Murgesha që parashikoi Luftën e Dytë Botërore: Një dallgë gjigante do “fshijë” SHBA-të këtë javë

September 18, 2017 10:00

Murgesha që parashikoi Luftën e Dytë Botërore: Një dallgë gjigante do “fshijë” SHBA-të këtë javë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të goditen nga një valë e madhe cunami, besojnë konspiracionistët.

Parashikimi i frikshëm është bazuar në “profecitë” e Murgeshës së famshme Lucia of Fatima e cila parashikoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Murgesha italiane parashikoi një tërmet të fuqishëm që do shkaktojë dallgën gjigante nga shembja e vullkanit në Ishujt Kanarie. Ajo pa në ëndërr shpërthimin e këtij vullkani dhe shembjen e malit duke shkaktuar dallgën.

Në fakt një gjë e tillë mund të ndodh edhe sipas shkencëtarëve, problemi është se askush nuk e di kohën e saktë.

Vullkani Cumbre Vieja rrezikon të shembet në det duke shkaktuar një dallgë nga 650 në 1500 metra të lartë, sipas gjeologëve nga universiteti i Kalifornisë, shkruan “Dailystar”.

Vullkani rrëshqiti në vitin 1949 dhe në 2001, ndërsa sipas shkencëtarëve tashmë mbahet ‘në një fije’.

Një numër i madh konspiracionistësh e lidhin këtë ngjarje me parashikimet e tyre për fundin e botës këtë 23 shtator, pas mbërritjes së planetit X, një teori konspiracioniste e rëzuar nga shkencëtarët.

September 18, 2017 10:00
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 September 18, 10:27

    “Lúcia de Jesus dos Santos (* 22. März 1907 in Aljustrel, heute Teil von Fátima in Portugal; † 13. Februar 2005 in Coimbra) war eine portugiesische Nonne.”
    “Murgesha italiane parashikoi një tërmet të fuqishëm ..”
    më duket se gjermanët e kanë gabim kur thonë se është portogeze!!
    unë po anulloj biletën,ose më mirë po e spostoj për javën tjetër!!këtë javë po shkoj në meksikë ose në kanada!!
    ou PS sipas parashikimeve të kalifornianëve “Vullkani Cumbre Vieja rrezikon të shembet në det duke shkaktuar një dallgë nga650 në 1500 metra të lartë, ”
    ka rrezik që të fshijë dhe një pjesë të meksikës s kanadasë!sidomos këtë të dytën!!
    o çna çat hajdarin me parashikime “Në fakt një gjë e tillë mund të ndodhe edhe sipas shkencëtarëve, problemi është se askush nuk e di kohën e saktë.” që hyjnë tek mundësit e mundëshme!
    vendoseni diku këtë parashikimin tim”njerzimi do të zhduket një ditë”!!ose natë!!

    Reply to this comment
  2. MH September 18, 14:32

    Nuk po merret vesht!!!
    Kjo shkenca bazohet ne bazen e ligjeve te veta ne njohjen e fenomeneve natyrore.Apo ia ka kallur frigen vetes dhe cdo dite jave muaj apo vit krijon filozofina te cuditeshme mbi ekzistencen e botes.Ajo perralla MAJA Meksikane perllogariste dicka ne ndertimin e disa periudhave ne kuptimin shdukje dhe krijimtari.Ne fund na doli shpuar data 21 dhjetor 2012.
    Flitet qe jane gjetur skelet njeriut ne gjendje fosili te para 4 miljon vitesh origjinal sic asht sot.Kjo don te thote ti biesh ndesh Darvinit me filozofin e perdorimit e mos perdorimin e organeve.Ngjashmeri ka tek cdo ndarje si klasa familje Tipp.Kerbishtoret,zvarraniket amfibet,sisoret.Po qe njeriu te krijohet nga majmuni si rrezultat i perdorimit te shkopit per te arrit ushqimin.Kete fenomen ma von e quajten pune.Ku PUNA krijoj njerin per mue asht bllof shkencor i rendomet.Sepse dicka qe arrihet nga nji specie duhet te trashegohet.Ne kete menyre ne do kishim fenomenin e “vertet” te ardhur te cdo majmunit edhe sot ne transformin ne njeri.
    Me kete filozofi Darviniane bie ndesh perdormi dhe mos perdorimi i organeve me trashigimin e transformimit te species.
    E nese duna te na tregojne se keto ndryshime ndikojne nga kushtet natyrore.Atehere shume bukur.Na tregoni kushtet natyrore qe ndikojne ne ndryshimin e transformimit te majmunit ne njeri.Sepse me nji shkop e me nji molle asht banalitet jo vetem si peralle po dhe si shkence.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*