E FUNDIT / Muret e Komisionit Europian vendosin: Shqiptarë, punoni më fort

February 7, 2018 14:51

E FUNDIT / Muret e Komisionit Europian vendosin: Shqiptarë, punoni më fort

 

Megjithëse komisioneri i Zgjerimit në BE, Jo han, Jo S’han, dha dje një mal me argument përse vendet e Ballkanit Perëndimor, e në veçanti Shqipëria, e meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në, duket se muret, tavolinat dhe karriget e Parlamentit dhe Komisionit Europian kanë mbetur skeptike.

Burime nga Avropi për Gojët e Liga pohojnë se Jo han, Jo S’han deklaroi se nuk ka lezet që ky rajon i Avropit të mbetet i veçuar dhe margjinalizuar.

“Në fillim po flisnim për Europën lindore, pastaj folëm për Europën Juglindore, më vonë kaluam te Ballkani. Anëtarësuam Bullgarinë dhe Rumaninë, na ngeli Ballkani Perëndimor. Kur të ngelin vetëm Shqipëria me Kosovën jashtë BE-së, si do ta quajmë? Ballkani Perëndimor i Juglindjes?”, tha komisioneri i lodhur nga detyra e vet. Dhe shtoi i acaruar:

“Pse nuk e thoni troç, që e kemi me shqiptarët, por i vijmë rrotull kot?”

Por sic duket dhe nga fotot, argumentet e komisionerit Jo han, Jo S’han, nuk i bindën objektet e drunjta, plastike dhe metalike të sallës së Parlamentit Europian dhe ato të selisë së Komisionit.

Komisioneri Jo S’han, që ka një javë pa vënë gjënë gojë nga sikleti, bëri dhe provën e fundit.

“Aman, jepini një shpresë Shqipërisë se po më ikën truri nga negociatat dhe deklaratat as mish as peshk”, ulëriti ai në tualetet e Europarlamentit në Strasburg.

Por as bidetë dhe lavamanët prej porcelani nuk qenë dakord me thirrjen e tij. Përfundimisht, të gjitha objektet dhe lëndët e para të zyrave të BE-së, kërkuan që Shqipëria të punojë më shumë.

Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që beson se Shqipëria ka bërë hapa para, por ka shumë hapa para për të bërë para se të hedhë hapa para…    

February 7, 2018 14:51
Komento

5 Komente

  1. ??? February 7, 16:39

    Mire qe harxhoni kohen tuaj me idiotizma, por kerkoni te na humbisni Kohen edhe ne!

    Reply to this comment
    • Dashi February 7, 18:48

      Paske harxhuar idiotisht kohen tende duke i vene tre pikepyetje emrit. Nqs e ke cuar shkrimin deri ne fund dhe prape nuk ke kuptuar gje, mbetet shume e dyshimte se kush eshte idioti ne kete mes, o i pikepyetur. S’e kupton qofte dhe nga foto, se per ke e kane o lumemadh?

      Reply to this comment
  2. Gani USA February 7, 17:16

    hahahaha 🙂
    i madh kush e ben kete rubrike
    me e bukur se Antena e Meros
    ka m shume klas

    Reply to this comment
  3. Moisiu February 9, 14:05

    Po bej nji shtese ne titull ne se me lejoni –
    (Me)Muret e BE vendosin :Shqiptare, punoni me fort!
    …dhe shqiptaret e shkrete ket porosi te vyer te (Me)Mureve jane te detyru ta vejne ne zbatim…

    Reply to this comment
  4. A February 13, 17:50

    Shqiptare punoni fort thote BE-ja. Une ju them ketyre aparatçikeve te BE-se, nuk hecim dot perpara se na kane zene frymen korrupsioni, maskaralliku, hajduti, gangsteri qe ju i njifni me mire se sa ne sepse perdite dhe pernate uleni neper tavolina me ta per broçkulla dhe pallavra.
    Nje fjale e urte popullore shqiptare thote: ” Te shoh me cilin rri dhe te them se kush je”!! Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*