“Shqiptarëve u shesin luftën, mes tyre i kanë mbyllur punët si kanë dashur”

June 6, 2019 19:40

“Shqiptarëve u shesin luftën, mes tyre i kanë mbyllur punët si kanë dashur”

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, foli sot rreth situatës politike në vend.

Sipas Murrizit, në vitin 2017 Basha i ka dhënë fjalën demokratëve që nuk do të futej në zgjedhje.

“Votat kishin filluar të bliheshin që në Janar të vitit 2017, ndërkohë, që ne hymë në çadër në Shkurt. Ne i besuam fjalës së Bashës që thoshte në atë kohë që nuk do të futemi në zgjedhje”,-tha Murrizi në një intervistë për Report.

Murrizi gjithashtu komentoi edhe letrat publike që Rama ka nisur në adresë të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Deputeti u shpreh se shtatë letra nuk i ka dërguar Romeo-Zhuljetës.

Për mua marrëveshja e 17 majit nuk është prishur 100% se avokati i popullit qëndron akoma aty. Ishte pjesë e paketës së dytë. Askush nuk flet, as Rama, as Basha do të thotë që marrëveshja vazhdon. Unë mendoj se e vetmja gjë që i është shitur shqiptarëve është lufta e ashpër. Ata janë marrë vesh si dreqi, dhe i kanë bërë punët si kanë dashur. 

Përsa i përket situatës aktuale 7 letra as Romeo nuk i ka shkruar Zhuljetës. Mes tyre është një dashuri e madhe. Dy serenata mjaftojnë por 7 letra nuk janë parë në histori. Këto kanë bërë marrëveshje sa herë që i ka dashur kokrra e qejfit si dreqër. Nuk është çudi që të ketë edhe një letër të tetë”,-u shpreh me ironi Myslim Murrizi.

 

b.b/dita

June 6, 2019 19:40
Komento

4 Komente

  1. azc June 6, 17:32

    Zoti Murrizi cfare po thua per romeo dhe zhuljeten te paska zene semundja e te ziut Arvizi qe barazoi UJKUN ME QENGJIN ne 21 janar 2011..
    .
    me shume mundesi ka qe ti me bijen e azem krimineli te jeni mielli i bardhe qe ujku leu kemben te futej te kecat

    me e drejte do ishte raporti Lul berishes me ramen si ujku me kete qingjin poshte

    M’i forti në këtë jetë,
    punon dhe bën si do vetë.
    Një qengj i majmë shumë
    pi ujë në lumë.

    Një ujk u lëshua
    dhe iu afërua:
    Uria e kish shtrënguar
    dhe kish dalë për të gjuar.

    – Pse trumbullon ujë?, – thotë gjakëtori,
    se kur e pa gengji nga frika përmori.
    – Zot’ i math, – tha qengj’ i ngratë, –

    Ndëgjomë, jeta t’u ngjatë,
    mos u zemëro,
    të lutem shiko.

    Zot, lumi shkon poshtë, ti pi përmi mua
    ujë të kulluar,
    – Jo! U trumbullua.
    Pastaj kam ndëgjuar
    që më ke sharë
    një vit më parë.
    – Zot, s’kesha lerë.
    – Yt vëlla. – Po s’kam. – Të tjerë,
    yt at, qentë dhe baritë
    rrin’ e më shajnë përditë,
    nukë kam dyshim,
    ndaj sot s’ke shpëtim,
    se për këtë shkak
    dua të marr gjak. –

    Dhe u hodh e zuri,
    ndë një pyll e shpuri,
    e mbyti, e çqeu,
    se kshtu i pëlqeu.

    Reply to this comment
  2. $$$ June 6, 20:33

    Popull idjot,ata ndajne miljona mes tyre ju ju tegojne partite

    Reply to this comment
  3. $$$ June 7, 14:10

    Po mire ja bejne ati populli te tufezuar
    Tre klane 30 vjet qe ja hypin me radhe
    Njehere Berisha,njehere Meta,njehere Rama,vetem sa ndrojne radhen,tani e kerkon Lulushja.Simbas kokes edhe festen,edhe 30 vjet te tjera ishalla ashtu sic e meritojne deri sa ti plasin syte e te kuptojne se c’mbajne mbi kurriz

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?