Mustafa Nano i kthen përgjigje Stefanit dhe Zhejit

September 28, 2016 22:15

Mustafa Nano i kthen përgjigje Stefanit dhe Zhejit

Në Zululandin e sotëm, Mustafa Nano (pa asnjë të ftuar) u mor fillimisht me dukurinë e fact-checking-ut, dhe për ilustrim kish kapur reagimin e shtypit pas debatit presidencial në SHBA.

Më tej, Nano iu përgjigj dy kolegëve të tij, Andrea Stefanit e Artur Zhejit, të cilët kanë patur një debat në DITA me njëri-tjetrin, ose me Nanon.

Ai kishte veçuar një pasazh të shkrimit të Stefanit, ku ky i fundit thoshte se Nano, me apelin që u bën socialistëve për të larguar Ramën, po çon ujë në mullirirn e Berishës. “Unë nuk jam anti berishist”, tha Nano qysh në fillim. Dhe më poshtë vijoi duke thënë në thelb se ishte kundër abuzimit me pushtetin, dhe prandaj, askush nuk duhet të shqetësohej që ai ishte kritik me kryeministrin, përkundrazi, do duhej të shqetësoheshin, nëse ai nuk do të ishte kritik, sepse kështu do t’i binte të ishte thjesht anti berishist.”

Në fund, i drejtohet Andreas me këtë fjalë: “Ne të dy Andrea jemi të parët që kemi të drejtë të jemi kritikë më këtë qeveri. Askush më shumë se ne nuk e ka këtë të drejtë. Sepse ne e kemi votuar atë. Dhe e kemi mbështetur gjatë kohës që ishin në opozitë.”

Së dyti, Nano foli për një kontrast midis këndshikimit të tij e të Zhejit, edhe pse ndodhen që të dy në të njëjtat frekuenca në këtë moment. “Zheji dhe unë jemi kritikë ndaj kryeministrit Rama, madje Zheji më shumë e më parë se unë, por kam frikë se ai e ka me Ramën, ndërsa unë e kam me kryeministrin”, tha ai.

Më poshtë ai foli për një kut të ndryshëm, gjë që e bënte atë të mendonte se Zheji e ka me Ramën personalisht, ndërsa unë e kam me praktika të caktuara korruptive e abuzive. “Po të ishte ndryshe, po të ishte se Zheji do ta kishte me drejtimin abuziv të vendit, do ta kishte ngritur zërin po kaq fort edhe në kohët kur qeveriste Berisha. Madje, do duhej ta kishte ngritur më fort, pasi në kohën e tij u vranë nga garda e republikës së tij katër vetë në bulevard. Mirëpo, Zheji atë kohë ka heshtur, ose ka mbështetur kryeministrin.”

September 28, 2016 22:15
Komento

6 Komente

  1. tepo cobani September 29, 09:07

    GAZETARI ME “GAZETARE” AUTOREFERENCIALE …,

    … OBKETIVI KRYESOR I TE CILEVE

    ESHTE

    TE MAJMEN SA ME LEHTE

    DUKE U MAJMUNOSUR

    24 ORE NE 24 ORE

    NE KAFET E ‘BLLOKUT’ …

    Reply to this comment
  2. Edi Idem September 29, 09:16

    Te gjithe juve gazetare, analiste, opinioniste te Shqiperise se sotme!
    Jini te gjithe kafshe te egra dhe shtepiake qe ushqeheni me jashteqitjet e kesaj shoqerie te politizuar deri ne skajet me ekstreme.
    Ju qofshi!

    Reply to this comment
  3. info analitike September 29, 09:20

    Filloi edhe Mustafai te beje monologje si kryepsikopati.

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati September 29, 13:42

    Nano esht shum parimor lol

    Reply to this comment
  5. Adih September 29, 16:30

    Sic e kam komentuar edhe heren tjeter . Gazetari M. Nano ka me se te drejte .Sinqerisht nuk e njoh , por do thonja ,te kishim edhe gazetare te tjere , qe thone te verteten pa kompromis e me karakter , mbi politikanet qofte si individe e qofte si parti… Z Nano tha nje te vertete ,mbi Kryeministrin , per te hapur krahun ,por e them me bindjen me te madhe ,se kryemin ka mbi kurriz edhe shume me kate te tjera ,se keto qe parashtroi Z Nano.,I them nepermjet komentin tim ne gazeten serjoze DITA , rrespekte per inkuraimin qytetar … Z Mustafa Nano…..

    Reply to this comment
  6. Gazeta 24/1 September 30, 09:42

    Nqs Berisha eshte nje motherfucker, ti je binjaku i tij fatherfucker. Nqs Fahri Badhiu dhe Ylli Rakipi jane binjaket e “sindroma rrudhat e ballit”, ti je trinjaku i tyre. Shihu ne paqyre qe ta kuptosh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*