Murphy: SHBA të riangazhohet në Ballkan, Rusia është te porta

October 31, 2014 22:24

Murphy: SHBA të riangazhohet në Ballkan, Rusia është te porta

Përballë kërcënimit rus në lindje të Evropës, amerikanët duket se do të rikthejnë përsëri sytë nga Ballkani. Në një fjalim në Uashington të mbajtur këtë të premte, senatori amerikan Chris Murphy i përcolli administratës amerikane mesazhin se paqja në rajon është ende e brishtë dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të rikthejnë vëmendjen në Ballkan, edhe për t’i bërë kontrast Rusisë.

“Para 15 vjetësh vëmendja e SHBA u fokusua në Ballkanin e përfshirë nga lufta dhe presidenti Clinton ndërhyri. Por pas 11 shtatorit vëmendja u zhvendos dhe ka rënë vit pas viti. Ballkani meriton vëmendjen amerikane”, tha Murphy.  Murphy, që është dhe nënkryetar i Senatit për çështjet e Evropës, foli në qendrën e Marrëdhënieve Euro-Atlantike në Uashington, ku komentoi edhe ndeshjen Serbi-Shqipëri. “Paqja që ka zgjatur për një dekadë nuk duhet marrë si diçka e natyrshme, pasi një ndeshje futbolli bëri që dy kryeministra të shtynin vizitën historike”, nënvizoi ai.

Senatori vuri në dukje se një tjetër faktor i rëndësishëm pse Uashingtoni duhet të kthejë sërish sytë nga Ballkani është edhe rekrutimi i xhihadistëve.

“Amerika duhet t’i kushtojë vëmendje rritjes së numrit të luftëtarëve të huaj që rekrutohen në Ballkan për në Irak. Në Kosovë njerëzit nuk dallohen nga përkatësia fetare, por ajo etnike. Por kohët e fundit në Kosovë, sikurse në të gjithë Ballkanin, ka hyrë paraja e rekrutuesve të terrorizmit”, tha Murphy, për të shtuar se, ndërkohë që SHBA po tërhiqen nga rajoni, Rusia po pret tek porta.

“Ka një shtim të ndikimit rus në Ballkan, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi, ku Rusia po përpiqet të investojë në media dhe pasuri të patundshme. Shtetet e Bashkuara mund të kenë avantazhe të mëdha në Ballkan. Ato mund të rivendosin misionin USAID dhe të investojnë në bursa për studentët. Gjithashtu, NATO duhet t’i ofrojë anëtarësimin Malit të Zi, që do ishte një lëvizje e mirë për t’i bërë ballë Rusisë”, theksoi Murphy.

October 31, 2014 22:24
Komento

4 Komente

  1. Arben October 31, 23:08

    KA ZGJIDHJE CDO GJE OR BYRAZER.

    VETEM TURQIA I KA BERE BALLE HISTORIKISHT MUZHIKEVE.

    Reply to this comment
  2. leonida loyi November 1, 07:50

    BRAVO

    Reply to this comment
  3. shpatar November 1, 21:09

    Une nuk e kuptoje politiken amerikane ne Ballkan .Ndoshta me qe shumica e vendeve te Ballkanit jane sllave e te perzjer me sllave amerikanet e shohin me dyshim te kridhen ne te. Nga ana tjeter Evropa nuk e ruan shume per Ballkanin se ka shume kunguj te tjere nen sqetull .Ne kete kenvdeshtrim duket qe ruset jane me prane Ballkanit .Merfi haroje te shtoje se bashke me Serbet eshte dhe Maqedonia e ndoshta me vone dhe Bosnja .Sic shifet kandari peshon nga sllavet .
    Cduhet te beje Amerika dhe Evropa qe te mos ndodhin fenomene si ato te Krimes .Ta marim nga Shqiperia.Shqiperia dhe shqiptaret jane deklaruar me kohe qe jane pro amerikanve dhe kohet e fundit jane shtuar inisjativat dhe me Evropen .Ne gjendjen aktuale, qe jemi, ku nuk meret vesh prespektiva e Shqiperise, presjoni sllave eshte cdo dite prezent;fale dhe agjenturat qe kane punuar dhe punojne per te .Dihet dhe ska asnje dyshim se Shqiperia dhe Kosova jane ne planet famkeqe te sllaveve per nje fakt shume domethenes .
    Egzistenca masive e popullit autokton shqiptare ne shume vende te Ballkanit .Kjo prezence nuk eshte e rastesishme por njekohesishte dhe problematike per sllavet .Une nuk shohe ndonje ndryshim te madh vec asaje qe Kosova per ta eshte e lire dhe e pavarur por jo shtet.
    Nga deklarata e Ministrit te jashtem Rus kuptova se per ceshtjen e Kosoves jane bere kompromisa e ndoshta dhe pazare .Ky fakte nuk eshte aspak i pranushem per nje popull qe i eshte mohuar identitei ne trojet e tije .
    Ne keto kushte Ballkani nuk ka per tu stabilizuar nese cdo popull nuk merr ate qe i takon. Thone qe jemi te vegjel dhe sduhet te pretendojme shume .Te mbyllim gojen e te mos shohim nacjonalizma se jane ne dem te prespektives rajonale .Per cdo historjan e intelektual nacjonalizmi ka lindur te cfaqet nga vete popujte sllave qe u dynden ne Ballkane ne shekujt 6-7duke zaptuar teritore te popujve vendas .Keto i dine si amerikanet dhe evropjanet ku ta kerkojne nacjonalizmin shqiptare .Te me thone ku dhe kur shqiptaret i kane pushtuat trojet e te tjerve qe sot u mohoen te tyret .
    Pazare jane bere dhe behen.Kjo ka shume arsye.Por nese duan amerikanet dhe evropjanet ta stabilizojne Ballkanin le ti hedhin syte nga shqiptaret .I kane mundesite qe me nje dore miqsore te mbyllin e te prishin planet sllave e Ruse ne Ballkan . Si Kosva dhe Shqiperia jane lene pa potencjal ushtarak e ekonomik per te perballuar rrezikun sllav .
    Nuk ka ndryshim kufijesh .As duam dhe as pretendojme te ndryshojme kufijte .Po qe te rroje i lire ne ate toke ku na ka bere koka bam kete dua qe te ndryshoje.Marveshja e Ohrit kete kishte si pike synim nga shqiptaret .Po apo gjen ajo zbatim dhe pse ?.U thon shqiptarve rrini urte se ketu quhet Maqedoni e jo Shqiperi.Pra !! Marveshje per marveshje dhe sllavet nuk leshojne pe gjekundi .
    Politikishte jemi mbeshtetur ne arenen nderkombetare ndersa ne politiken e brendshme jemi sabotuar .Jane perkrahur politikan qe kane ndjekur politikat sllave ne Ballkan.Si Amerika dhe Evropa nuk jane thelluar ne shkaqet e kesaje gjendje ose nuk i japin rendesi .
    Si antar te Natos nuk mund te pretendojme se ka garanci .Garancia eshte militarizimi i Shqiperise e Kosoves dhe te shohesh se cdo te bejne sllavet .Duke ndihmuar dhe ekonomine me investime modeste nuk do kete popull ne Ballkan qe ti zgedhije dhembet shqiptarve .Atehere Ballkani do te bjere ne qetsi e do te hapi prespektiven si nje rajon i stabilizuar .Nuk do kete nacjonalizen e skena te turpshme ne stadjume e kudo qe jetojne bashke shqiptare e sllave ne Serbi ,Maqedoni ,Bosnje e Mal te Zi.
    Dal ne keto konkluzjone se i ka provar realiteti.Cfare ishte ndihma e BRSS e me pas ajo KIneze ne Shqiperi ?Nuk guxoje asnje popull i Ballkanit te fuste duarte ne Shqiperi si te donte.Kudo qe shkonim na respektonin dhe nuk ka ndodhur asnje icident .Sllavet dhe evropjanet na pershendsnin ne cdo kontakt qe kishim me ta .Sot kur degjojne per Shqiperine e per shqiptare jo qe flamuri i xhindos por te turren pa me te voglin arsye .Kjo ka bere qe nacjonalizmi shqiptare te ngrere krye .
    Beni pak per shqiptaret qe dhe ju te nderuar amerikan e evropjane te jeni te qete e te mos kini nga keto kokecarje .

    Reply to this comment
  4. mustafa November 2, 08:45

    Amerika e ka kollaj. Përkrahjen e Shqipërisë derisa kjo e fundit të arrijë statusin e Izraelit. Kthimin e hapësirës jetike Shqiptare, dmth çka na morën prej 1875 dhe armatimin e Shqipërisë. Garanci totale që nuk ka sllav apo grek të tundë bishtin. Pas kësaj Amerika është e qetë në Ballkan se këta plehrat i vëmë në rresht vetë. Kaq e thjeshtë është.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*