Mustafai na “hëngri” gjysmën e Heroit Kombëtar!

July 30, 2017 12:42

Mustafai na “hëngri” gjysmën e Heroit Kombëtar!

Teza e hedhur me kaq mëndjelehtësi,
pa e vrarë të shkretën mëndje fare,
se Vojsava një serbe qënka tani,
është një tezë antikombëtare!

Autori thotë: “Ç’ka për t’u tërbuar,
e aq më keq për t’u bërë si xhind?!”,
se siç duket atij ende s’ja kanë mësuar,
se genet prindërore trashëgohen barabar me pesëdhjet përqind!

Nëse Vojsavën një serbe e bëri Zoti,
asgjë s’mund të jetë si më parë,
se mbas kësaj Gjergj Kastrioti,
është gjysëm serb dhe gjysëm shqiptar!

Se mbas kësaj Gjergj Kastrioti,
është gjysëm serb dhe gjysëm shqiptar,
dhe normalisht Shqipërisë i mbetet,
gjysma e Heroit Kombëtar!

Të vërtetoj të kundërtën e tezës,
është marrëzia që s’e kam provuar,
se në pesëqind vitet e fundit,
prejardhja ilire e Vojsavës as është diskutuar!

Në fakt nuk ka asgjë për t’u tërbuar,
se serbët janë nga popujt më krenarë,
po puna bëhet pak e ngatërruar,
kur flitet për Heroin tonë Kombëtar!

Po të flitej për një njeri të zakonshëm,
kjo s’do përbënte as më të voglin problem,
po vetë ne shqiptarët e mëvonshëm,
nuk mund ta bëjmë Heroin Kombëtar me cen!

Skënderbeu është Kalorësi i Krishtërimit,
dhe gjithë qytetërimit europian i përket,
po Historia e Nolit dhe Poema e Naimit,
për një arbër njëzet e katër karat ne na flet.

S’e di pse Mustafai bëri gjullurdinë,
dhe gjak serbi në vena Gjergjit tonë i vuri,
kur Gjergj Kastrioti është për Shqipërinë,
dhe më i rëndësishëm nga flamuri!

Unë s’kam shkuar kurrë pas berihait,
se e di mirë rëndësinë e të qënit puro shqiptar,
por për pak na hëngri tezë e Mustafait,
gjysmën e Heroit Kombëtar!

Një amator unë jam në histori,
dhe për shumë çështje jam sipërfaqësor,
por ama kam një super siguri,
për shtyllat e mëdha të kombit arbëror!

Mund të bëhet i famshëm dhe një nihilist,
Mustafai sapo e bëri të mundur,
po për Gjergj Kastriotin bëhet nacionalist,
me siguri dhe shqiptari më i humbur!

Nuk bëra polemikë-nuk ndeza zjarre,
se emrin tim të vockël askush s’e ka ngacmuar,
por një tezë kaq antikombëtare,
të gjithë shqiptarët- them-ka atakuar!

A. Duka

July 30, 2017 12:42
Komento

11 Komente

  1. Mark uk July 30, 15:44

    Ky Mustafaaa ka gjak turku se edhe i till po sillet.Tjera kun ka ka mendjen ky turku shqipfoles.

    Reply to this comment
  2. Golemi July 30, 21:46

    Gjigant i permasave te pa harriteshme

    Reply to this comment
    • Nero July 31, 12:43

      O Dita,
      Po perse ja vini foton ketij muckes mor vellezer e motra se te ben per te vjelle kur e sheh. Duket si cetnik serb e si rrugac laperdhar! Ju lutem zevendesojeni me portretin e Skenderbeut se te vret syte kur hap faqen.

      Reply to this comment
  3. arben July 30, 22:13

    Nje budalla hedh nje gur ne lume dhe shkojne 100 te mencur e nuk e nxjerin dot thote nje shprehje e urte popullore.Kjo gje po ndodh edhe sot me shqiptaret.Variini k……. Mucit se intelekti i tij eshte me drite shkurter se nje fshatar i zbritur nga malet e Vicidolit.Te perpiqesh sot pas afro 500 e ca vite ti mbushesh mendjen nje populli te tere se njeriu qe per ata ishte idhull i pa prekshem as nga armiqte me te dhunshem eshte njelloj sikur te perpiqesh tu mbushesh mendjen miliarda njerezve te krishtere se Jezusi nuk ishte biri i Perendise gje e cila nuk ariti te behej as ne kohet me te erreta kur besimtaret e krishtere ripeshin te gjalle apo beheshin copash nga te pafete.Thjesht shqiptaret duhet te kuptojne se ky fare kompetenti per cdo gje eshte vene ne sherbim te armikut te perjetshem te shqiptareve i cili me ne fund e ka kuptuar se shqiptaret vetem duke i percare mes vetes mund ti mundesh.Ketu duhet te nderhyje Akademia e Shkencave nese ekziston pasi shpellari i Vicidolit me urdher te Sllobodanit i dergoj te tere ne azilin e pleqve dhe me prova te sjella nga arkivat e Vatikanit apo dhe te Turqise pasi vetem ato jane te pa kundershtueshme per te gjithe ta demaskoje kete sharlatan e kedo qe perpiqet te njollose heroin tone kombetar qe ne vetvete eshte dhe identiteti yne kombetar.

    Reply to this comment
  4. As Poet, As Analist July 30, 22:26

    Unë e kisha dëgjuar edhe herë të tjera
    broçkullat që molloiste ky sojsëz i lik
    por me pallavrat që këput tani për historinë
    duket që është një burrec dhe burrec qelbanik!!

    Muçi? Po Muçin e di se është një impotent
    qoftë në analizën që i bën historisë
    ashtu edhe në anën seksuale sepse u nda nga gruaja
    që ti bëjë yzmetin sumës siç thotë një llaf i urtë i Turqisë. ..

    Muçi? Po Muçi, më halabaku i burrave
    që vetëm burra këta halabakë nuk janë
    mjafton që Muçit ti shikosh rrënjët nga ka dalë
    dhe Mutit është për t’ia bërë nënën dhe babanë!

    Ky mut stër muti sa herë e ka menduar
    të shkruajë historinë e Kastriotit ?!
    po mendja e tij për gjërat që ka pjellë
    këtë herë i’a ka kaluar edhe më idiotit !!

    Historinë e shkruan koha
    dhe e shpjegojnë historianët më së paku
    historinë nuk e bëjnë dot burrat e tredhur
    as nuk e shpjegojnë dot qelbanikët si Muç halabaku …

    Reply to this comment
  5. ONKEZMI July 31, 01:21

    MUCIT I SHKON ME MIRE SE KUJDO THENIA E FILOZOFIT KINEZ PARA KRISHTIT SE: TE DITURIT DHE BUDALLENJT NUK HEQIN DORE NGA RRUGA E TYRE…”

    Reply to this comment
  6. N.VJOSA July 31, 07:41

    Pershendetje Arben Poeti,
    Pershendetje o Flori,
    Ty te ngjisin Fjalet si me zamkë!…
    Njera strofe me e bukur se tjetra dhe me argumente qe nuk i luan dot as Topi Allemanit.., e jo Muço Trapi!…
    Skendo Beu yne, eshte nje Figure Historike, te cilat i ndesh rralle ne Historine e Popujve.
    Me Historine e tij ai nuk na perket vetem ne shqiptareve, por na nderon denjesisht ne Europe dhe ne Bote.Shume shencetare e kane quajtur Udheheqsin me te madh te Ballkanit, per Kohen e tij.
    E ku mund te gjesh ne Histori, nje Figure kaq te paster, kaq epike, kaq legjendare sa Skendo Beu yne?…
    25 vjet rresht, 25 here e sulmunan ushtrit turke, qe mbahej per ate kohe, si Superfuqi e Botes, 25 here Gjergji yne, edhe pse i perkiste nje Populli te vogel, kur i sulmuan shtepine, i theu keqas e i shpartalloi, duke mbrojtur Atdheun, Krishterimin dhe Europen!
    Mbi 1000 vepra letrare dhe artistike jane shkruar per Gjegjin tone, nuk kemi folur vetem ne, kane folur te tjeret per të!
    Kane folur te tjeret, aq me shume qe perballe historiografise sllave, historiografia jone eshte shume e vogel, por Vepra qe la pas Skendo Beu yne, i ka te rrallla shoqet ne bote!…
    Ajo na ben krenar, te tjeret kane shkruar se shqiptaret, ky vend i shqiponjave, ka nje histori qd popuj te tjere shume me te medhenj e shohin me zili!
    Dhe padyshim, Gjegji yne eshte K R Y E S H Q I P O N J A…!
    Dhe natyrisht, Heroi Yne Kombetar, ka folur e do te flase
    ne shekuj si shqiptar, ai luftoi ne Kruje, dhe jo ne Beograd, ne krye te shqiptareve dhe nuk i gjen dot , asnje lidhje me identitetin serb, grek, turk apo tjeter lloji.
    Ashtu si dhe tek popuj te tjere pushtimet e gjata kane lene gjurme, sidomos pushtimi sllav dhe ai turk, por Shqiptaret e ruajten identitetin e tyre europian
    DHE PADYSHIM, SKENDUA YNE, GJERGJI YNE, ESHTE ZEMRA DHE TRURI I IDENTITETIT KOMBETAR!…
    Zagaret lehin si gjithnje, por te lehurat e tyre nuk i kane rrezuar dot Malet tona, me emra nga Qyteterimi i lashte iliro-shqiptar!
    Per Skenderbeun kane folur albanologet e huaj, kane folur dhe tanet, qe nga Barleti,Naimi, , Noli, Buda, Çabeu, Kadareja…
    Nuk kam pare nje reagim kaq irritues nga Opinioni shqiptar, sa ai kur shpifet per Heroin tone Kombetar!
    Shume shajne dhe me te drejte, siç ben dhe ky Poeti tjeter qe shkruan anonim dhe modest, “Aspoet as analist”, shume reagojne emocional, por une them se jane te perligjur dhe irritohen kur shpifjet vijne nga ndonje i huaj me dokrra e prapavije politike, e si te mos irritohen kur shpifjet vijne nga nje Zagar Shqiptar?!…
    Arben, pershendetje, o Flori,
    Qe te kemi aq te ndjeshem , kur behet fjale per identitetin tone , midis Familjes se madhe te popujve!
    Napoloni, Qezari, jane te famshem per kohen e tyre, por ata ishin edhe Pushtues, ndersa Skendua yne Mbrojtes, aq i lavdishem sa rralle mund tja gjesh shokun midis Maleve te larte te Historise!
    ….
    SE PAS CAR STEFAN DUSHANIT,
    DO TE VIJË SKENDERBEU….

    Dhe Skenderbeu eshte kudo, ne mishin dhe Gjakun tone si shqiptarë!…

    Reply to this comment
    • Veli July 31, 13:30

      Muci ka rrjedhur,mos u merrni me te.Nuk dihet pse i ka hyre detit ne kembe.Le te rrije atje tek sinori i tij..Beni mbetesh njeshi.Te uroj gjithe te mirat!

      Reply to this comment
  7. N.VJOSA July 31, 07:48

    Pershendetje Arben Poeti,
    Pershendetje o Flori,
    Ty te ngjisin Fjalet si me zamkë!…
    Njera strofe me e bukur se tjetra dhe me argumente qe nuk i luan dot as Topi Allemanit.., e jo Muço Trapi!…
    Skendo Beu yne, eshte nje Figure Historike, te cilat i ndesh rralle ne Historine e Popujve.
    Me Historine e tij ai nuk na perket vetem ne shqiptareve, por na nderon denjesisht ne Europe dhe ne Bote.Shume shencetare e kane quajtur Udheheqsin me te madh te Ballkanit, per Kohen e tij.
    E ku mund te gjesh ne Histori, nje Figure kaq te paster, kaq epike, kaq legjendare sa Skendo Beu yne?…
    25 vjet rresht, 25 here e sulmunan ushtrit turke, qe mbahej per ate kohe, si Superfuqi e Botes, 25 here Gjergji yne, edhe pse i perkiste nje Populli te vogel, kur i sulmuan shtepine, i theu keqas e i shpartalloi, duke mbrojtur Atdheun, Krishterimin dhe Europen!
    Mbi 1000 vepra letrare dhe artistike jane shkruar per Gjegjin tone, nuk kemi folur vetem ne, kane folur te tjeret per të!
    Kane folur te tjeret, aq me shume qe perballe historiografise sllave, historiografia jone eshte shume e vogel, por Vepra qe la pas Skendo Beu yne, i ka te rrallla shoqet ne bote!…
    Ajo na ben krenar, te tjeret kane shkruar se shqiptaret, ky vend i shqiponjave, ka nje histori qe popuj te tjere shume me te medhenj e shohin me zili!…
    Dhe padyshim, Gjegji yne eshte K R Y E S H Q I P O N J A…!
    Dhe natyrisht, Heroi Yne Kombetar, ka folur e do te flase
    ne shekuj si shqiptar, ai luftoi ne Kruje, dhe jo ne Beograd, ne krye te shqiptareve dhe nuk i gjen dot , asnje lidhje me identitetin serb, grek, turk apo tjeter lloji.
    Ashtu si dhe tek popuj te tjere pushtimet e gjata kane lene gjurme, sidomos pushtimi sllav dhe ai turk, por Shqiptaret e ruajten identitetin e tyre europian
    DHE PADYSHIM, SKENDUA YNE, GJERGJI YNE, ESHTE ZEMRA DHE TRURI I IDENTITETIT KOMBETAR!…
    Zagaret lehin si gjithnje, por te lehurat e tyre nuk i kane rrezuar dot Malet tona, me emra nga Qyteterimi i lashte iliro-shqiptar!
    Per Skenderbeun kane folur albanologet e huaj, kane folur dhe tanet, qe nga Barleti,Naimi, , Noli, Buda, Çabeu, Kadareja…
    Nuk kam pare nje reagim kaq irritues nga Opinioni shqiptar, sa ai kur shpifet per Heroin tone Kombetar!
    Shume shajne dhe me te drejte, siç ben dhe ky Poeti tjeter qe shkruan anonim dhe modest, “Aspoet as analist”, shume reagojne emocional, por une them se jane te perligjur dhe irritohen kur shpifjet vijne nga ndonje i huaj me dokrra e prapavije politike, e si te mos irritohen kur shpifjet vijne nga nje Zagar Shqiptar?!…
    Arben, pershendetje, o Flori,
    Qe te kemi aq te ndjeshem , kur behet fjale per identitetin tone , midis Familjes se madhe te popujve!
    Napoloni, Qezari, jane te famshem per kohen e tyre, por ata ishin edhe Pushtues, ndersa Skendua yne Mbrojtes, aq i lavdishem sa rralle mund tja gjesh shokun midis Maleve te larte te Historise!
    ….
    SE PAS CAR STEFAN DUSHANIT,
    DO TE VIJË SKENDERBEU….

    Dhe Skenderbeu eshte kudo, ne mishin, Zemren dhe Gjakun tone si shqiptarë!…

    Reply to this comment
  8. . July 31, 11:31

    .

    Reply to this comment
  9. Zeno August 1, 13:26

    Mos u lodhni kot se muqi e din me mire se te gjithe se e ka gabim po ka ngelur jashte kazanit te qylit dhe don pak vemendje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*