Mustafaj ironizon: Edhe Doktori e di se pa diagnostikim nuk ka shërim

July 3, 2013 10:37

Mustafaj ironizon: Edhe Doktori e di se pa diagnostikim nuk ka shërim

Ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një analizë të publikuar nga Panorama, thotë se gara për kreun e PD-së po nis e kompromentuar rëndë.

Sipas tij, Berisha tha se nuk do bëhet analizë për humbjen, pasi analizën do e bëjë kryetari i ri.

“Serioziteti i një formacioni politik matet me cilësinë e saj për vetëkritikë. Partia Demokratike nuk e ka njohur ende këtë shkollë…

Doktori e di më mirë se kushdo tjetër se pa diagnostikim të saktë, nuk ka shërim. Partia Demokratike është e sëmurë rëndë,” shkruan Mustafaj.

Një tjetër problem i prekur nga Mustafaj është saktësia e listave të anëtarësisë. Ai i referohet një denoncimi nga Gjirokastra se këto lista po manipulohen.

“Si mund të shpresojmë që të na ndjekë shumica e shqiptarëve po qe se udhëheqësit tanë të rinj damkosen qysh në pagëzimin e tyre si hileqarë,” shkruan ai.

Më pas ai kritikon Astrit Patozin, që e quajti sharlatan Aleksandër Biberajn, pasi vendosi të garonte për kreun e PD.

“Të gjithë ne demokratëve na mundi Partia Socialiste. Patozin e mundi personalisht Koço. Ky realitet është i vështirë të tretet, por Astriti duhet ta tretë me dinjitet, ndryshe bëhet me ulçer,” shkruan Mustafaj.

Ai e mbyll duke theksuar se një garë pa barazi prodhon një lider me legjitimitet të kufizuar ose pa legjitimitet fare. “Edhe Flamuri e ka mësuar kaq gjë,” shkruan Mustafaj.

July 3, 2013 10:37
Komento

1 Koment

  1. zekthi July 3, 12:34

    Z.Mustafaj ! Me mire se kushdo saliun e njef ti dhe Biberaj qe e keni nga Tropoja.
    Kapelia sistine gjithmone ka nxjerr tym te bardhe kur zgjidhet Papa.
    Oxhaku i Saliut gjithmone ka nxjerre tym te zi dhe bloze, ne zgjedhjet e partise, qe nuk i ka bere kurre por i ka emeruar ashtu si eshte edhe vet i emeruar ne krye te saj.
    Saliut i ka dale tym i zi dhe gjak edhe ne zgjedhjet elektorale qe nga 1996-ta dhe si ka fituar kurre, por i ka marre me te shqyer,bllokuar dhe mos hapur kutite e votimit.
    Vertet mendon se ka shqiptar perfshij edhe ata te saliut te besojne se saliu do te ikij nga partia dhe do te behen zgjedhje brenda saj ?
    A i lexon deklaratat e z/drejtorit te policise te saliut per bashkim dhe permbysje te kryeministrit te sapo zgjedhur ende te pa mandatuar ?
    Valle do te dale nga zyra saliu apo do te mbledhe ” trimat” e “komitetit te maleve” te mbroje gardhin se mos ja shkelin ?
    Ato deklarata jane kercenim edhe per zgjedhjet ne partine e saliut , per juve z. Besnik prandaj merreni me me sportivitet kete pune . bashke me z. Biberaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*