të studiojnë jashtë

 

Ndonëse shkolla ka disa javë që ka përfunduar, e po ashtu edhe provimet e Maturës, nxënësit ende nuk kanë marrë dëftesat dhe maturantët diplomat, gjë që rrezikon ata që duan të aplikojnë për studimet e larta jashtë vendit.

“Kemi 182 maturantë që aplikojnë jashtë. Kuptohet që është e vështirë për ata që ta marrin me vonesë kartonin, sepse i djeg ata. Nëse nuk e kanë diplomën brenda datës 10, pasi nga kjo datë e deri në 14 korrik u duhet për të vijuar aplikimet. Rezultatet kanë dalë, por për sa kohë që ne nuk kemi marrë ende të zyrtarizuara rezultatet e Maturës shtetërore, maturantët nuk mund ta kenë në dorë certifikatën dhe diplomën”, tha Teuta Dobi, drejtoreshë e shkollës “Sami Frashëri”.

Në Ministrinë e Arsimit sqarojnë se ka pasur disa vonesa proceduriale në tenderin e zhvilluar për prodhimin e kartonëve për diplomat dhe dëftesat.

Kjo është një vonesë për shkak të një procedure administrative që ndodh në Ministrinë e Arsimit për blerjen e tyre. Por kjo procedurë prokurimi ka përfunduar. Nesër përfundon afati përfundimtar i ankimeve për këtë procedurë, e menjëherë më pas dëftesat do të jenë gati për prodhim. Besoj se brenda javës tjetër do të jenë plotësuar me dëftesa çdo maturant”, tha Plarent Ndreca, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Përveç kartonëve të diplomave, pritet të dalin edhe rezultatet e provimeve të maturantëve nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe më pas të nisë shpërndarja e diplomave./TCH

 

July 5, 2017 15:26
Komento

1 Koment

  1. A July 5, 16:18

    Turp dhe vetem turp nga mender qeveria e EDI RAMES, qe gjithçka e ka bere pisllik, tregeti te ndyre, tendera ku akoma nuk jane shtypur Deftesat e Pjekurise te Shkolles se Mesme.
    Kjo tregon qe perveç votes qe mori qe kishte bere qellim ne vetvehte nuk ka bere asgje te sakte, te qarte ku ky fare derdimeni po behet pengese perseri qe maturantet te vazhdojne shkollat e larta, universitetin sipas deshires dhe ku te duan. .
    Kjo tregon se ky fare barboni nuk ka idene e shtetit dhe te organizimit te qeverise sepse nuk eshte hera e pare apo viti i pare ne historine e arsimit shqiptar qe kemi maturante qe duan Deftesa Pjekurie.
    Kjo pra eshte politika mafioze e papergjegjeshme e politikaneve tane derdimen qe gjithçka duan ta kthejne ne fitim sipas interesave te tyre dhe bandave te tyre te korruptura. Turp dhe vetem turp qe maskaraj EDI RAMA po ben me te ardhmen e nxenesve dhe maturanteve shqiptar. Perseri ky debil behet pengese. Kjo eshte poshtersi. Grihuni dhe dermoni kete klase politike te paftyre dhe injorante.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*