Murtaja që vrau 25 milionë njerëz nuk u përhap nga minjtë?

January 21, 2018 03:47

Murtaja që vrau 25 milionë njerëz nuk u përhap nga minjtë?

Shkencëtarët dhe studiuesit kanë një farë konsensusi mes tyre për shkakun e Vdekjes së Zezë dhe përhapjes së shpejtë të murtajës bubonike në Europë gjatë shekujve 14-19. Vdekja e më shumë se 25 milionë njerëzve mes viteve 1347-1351 e bën pandeminë në fjalë një ndër më katastrofiket, por edhe më të studiuarat.

Deri më sot, mendimi kryesor është se shkaku i përhapjes së shpejtë ishin minjtë dhe pleshtat që parazitonin te ta, që shërbenin si transmetues të sëmundjes te njerëzit.

Por një studim i kryer nga universiteti i Oslos në bashkëpunim me universitetin e Ferraras, jep një tjetër përfundim. Kërkuesit shfrytëzuan të dhënat për vdekshmërinë nga nëntë qytete në Europë dhe mbi këtë u ndërtuan modele të dinamikës së sëmundjes.

Pas ndërtimit të modelit, u simuluan shpërthime të sëmundjes në secilin prej këtyre qyteteve duke ecur me tre modele të përhapjes së sëmundjes: një me përhapje nga minjtë, një tjetër nga përhapja ajrore dhe tjetra nga pleshtat dhe morrat që parazitojnë te njerëzit dhe rrobat e tyre.

Sipas këtij eksperimenti rezulton se modeli i përhapjes nga njeriu te njeriu përputhet më mirë me shkallën dhe intensitetin e pandemisë sipas të dhënave që disponohen.

“Modeli i morrit është më i përshtatshëm”, është shprehur Nils Stenseth, profesor në universitetin e Oslos.

Nga kjo perspektivë është e qartë se në raste epidemish si kjo e murtajës bubonike, higjena është parësore dhe se izolimi i të prekurve po ashtu ka shumë rëndësi. Kontakti e përshpejton sëmundjen dhe përhapjen e saj, çka në përgjithësi përputhet me njohuritë e mjekësisë për karantinën dhe sterilizimin.

BBC

January 21, 2018 03:47
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu January 23, 05:00

    Ne vitet 1347-1351 morri paska qene marathonak dhe shume i shpejte, per te mos then qe edhe ka fluturuar, kjo gje eshte harruar ne studim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*