Murtaja e zezë: Arsyeja që gratë europiane janë shkurtuar

November 17, 2017 10:23

Murtaja e zezë: Arsyeja që gratë europiane janë shkurtuar

Vala e murtajës që në vitet ‘300 reduktoi ndjeshëm popullsinë në Europë, duke vrarë 1/3 banorëve të kontinentit (në atë kohë ishin rreth 75- 80 milion) ka lënë pas dhe një trashëgimi interesante: një studim i kohëve të fundit zbulon se pas epidemisë, kockat e grave janë shkurtuar dhe si pasojë e kësaj gratë janë më të shkurtra.

Ajo që pohon këtë fakt është Sharon DeWitte, nga Universiteti i Karolinës së Jugut, e cila, pasi krahasoi disa kocka të grave para dhe pas murtajës, arriti në përfundimin se kockat janë shkurtuar.

Në fund të ‘300-tës, me kalimin e murtajës, kushtet e jetesës së njerzve ishin përmirësuar në të gjithë Europën: kishte më shumë punë, njerëzit ishin më të shëndetshëm dhe kishte më tepër ushqim. Atëherë si shpjegohet ky fakt?

Arsyeja, pohon DeWitte, është tek ushqimi: një dietë e pasur me yndyrna (të cilat ndikojnë tek hormonet) mund të ketë përshpejtuar pubertetin tek gratë. Përshpejtimi i fazës së zhvillimit, sjell ndalimin e rritjes.

Gjithsesi studiuesja thotë që kjo është vetëm një hipotezë: shkak mund të jetë dhe e kundërta e kësaj: Gratë hanin shumë pak dhe kjo mund të ketë ngadalësuar zhvillimin e tyre.

Për këtë ndryshim ka dhe një hipotezë tjetër: një lloj “seleksionimi tragjik” i natyrës, gratë më të gjata mund të kenë vdekur gjatë murtajës. b.m/ dita

November 17, 2017 10:23
Komento

1 Koment

  1. lejlek November 17, 10:41

    Edhe mundet..Ne fshatin tim ne hyrje te fushes se Korces ne te djathte te rruges automobilistike(per ata qe e mbajne mend), ishte nje varreze shume e vjeter dhe quheshin “varret e evgjiteve” me nga nje gur dy-dy e egjysem te gjate per te cilet thuhej se sipas te thenave gjysh stergjysh , tregonin gjatesine e njeriut te vdekur.Me poshte tek bryli kanalet kulluese jane plot me qypa te medhenj qeramike….Tashme guret nuk jane ,por vendi dhe toka nuk jane germuar mendoj se eshte shume interesante per arkeologjine .E vertea eshte mijevjecare nene dhe.
    Nese duhet kerkuar ????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*