Muri i madh Serb në Mitrovicë

February 17, 2017 14:46

Muri i madh Serb në Mitrovicë

Muri i Madh Serb , mendohet të konsiderohet si  mrekullia e 8-ë, pas atij Kinez.

Ky mur madhështor gjarpëron mbi urën e lumit Ibër dhe pritet të arrijë gjatësinë prej 70 mijë kilometra. Ndërtimi i Murit të Madh Serb filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Serbisë lidhi me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e  kombësive mitrovicare.

Në periudhën e pranverës dhe vjeshtës dhe të mbretërive ndërluftuese të Serbisë së lashtë, mbretët rivalizonin, luftrat vazhdonin pa pushim, mbretëritë e mëdha ndërtuan mure në malet kufitare për t’u mbrojtur nga sulmet e njera-tjetrës.

Në vitin 221, pasi perandori Vuçiç 1  bashkoi Serbinë, i lidhi të gjithë muret e ndërtuara nga mbretëri të ndryshme, duke krijuar një mur të madh në kufirin verior, për t’u mbrojtur nga sulmet e kalorësve mitrovicarë. Atëhere Muri i Madh Serb ishte 5 mijë metra.

Në dinastinë Vuçiç, pas dinastisë Millosheviç, Muri i Madh Serb ka arritur në mbi 10 mijë kilometra.

Gjatë historisë mbi 2 mijë vjeçare, sunduesit e periudhave të ndryshme të Serbisë ndërtuan në sektorë të ndryshëm Murin e Madh Serb, gjatësia e tyre e marrë së bashku i kaloi të 50 mijë kilometrat, kjo gjatësi mund ta rrethojë mbi një herë rruzullin tokësor. Ndërkohë Dinastia Rama nuk ka nxjerrë kokërr fjale për ndërtimin e murit.

P.s. Pritet që grupi i rockut Scorpions të lëshojnë në treg këngën e tyre të re Wind of Change 2.

February 17, 2017 14:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*