Shefi i opozitës malazeze kërkon mur në kufi me Shqipërinë e Kosovën

August 23, 2019 08:12

Shefi i opozitës malazeze kërkon mur në kufi me Shqipërinë e Kosovën

Kreu i opozitës në Mal të zi, Nebojsa Medojevic, deklaroi së fundmi se, Mali i Zi duhet të ndërtojë një mur në kufi me Shqipërinë dhe me të “ashtuquajturën” Kosovë.

Medojevic është një politikan populist, që ndjek linjën e Beogradit dhe është në krye të partisë për ndryshim, parti e cila doli në vend të dytë në zgjedhjet presidenciale  të vitit të kaluar.

Kjo deklaratë e tij nxiti reagime të ashpra brenda vendit. Kreu i opozitës është detyruar të sqarojë fjalët e tij, por pa u tërhequr nga ideja e ngritjes së një muri në kufirin mes dy vendeve.

“Deklarata ime sinjalizon se muri është një nga zgjidhjet e mundshme për t`u përballur me bandat në Mal të Zi dhe dy vendet fqinje. Ky mur nuk duhet ndërtuar për shkak të njerëzve, shqiptarëve apo malazezëve, por për të na mbrojtur ne nga mafia malazeze dhe shqiptare, që e kanë kthyer kufirin në një El Dorado, me trafikun e drogës, armëve, cigareve, refugjatëve dhe çdo gjëje tjetër që mund të shitet në tregun e zi. Muri do të jetë për mbrojtje nga mafia, dhe jo nga njerëzit”-nënvizon ai.

Madje, kreu i opozitës ka vendosur në dispozicion të publikut edhe një hartë të trafiqeve të ndryshme në rajon, ku Shqipëria duket se dominon. Medojevic ka kërkuar edhe rikthimin e ushtrisë në kufi për këtë qëllim.

o.j/dita

August 23, 2019 08:12
Komento

8 Komente

  1. gim August 23, 09:21

    Debilizmi i njerzve, kontribut televizori dhe tani celularet. Populizmi si baroeter i injorances se popullates. Sistememt demokratike te ndrejtuara nga ekonomia kto idiotesi nxjerrin.

    Reply to this comment
  2. Aaiu nga Selenic August 23, 09:29

    O budallai i Malite te Zi Prite edhe pake se po ta vejem ne murin ty e jo ti ne.! Opozite budallace nuk e kupton se sote Evropa po bashkohet ndersa ti kujton se je akoma ne kohenm e Krajl Nikolles.!

    Reply to this comment
  3. Kuq e zi August 23, 11:00

    I vetmi mur qe po pergatitet me malin e zi eshte ai me serbine
    Per ju filoruset e malit zi do jete nje zgjedhje e veshtire se nga cila ane e murit do qendroni

    Reply to this comment
  4. Anamali August 23, 11:42

    Ska problem ngrijeni murin.

    Por nuk fusni dot brenda Ulqinin, Tivarin, Tuzin, Plaven e Gucine.
    Ka ikur koha kur mund ti ndani shqipetaret nga njeri tjetri.
    Shikoni trafikantet e vendit tuaj. Qeverine tuaj trafikante qe po e shet Malin e Zi tek trafikantet ruse, dhe tek mafia evropiane.
    Mos fajesoni per cdo gje Shqiperine dhe shqipetaret, jeni ju dhe serbet mafia e rajonit dhe koridoret me te medhenj te trafikut, sepse trafikantet i keni ne pushtet.

    Reply to this comment
  5. Gege kosova August 23, 12:00

    Duhej te besh mur mes serbeve e malaziasve,apo sic I quajme ne sebomalazezet. I vogel je ti dhe ata per rreth teje,te ndertoni muri mes Shqiperise kendej e Shqiperise andaj Drini.Kete u munduan ta dndertonin stergjyshrit tuaj, por j’ua kemi shekrmoqur vazhdimisht, e perfudnimisht ua rreuam me themel me 10 Qershor 1999.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim