Zbrazja e QSUT, anulohet urdhëri. MSH: Probleme me ujin, shtyhen operacionet dhe shtrimet e planifikuara

November 23, 2015 16:21

Zbrazja e QSUT, anulohet urdhëri. MSH: Probleme me ujin, shtyhen operacionet dhe shtrimet e planifikuara

E përditësuar – Një urdher i pazakonte ka mberritur sot rreth ores 15.30 ne spitalet e QSUT Nene Tereza ne Tirane.

Te gjithe drejtuesit e pavioneve dhe departamenteve jane urdheruar te zbrazin sallat dhe dhomat me perjashtim te te semureve rende.

Zbatimi i urdherit i mbikqyrur nga vetë drejtues te QSUT, hasi në rezistencë të pacientëve, veçanërisht atyre nga rrethet që e kane te pamundur organizimin per te udhetuar në këtë orë.

Mjekeve u eshte thene qe Shtabi i Emergjencave ka kerkuar zbrazjen e spitaleve pasi ne ditet e ardhshme nuk do kete furnizim me uje.  Në përpjekje për t’i bindur që duhet të linin spitalin, të sëmurëve u është thënë edhe se uji është kontaminuar.

Burime brenda QSUT thane per Dita se urdheri eshte firmosur nga drejtoria e QSUT. Sipas mjekeve nje gje e tille nuk ka ndodhur as ne trazirat e 1997.

Kundështi të shumta pasuan urdhërin. Rreth orës 17.40 drejtuesit e pavioneve kanë marë udhëzime të reja. Urdhëri i mëparshëm që përfshinte të gjithë pacientët veç atyre të sëmurë rëndë, është anuluar.

Thanas Goga, këshilltar për mediat i Ministrit të Shëndetësisë tha për Dita se per shkak te prishjes së impiantit të ujit të spitaleve, urdhëri i ri përfshin vetëm shtyrjen e shtrimeve, konsultave dhe operacioneve të planifikuara. Por pacientët në gjendje të rëndë dhe shërbimet e emergjencës dhe reanimacioni do vijojnë punë rregullisht – tha Goga. /Dita/

November 23, 2015 16:21
Komento

17 Komente

  1. Samiu November 23, 16:59

    Ha ha ha ….”DIKTATORI” kishte siguruar uje Selite 24 ore pa pushim per kete spital dhe jo vetem….. Na Rruaç moj “DEMOKRACI”…

    Reply to this comment
  2. mira November 23, 17:35

    Do japin spitalin me koncesion qelbesirat, prandaj sajojne nga keto teatro!

    Te japi doreheqjen ajo shurra drejtoresha- Se piktori eshte 0 ne qeverisje, nuk do te thote qe

    shteti nuk funksionon. Te qerohet piktori me gjithe drejtoreshat e tij gomare.

    Reply to this comment
  3. sokrati November 23, 17:37

    Jo, mor Sami , diktatori i vriste njerezit e jo t’u jepte uje Selite. Ujin e Selites e pinte per vete. Demokracia u coi ujin e Selites,madje e dhe te filtruar.. . Si t’a kerkosh me gaz apo pa gaz…… N’a nxore diktatorin me te dashur se udheheqsit populor demokrat….. Per c’fare e do ujin e Selites ,kur ke fjalen e lire te llomatitesh gjithe diten ?

    Reply to this comment
  4. LOVE P A R I S November 23, 19:01

    opo nuk duam as uje e as drita ne
    vetem ekspozita te hapi bojaxhiu i ine ,
    vetem Stalingradin e Skraparin te kemi mire ne ,
    le te vdesin ata ,pse vene ne spital …te semure jane …le te vdesin
    pse partia u tha te semuren ….5 vjet burg dhe per shiun
    ra qe ra mund ti kishte zhdukur te gjithe …..

    Reply to this comment
  5. ura November 23, 19:53

    mire uji po kush ka qene ai pis qe ka dhene urdher per pakesimin e shtreterve ne spitale…
    cfare jane keto idiote more qe ngaqe nuk e zgjidhin dot lemshin e keputin
    pse ore me urdhera idiote ndreqen problemet ne spitale?
    po sepse ju qe jepni urdhera bythen tuaj shkoni e vizitoni jashte vendit, qindra te varfer te mjere qe sorollaten neper spitale, jane nje hic per plehra si puna juaj.
    Ikni ore legena nga i pari tek i fundit

    Reply to this comment
  6. guxim November 23, 19:53

    Pershendetje Dita

    Para disa kohësh u debatua shumë dhënia me konçesion e shërbimit të hemodializës. Fitues u shpall Spitali Amerikan, që ishte pjesë e një konsorciumi me Evita sh.p.k, kjo e fundit mazhorancë në aksione. “BIRN” shkruan sot se pas fitimit të konçesionit është bërë një manovër tjetër: “Qëllimi i kompanisë së re të quajtur Dia Vita sh.p.k është që të japë shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, QKR, 85 % e aksioneve të Dia Vita Sh.p.k janë nën pronësinë e kompanisë Evita sh.p.k, ndërkohë që vetëm 15% e aksioneve nën pronësinë e Spitalit Amerikan Sh.a. Eksperienca e Spitalit ishte kyç për shpalljen e bashkimit të operatorëve si ofertë fituese, për shkak të numrit të pacientëve të hemodializës që trajtonte. Mbetet e paqartë pse ndarja e kontratës ka shkuar në favor të kompanisë Evita Sh.p.k”. Në fakt edhe në logjikën ekonomike është e papranueshme që faktori kyç i fitores se konçesionit vetëspostohet në pakicë si aksioner. Vetëm në mos një konçesion tjetër qëndron në horizont.

    Reply to this comment
    • bimi November 24, 03:53

      BIRN nuk ka hetuar deri ne fund. Spitali Amerikan eshte fasada, kurse tenderin e ka fituar kompania private e drejtorit mafioz te Spitalit Amerikan. Ky i fundit hengri 8 vjet me malokun dhe tani i fut nje xhiro Turqie e nje xhiro Kine me ..arin e gjate. Pas xhirove, ben edhe nje “xhiro” tjeter nga financat e shtetit me Beqirin…

      Reply to this comment
  7. infermieri November 23, 19:54

    Dita shikoni nje lajm qe mbahet fshehur.
    Halim kosova e ka te ndaluar te bej operacione ne maternitet sepse eshte futur pedagog i brendshem
    por ai futet fshehtas dhe ndan parate e ryshfeteve me mjeket qe e marin
    ne drejtori e dine

    Reply to this comment
  8. babezia November 23, 19:55

    ky Beqja e ka bere m…mullar
    Vjedhje si keto ne shendetesi nuk jane bere ndonjehere
    Kercet tenderi 100 milion euro si me qene 100 mije lek t vjetra

    Reply to this comment
    • beni November 23, 19:56

      nuk i ben Beqja tenderat byrazer.
      Beqja vetem firmos.
      Tenderat e medha i ben naltlartesia e tij z.Rama
      Ministrta jane si sekretare ne kete qeveri

      Reply to this comment
  9. malindi November 23, 19:57

    nje inerviste kur erdhen ne pushtet…

    http://www.gazetadita.al/ilir-beqja-ja-si-do-te-qeverisim/

    thjesht krahasojeni me sot

    Reply to this comment
  10. aladini November 23, 19:58

    ne shendetesi ne emer te “shendetesise falas” po behet nami

    janë futur ne tregun e ilaceve emra mik të qeverisë, duke u larguar nga tregu shqiptare emra farmaceutik ndërkombëtar të njohur.

    Për të favorizuar importuesit e tyre, Beqa dhe Rama futën në listën e ilaceve të rimbursueshme 30 principe të reja, pikërisht duke e ditur se kush i ka dhe kush i tregton këto barna.

    Nga ana tjetër, hoqën nga lista medikamente me justifikime qesharake. Në listën e barnave të rimbursueshme për të sëmurët, pensionistët dhe ata që kanë problem të vazhdueshem me shëndetin, të preferuarat janë alternativat e para.

    Këto pothuajse janë zhdukur, për tu hapur rrugë pikërisht barnave që fusin në treg grupet e Beqës dhe Ramës.

    Fakt është se 30 përqind e barnave të listës së rimbursueshme kushtojnë nga 50 deri në 150 përqind më shtrenjtë.

    Shumë barna cilësore të kompanive serioze farmaceutike po tërhiqen nga tregu dhe po zëvendësohen me barnat e klientëve të qeverisë

    Reply to this comment
  11. opozitar i sfilitur November 23, 20:01

    Pershendetje Dita
    E dini cfare po ndodh me tenderin qe mori vilma nushi??
    ne shqiperi behen rreth 10 milion analiza ne vit. Kostoja e kiteve per keto eshte jo me shume se 1 milion euro.

    Vilma shoqja e kryeministrit ka marre 12 milion euro ne vit dhe e dini sa analiza ka bere?

    120 mije!

    tani jane duke kapur njerezit ne rruge dhe u kerkojne nr e pasaportes qe ti regjistrojne si paciente qe kane kryer chekup-in

    madje jane duke kerkuar te ngrene nje laborator te vetin (vilma nuk ka laborator dhe i shperndan ne nenkontraktore analizat)

    e dini pse e do laboratorin?

    qe te falsifikoje shifrat sepse me nenkotraktoret le gjurme dhe nuk genjen dot per numrin e analizave te kryera.

    eshte turp i madh

    Reply to this comment
  12. vini November 23, 20:05

    Rilindja premtoi jo vetem shendetesi falas, por edhe emerime me konkurse.
    QSUT e drejton nje ish-drejtore e Rames ne Bashki pa asnje lidhje me mjekesine.
    Kurse zevendese e saj eshte motra e zonjes qe shfaqet ne fotot e famshme nudo te Edi Rames.
    E bukur meritokraci

    Reply to this comment
  13. Facebook November 23, 22:37

    I keni bere kaken shendetesise. Ishte me mire me Nard Ndoken

    Reply to this comment
  14. Kris 1 November 24, 19:23

    Nardi nuk kishte eksperiencen e Beqirit per te vjedhur.Beqiri nuk Gabon se auditin e vjedhjeve ja ben naltndershmeria e. tij,Horri I madh I rilindjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin