Mungon kultura e respektit në shërbime

August 17, 2014 15:08

Mungon kultura e respektit në shërbime

Letër e nënshkruar,

Pjetër Bubaj

Në sistemin e ndërtimit të ekonomisë socialiste nuk diskutohej falimentimi pasi ishte sistem antikapitalist. Megjithatë, në mes të ndërmarrjeve ekonomike apo ato të shërbimeve të tjera zhvillohej emulacioni socialist ku dilnin vlerat për të gjithë sektorët e ekonomisë dhe vlerësimet ishin morale e jo materiale. Më bën përshtypje që ende sot kur i bën ndonjë vërejtje ndonjë tregtari apo për ndonjë shërbim tjetër, përgjigja të vjen se “po deshe bleje, po deshe lëre!”. Pse ore për këtë kulturë shërbimi ka nevojë konsumatori shqiptar? Ose kur u bën ndonjë vërejtje sidomos drejtuesve të autobuzëve të tregojnë menjëherë taksinë. A kulturë shërbimi tregon kjo?Autobuzët duhet të kenë shoqatën e tyre, ku mund të paraqesim ankesat dhe të mësohen të respektojnë qytetarët. Ndaj konsumatorit kërkohet vëmendje që t’i shërbehet me konkurencë e cilësi në mallra dhe mirënjohje e respekt gjatë shitjes. Ndryshe nuk ka kuptim të flitet për ekonomi tregu.

August 17, 2014 15:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*