“Mustafa Nano më në fund u bind se Akademia e Shkencave duhet të reformohet!”

August 31, 2017 12:10

“Mustafa Nano më në fund u bind se Akademia e Shkencave duhet të reformohet!”

 

Nga Artan Fuga

Mustafai (Nano) gjithmonë më bën të buzëqesh miqësisht, më sjell në haré, sepse kujton se mund të ndërtojë argumente thjesht mbi ato që lexon në plan të parë, pa parë se çfarë ka mbrapa shkronjave, dhe i dalin gjithmonë gjërat e cuditshme, pa u munduar të shohi se çfarë ka pas tyre, pa investiguar në këtë rast për gjendjen e lirisë të mendimit në institucione.

Mirë bën që thotë se akademia e shkencave duhet reformuar rrënjësisht madje.

Kaq faleminderit Muç! Argumentet e mia të kanë bindur. Të tjerat nuk kanë pikë rëndësie.

Ji i pranishëm si gazetar në datën 4 shtator në seancën e zgjedhjeve farsë dhe do të shohësh se gjithçka kam ngritur e ngre prej kohësh është e saktë dhe uluritëse!

Po vazhdoj për qejf e kënaqësi tani! Kam pak kohë!

Nuk prish punë se ti nuk kupton që të tërsëllimosh kërkënd qoftë edhe virtualisht, edhe si anonims, kur ai është duke ushtruar funksionin e vet publik, është pengesë për të kryer detyrën, veçanërisht kur ai tërsëllimuesi të thote: pusho ose largoju këndej!

Njësoj sikur ata që të paguajnë ty ku boton, të thonë: përkrahe Fugën ose largoju!:)

Edhe kur dikush e bën këtë duke u përpjekur me mjetet që ka të më mbylli gojën ti, i akordon rrethana lehtësuese për shkak se atij ndoshta i prishet rutina e ngrënies mëngjes nga kritikat e mia.

Në vend të mbrosh fjalën e lirë nga cdo anonims! Je pozicionuar keq miku im, mbron padashje ose jo xhelatët e fjalës së lirë që e ndrydhin atë me cdo mjet e mënyrë që kanë.

Anonimsi deshi ta lija komentin e tij ndonëse acarohej nga kritikat e mia, une e botova për t’ia plotësuar dëshirën, se unë nuk jam si ata, duke e trajtuar si një presion kercenues.

Por, ti Muçi edhe fjalën “kërcënim” e trajton gabim edhe kur mbështetesh në fjalor. Sepse ti kujton se fjalori është tërësia e kuptimeve absolute që një fjalë ka në jetën e përditshme të një shoqërie. Ky është serioz si defekt yti metodologjik Muç në filozofinë e semantikës, por bisedojmë ndonjëherë kur të pimë kafe ose çaj.

Ky është problemi yt ! Dëgjomë mua si mik! Se e ve re edhe herë të tjera! Merr shkronjën për objektin që ajo do të duhej të simbolizonte.

Kërcënimin e quan kur të kërcënojnë me jetë, jo kur të kërcënojne me prerje rroge, me heqje, me përjashtime.

Aq ndjeshmëri ke treguar, çfarë të them!

Sigurisht nuk botova vazhdimet e atyre mesazheve sepse nuk doja ta ndyeja më shumë faqen time facebook.

Ndofta Mustafai, i pandjeshëm, i pallastuar, si gjithmonë kujton se të kërcënosh, intimidosh, fyesh është vetëm kur dikush të vjen me ndonjë copë huri dhe të thotë:

Ta futa kokës po hiq dorë nga teza se shqiptarët nuk provohet se vijnë nga ilirët!

Ose: Te hyra më shqelma ose prano se gruaja e Skënderbeut është me origjina sërbe!

Ka metoda të tjera Muç, por mbase ti nuk i ndjen!

Gjithsesi me Muçin kurrë nuk mërzitem sepse e vlerësoj sportivitetin e tij ekstrem, që sigurisht nuk ka lidhje me gazetarinë e faktit, në fakt ai bën gazetarinë e opinionit dhe deklaratave, post-truth journalism, dhe pa bërë investigimet e duhura, flet me opinione të lira, të lira si eraaaa!

Aq shumë merr shkronjën për realitet sa më identifikon mua me zhurmën që u bë për atë kërcënim. Unë shkruajta duke i lënë hapësirë kërcënuesit anonims, kurse Muçi kujton se unë aty ndejta, duke ngrënë thonjtë.

Jo ore Muç xhani jo, unë vazhdova ditën time të punës dhe të qefit pa t’u llastuar sidomos ty, dhe as kam lidhje me atë që u debatua nga të tjerë.

Por, Muçi i shërben cështjes si gjithmonë gati. Në vend të merret me faktin sesi një akademik censurohet prej vitesh brenda akademisë dhe detyrohet të dali publikisht, censurim që është një formë represioni, merret me gjëra fluturake dhe të sipërfaqshme, jo llastica jo fjalori.

Sa keq Muç!

Gjen edhe qëllimet e mia se përse botova atë kërcënim. Je i fortë miku im Mustafa!

Puna është se e flasim këtë çështje në kohë të lirë të të rrëfej më gjatë represione dhe privacionet e vërteta për shkak të mendimit kritik në institucione. Se deri tani nuk t’i kam thënë për të mos … t’u llastuar!

Ika tani se është problemi i akademisë dhe i kërkimit shkencor që debatohet dhe jo etiketat e tua ndaj meje dhe as debatet horizontale që në këto çaste nuk më interesojnë fare.

Miqësisht, Muç!

Nga Fuga

August 31, 2017 12:10
Komento

6 Komente

  1. ADOLF -- adidas August 31, 12:31

    Falmani injorancen time ,
    por une Gjithmone kur lexoje Artan Fugen
    ne veshet e mi degjoj Ham Ham ham

    e Kunderta ndodh me Mustafa Skrapar Nanon
    veshet e mi degjojne Hum hum Haaauummmmmmmmm

    Ndoshta bashkmi i te dyve
    na japin nje shkence KamKUMI

    Them se duhen Provuar ,
    Ishalla jemi Tap me raki skrapari se eshte e mire e shkreta .

    Reply to this comment
  2. Safa Ymeri August 31, 13:19

    Muç nano dhet te jete
    kryetar i akademes ,
    sepse eshte djal modern , dhe qethet gjithmone ballaboks si intelektual Perendimor .

    Reply to this comment
  3. shqip August 31, 14:41

    E kuptoni pra qe çdo gje eshte relative ? Te gjithe pyesim ; pse s’behet ky vend . Dhe une ju them : Ja tek e keni pergjigjen . Lexoni apo degjoni Fugen , Nanon , Bushatin , apo Kastriot Myftaraj & company, per te kuptuar qe ketu jetojne nallbane , jo intelektuale . Dhe pa intelektuale nje vend vdes . Qeverite ikin , vijne , Po mendja eshte ajo qe ka domethenie . Ne e kishim nje akademi . Me njerez te lartesuar qe njiheshin nga Viena ne Paris . Akademike qe vetem e folura i nxirrte ne pah super vlerat qe mbartnin . Shihi keta te fabrikes se diplomave pa vlere , çfare niveli mjeran komunikimi . Sikur alkolizohen para se te debatojne . E thashe edhe dje . Bota i ka akademite shekullore . Kane kaluar monarki , fashizem , paqe , lufte . Po nuk i shkriu njeri . Ketu u ngrit nje qe kish pare endrra me partizane , dhe tha ; eshte akademi komuniste . Ne nje kohe qe vetem termin i di kesaj fjale . Por qe komunizmin s’ka arritur njeri ne bote ta kete jetuar . Po gjeja kur eshte e trashe , e trashe ngelet . Se i bie more qamiliste , fugiste , nanoiste , ata arkitektet e faraoneve gjakpires , ata filozofet babilonas , ata inxhinieret e pare te makinerive , por qe jetuan ne periudhen e pushtimeve te medha , te na dalin armiq . Sikurse ju i nxoret te kepucet e vjetra te gjithe plejaden e shkences shqiptare . Dhe pse ? Sepse ju binden regjimit te beninin hidtocentrale . Te mlidhnin folklorin e harruar nga luftrat e gjata . Te njesonin nje gjuhe zyrtare , siç e kane te gjitha vendet . Te zhvillonin arsimin , shendetsine , trasportin . Ta vinin bujqesine ne shkalle te larte rendimenti . Por jo . Ne s’kishim buke do me thote ndonjeri . Fale zot se nuk di ç’thote . A thua se fabrika ku punonte ishte dhurate nga ” Sorosi” . A thua se qytetet u ngriten me rere deti . Po ky eshte debat pa krye . Problemi eshte kur njerezia. ( intelektualet ) , do marrin pozicionin qe takon . Qe nuk do bejne me rreshtore para politikes shterpe . Qe nuk do rrine inaktive per problemet e vendit . Po jo dhe te lepihet per vende pune . E keshtu te shperfytyrohen si keta qe jane kthyer vertete ne alergji per publikun

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit August 31, 16:23

    Muçi po i ben çorbe te tera, prandaj Akademia e shkencave eshte kthyer ne qebaptore.

    Reply to this comment
  5. Vlora 9 August 31, 16:46

    Te pranosh per akademik Artan Fugen do te thote qe te shvleresosh figurat e verteta akademike ,personalitet e paperseritshme si Eqrem Cabej, Aleks Buda etj. Artan Fuga eshte thjesht nje llafazan kariere

    Reply to this comment
  6. vera e nxehte August 31, 17:15

    Mos e felliqni gazeten Dita me Artan Fugen. Eshte e vetmja gazete per mua qe frekuentoj çdo dite. Ky nuk eshte as profesor e as dreq. Ky eshte njeri bajat. Mos e felliqni gazeten , ju lutem, na lini te lexojme diçka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim